Ka përfunduar mbledhja e Asamblesë së Partisë Socialiste e zhvilluar këtë të hënë në Vlorë. Pas mbledhjes, kryeministri Edi Rama u pa duke u takuar dhe përqafuar me shumë eksponentë të kësaj force politike.
Këtu ai pati një moment të veçantë edhe me një qytetar i cili i shkoi nga pas me një kërkesë: “Më falni zoti kryeministër, dua vetëm të të takoj, asgjë tjetër!”
Pas përfundimit të Asamblesë, mësohet se Rama do të qëndrojë në Vlorë për të vijuar takimet e tij me përfaqësues të operatorëve turistikë dhe biznese të tjera në qytetin bregdetar.
Më herët, Rama inspektoi punimet e projektit “Lungomare 4” pranë Plazhit të Vjetër.











