• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, July 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Nuk duan ta besojnë që erdhi dita!

by Mero Baze
17/01/2024 19:42
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Ka dy muaj që del përditë e bën shpjegime publike rreth dosjes së Klubit Partizani, të cilin e privatizoi në favor të vajzës së vet. Del e shpjegon me hollësi sa metra katrorë kishte dhëndri, si i shtoi duka ua blerë kushërinjve, si ju rrit fitimi nga operacionet administrative, dhe pse u bë milioner i ligjshëm në fund të gjithë operacionit. Madje del e shpjegon se si Edi Rama ka bërë veprime të paligjshme në favor të vajzës së tij, për të cilën duhet dënuar, por jo ai vetë.

Mënyra si ai shpjegon, vëmendja që i kushton çdo akuze dhe mbi të gjitha dijenia që ai shfaq për çdo hap të asaj grabitje shtetërore të pronës, në të vërtetë dëshmon se ai është pronari real dhe përfituesi real i asaj zhvatje.

Nga ana tjetër kanë dy muaj që akuzojnë SPAK si organizatë kriminale pse ka kërkuar arrestin shtëpiak të tyre, pa i pyetur asnjëherë. Madje këtë kanë si pretendim kryesor dhe sfidë kryesore ndaj SPAK.

Por sot, kur SPAK u çoi fletëthirrjen në shtëpi, si Sali Berishës, ashtu dhe dhëndrit, befas avokatët kërkuan të shtyhet marrja në pyetje, se paskan që të dy halle familjare dhe nuk janë gati.

Pra këta që për dy muaj po ankohen pse nuk po merren në pyetje, dhe mbi të gjitha po dërdëllisin çdo ditë fakte kundër hetimit të tyre, sapo ju dha rasti t’i ballafaqojnë ato me Prokurorinë, kërkojnë shtyrje të takimit.

Dhe për të ruajtur nderin e tyre, shtyrjen e kërkojnë avokatët, se kanë halle të përbashkëta familjare.

Në të vërtetë, halle të përbashkëta familjare kanë të akuzuarit, Jamarbëri me Saliun, pasi ata janë dhe familjarë dhe të akuzuar për hajdutë, kurse dy avokatët duket qartë që e vetmja gjë e përbashkët që kanë, është se janë avokatë të Berishës.

Aq më tepër që kompetenca me të cilën Berisha ka shpjeguar publikisht dosjen, të lë idenë që ai njeri nuk ka nevojë për avokat se mbrohet vetë.

Në fund të fundit avokati në një seancë pyetjesh nuk ka ndonjë rol kryesor, por thjesht procedurial, se përgjigjet do t’i japë vet i akuzuari. Dhe të dy të akuzuarit nuk pushojnë së dhëni përgjigje nga maja e ballkonit, kur nuk i pyet njeri, por sapo i thërrasin në SPAK, frikësohen dhe sajojnë raporte mjekësore apo halle avokatësh.

Nuk besoj se kanë shpresuar vërtet që me revolucionin e rrugicës, ata do trembnin SPAK dhe nuk do t’i merrte kurrë në pyetje. Do të ishte po ashtu e guximshme të mendojnë se tani që ka hipur në kat të tetë, në majë të ballkonit, dhe u flet çdo pasdite 30 vetëve, SPAK nuk do guxonte të afrohej në rrugicë.

Kërkesa e tyre për shtyrje të datës së marrjes në pyetje, është thjesht makthi i marrjes në pyetje për herë të parë. Ata nuk duan ta besojnë që erdhi dita.

Nuk është se do të shpëtojnë nga marrja në pyetje, se një ditë do mbarojnë dhe hallet familjare të avokatëve, por të paktën të shpëtonin fytyrën nga dërdëllitjet dy mujore që presin të hetohen nga SPAK se po mbahen në arrest shtëpie pa u pyetur.

Por me sa duket kur vjen ai momenti që do pyeten vërtet ngaqë e dinë se çfarë kanë bërë, ju priten gjunjët, ju thahet pështyma dhe fillojnë e fshihen pas pantallonave të avokatëve.

Mbi të gjitha, Berisha e ka për herë të parë në jetë që merret në pyetje se çfarë ka bërë dhe hera e parë është gjithmonë e vështirë. Sidomos kur humbet virgjërinë e njeriut të ndershëm në moshën 80- vjeçare

Mirë do ishte ta kishin ruajtur burrërinë deri në fund. Por me sa duket burrëria është mall që shitet vetëm tek ballkoni ku gënjen sokakun. Por jo dhe SPAK-un.

Next Post
EMRI/ Prej disa muajsh ishte në reanimacion, ndërron jetë në spitalin e Durrësit i burgosuri

EMRI/ Prej disa muajsh ishte në reanimacion, ndërron jetë në spitalin e Durrësit i burgosuri

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Këta që kanë mbetur janë zogjtë e një klloçke plakë”, deputetja e PS: Protesta është e lidhur me Berishën

“Këta që kanë mbetur janë zogjtë e një klloçke plakë”, deputetja e PS: Protesta është e lidhur me Berishën

July 23, 2026
Sherr në plazhin e Shëngjinit, plagoset një person. Policia ndalon autorin e dyshuar

Sherr në plazhin e Shëngjinit, plagoset një person. Policia ndalon autorin e dyshuar

July 23, 2026
U largua nga drejtimi i koalicionit, Dashamir Shehi: Bëhet politikë edhe pa mua! Berisha konsumoi opozitën

“Çuna, ju duhet të merrni një flamur të…”, Shehi flet për protestën dhe investimet: Atje ku çojnë paratë këta…

July 23, 2026
Rrjeti “Epstein” rikthehet në Kongres, radha e Jes Staley për të dëshmuar

Rrjeti “Epstein” rikthehet në Kongres, radha e Jes Staley për të dëshmuar

July 23, 2026
Paralajmërimi i Iranit, Britania e Madhe: Forcat tona në gatishmëri të plotë 24/7

Paralajmërimi i Iranit, Britania e Madhe: Forcat tona në gatishmëri të plotë 24/7

July 23, 2026
Pas Agron Shehajt, edhe Redi Muçi në listën e pritjes: Dua të bëhem Kryeministër!

Pas Agron Shehajt, edhe Redi Muçi në listën e pritjes: Dua të bëhem Kryeministër!

July 23, 2026
Nga Tirana në “Camp Nou”, Olsi Rama zbulon rolin në transferimin e Adeyemit te Barcelona

Nga Tirana në “Camp Nou”, Olsi Rama zbulon rolin në transferimin e Adeyemit te Barcelona

July 23, 2026
“ChatGPT më çoi në prag të vdekjes”, 55-vjeçari padit OpenAI për këshillat mjekësore

“ChatGPT më çoi në prag të vdekjes”, 55-vjeçari padit OpenAI për këshillat mjekësore

July 23, 2026
“Media e kapur?”, Rama i përgjigjet akuzave: Përqindja e zërit të opozitës arrin 68.2%

Mbledhja e grupit të PS dhe Qeverisë, Rama “zbulon” fjalimin: Do ndaj reflektimin tim mbi bulevardin e flamingove

July 23, 2026
Nga Arkiva në kandidat për deputet, Bido zbulon dy qarqet e vetme që do të zgjidhte për të garuar

“Para Kuvendit janë njerëzit e partive të vogla”, Bido: Në protestë, grupime të Iranit dhe…

July 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In