• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

“Nuk dyshova kurrë te ti. Si lejove të huaj në dhomën time?”, çfarë i tha 71-vjeçarja franceze ish-burrit të saj në gjykatë

by A R
23/10/2024 16:58
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gisèle Pelicot, francezja që ndodhet në gjyq me ish-bashkëshortin e saj që e drogoi dhe lejoi burra të tjerë të abuzonin me të për 10 vjet, ka dhënë dëshminë e saj nga podiumi i gjykatës.

71-vjeçarja  i tha gjykatës së Avignon se do që gratë e përdhunuara ta dinë se “nuk është turpi ynë,  është i tyri”.

“Dua që të gjitha gratë që janë përdhunuar të thonë: Znj. Pelicot ia doli, edhe unë mundem. Nuk dua të kenë më turp”, tha ajo duke iu referuar faktit që ka kërkuar gjyq të hapur dhe shfaqjen e videove të përdhunimit.

Ajo shtoi se gjatë javëve të fundit kishte parë gra, nëna dhe motra të të pandehurve që hipnin në podium dhe thoshin se të akuzuarit ishin “burra të jashtëzakonshëm”.

“Njësoj si ai që kisha në shtëpi. Por një përdhunues nuk është thjesht dikush që takon në një parking të errët natën vonë. Ai mund të gjendet në familje gjithashtu, mes miqve”.

Pelicot u shpreh se është “tërësisht e shkatërruar” dhe duhet ta ringrejë veten. “Nuk e di nëse do të më mjaftojë jeta për ta kuptuar”.

Duke iu drejtuar ish-bashkëshortit si z. Pelicot, ajo tha: “Do të dëshiroja që të mund ta thërrisja ende Dominique. Ne jetuam bashkë për 50 vjet. Isha një grua e lumtur, e përmbushur. Ti ishe një  bashkëshort i dashur, i përkujdesur dhe nuk dyshova kurrë te ti. Ne kemi qarë e qeshur bashkë”, i tha ajo me zërin që i dridhej.

Dominique ka pranuar se ai njihte burra online që i lejonte të përdhunonin bashkëshorten e tij që ishte nën efektin e qetësuesve të fortë dhe pilulave të gjumit që ia jepte fshehurazi. E gjitha ndodhi në harkun kohor 2010-2020.

Gisèle tha se ndihej fatlume që e kishte në krah kur vuante nga probleme shëndetësore që më vonë rezultuan të lidhura me ilaçet që ai i jepte.

“Po përpiqem të kuptoj sesi ky burrë, që për mua ishte i përsosur, mund ta ketë bërë këtë. Si mund të më ketë tradhtuar në këtë pikë? Si mund të lejoje të huaj në dhomën time? Dua t’i them: unë jam përpjekur të të ngre gjithnjë më lart, drejt dritës. Ti zgjodhe thellësitë më të errëta të natyrës njerëzore.  Ti e bëre këtë zgjedhje”.

71-vjeçarja rrëfeu se Dominique gatuante shpesh për të dhe i jepte akullore pas darke e cila ishte metoda që ai përdorte për ta droguar: “I thosha ‘sa me fat jam, ti je një zemër, ti kujdesesh vërtet për mua’.”

Pelicot tha se nuk ndiente marramendje apo rrahje të shpeshta zemre dhe duhet t’i ketë humbur ndjenjat shpejt. Ajo zgjohej në shtratin e saj mëngjesin tjetër dhe ndihej e lodhur, por besonte se kjo ndodhte për shkak të shëtitjeve të gjata.

“Kisha probleme gjinekologjike dhe në disa mëngjese zgjohesha me ndjesinë sikur më kishin plasur ujërat. Shenjat ishin aty, poru në nuk dita kurrë t’i deshifroja”, tregoi ajo.

Pjesa më e madhe e të pandehurve që kanë përdhunuar Pelicot, thonë se s’mund të jenë fajtorë pasi nuk e dinin që ajo ishte pa ndjenja dhe ata “nuk ishin në dijeni” që po e përdhunonin.

Gjyqi është hapur që prej 2 shtatorit  Pavarësisht seancave dëgjimore ditore që janë të gjata, ka  mbërritur në gjysmën e tij dhe ka ende të pandehur që pritet të pyeten. Vendimi pritet të jepet në fund të dhjetorit.

/a.r

Next Post
VIDEO/ Kryemadhi provokon në gjyq, var nga mbrapa shallin me logon e PS para se të njihet me masën

VIDEO/ Kryemadhi provokon në gjyq, var nga mbrapa shallin me logon e PS para se të njihet me masën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

SPAK-u, gjykatat dhe keqkuptimi i madh mbi drejtësinë

Përse nuk na dhanë vendin e parë?

March 21, 2026
Trump takon sot Netanjahun në Shtëpinë e Bardhë, çfarë pritet nga bisedimet

LAJMI I FUNDIT/ SHBA pranë tërheqjes nga lufta? Trump: Po i afrohemi shumë përmbushjes së objektivave tona!

March 20, 2026
Britania i dha bazat e saj SHBA-ve, Trump sërish ka pretendime: Duhet të kishte vepruar më shpejt!

Britania i dha bazat e saj SHBA-ve, Trump sërish ka pretendime: Duhet të kishte vepruar më shpejt!

March 20, 2026

Industria ajrore po përballet me krizën më të madhe që nga pandemia

March 20, 2026
VIDEO / Akuzat ndaj Veliajt dhe prezumimi i pafajësisë, Ben Andoni: Shkarkimi përmes një procesi joligjor

Andoni: Negociatat me Iranin nuk janë sabotuar, por ato nuk kanë qenë të pastra

March 20, 2026
Balla pas vizitës në Berlin: Gjermania, mbështetëse kryesore e Shqipërisë drejt BE-së

Balla pas vizitës në Berlin: Gjermania, mbështetëse kryesore e Shqipërisë drejt BE-së

March 20, 2026
Diaspora do të ketë përfaqësim në strukturat qendrore të PS! Si do të funksionojë regjistri…

Diaspora do të ketë përfaqësim në strukturat qendrore të PS! Si do të funksionojë regjistri…

March 20, 2026
“Aleancë me Ramën”/ Fuga: Basha bën një retorikë opozitare, por jo kundër qeverisë

“Shumë i rrezikshëm”, Fuga për planin Rama-Vuçiç: Utopik, bie ndesh me parimet e BE

March 20, 2026
Po e ‘djeg’ pa dashje? Artan Fuga: Ina Zhupa do të jetë Meloni e Shqipërisë, hapini rrugë

“Jemi në çark”, akademiku Artan Fuga: Ja si ka ngecur procesi i integrimit

March 20, 2026
Eksperti i ekonomisë: Ja pse e paguajmë naftën më shtrenjtë se fqinjët

Eksperti i ekonomisë: Ja pse e paguajmë naftën më shtrenjtë se fqinjët

March 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In