• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, September 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Nuk dorëzohet Ilir Meta, i shkruan SPAK-ut: Hetoni urgjent daljen e të dhënave të qytetarëve

by A R
12/04/2021 14:53
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ilir Meta ka kërkuar sot nga SPAK dhe institucionet e drejtësisë të hetojnë për atë që ai dhe opozita e quajnë vjedhje e të dhënave të qytetarëve.

Kreu i shtetit thekson se përdorimi i këtyre të dhënave persoale në fushatë ëshë një nga ngjarjet më të rënda që kanë ndodhur gjatë fushatës.

Letra e Metës

“Nisur nga të dhënat e denoncuara publikisht ditën e djeshme nga ish-deputeti Enkelejd Alibeaj dhe atyre të bëra publike në median sociale , ka rezultuar se strukturat politike të Partisë Socialiste, mbajnë, administrojnë, përdorin dhe përpunojnë një bazë të dhënash në format elektronik, me tregues sensitive individuale dhe konfidenciale të shtetasve me të drejtë vote në Republikën e Shqipërisë. Sipas asaj që është bërë publike, rezulton se ky model formati, që administrohet dhe përpunohet nga Partia Socialiste, ka të dhëna të njëjta me ato që administrohen nga AKSHI, përmes portalit e-Albania.

Përdorimi i të dhënave personale që administrohen nga një Regjistër Publik shtetëror, si ai i AKSH-it, është nga ngjarjet më të rënda që kanë ndodhur përgjatë kësaj fushate zgjedhore. Përdorimi i bazave të të dhënave shtetërore, nga një subjekt politik si Partia Socialiste, e cila është dhe forcë qeverisëse, për qëllime shantazhi, intimidimi, ndërveprimi me zgjedhësit, për të siguruar votën dhe mbështetjen e tyre, si dhe grumbullimi e përpunimi i këtyre të dhënave në mënyrë të paligjshme, përbën jo vetëm veprimtari të ndaluar nga neni 91 i Kodit Zgjedhor, por përmban elementë të disa veprave penale të parashikuara nga Kodi Penal, duke filluar nga shpërdorimi i detyrës (neni 248, i Kodit Penal) konsumuar nga funksionarët që kanë për detyrë të administrojnë dhe mbrojnë këto të dhëna, deri të “Përdorim i funksionit publik për veprimtari politike ose zgjedhore”, parashikuar nga neni 328/a, i Kodit Penal.

Të dhënat personale të çdo shtetasi, që këta të fundit i depozitojnë në institucionet publike dhe që administrohen në bazat e të dhënave shtetërore, janë personale, mbrohen me ligj, dhe kanë për qëllim përdorimin e tyre vetëm për interesin e shtetasve dhe të shtetit.

Çdo përdorim i këtyre të dhënave, qoftë dhe për të furnizuar baza të tjera të dhënash që krijohen nga një parti politike për qëllime të saj, është një cenim skandaloz i të dhënave personale të qytetarëve të Republikës së Shqipërisë, që veç të tjerave krijon terren për keqpëdorimin e tyre.

Presidenti i Republikës, i shqetësuar nga ky skandal i denocuar tashmë publikisht, i kërkon SPAK-ut, të nisë menjëherë hetimet, duke marrë pa vonesë masat e nevojshme për të administruar dhe sekuestruar jo vetëm provat që faktojnë këtë veprimtari të paligjshme, por edhe për të ruajtur dhe ndaluar abuzimin që kryhet me të dhënat personale të shtetasve, nga Partia Socialiste në këtë proces zgjedhor.

Të dhënat e publikuara, jo vetëm që evidentojnë një veprimtari të paligjshme, të konsumtuar në formë të organizuar, por nga ana tjetër, cenojnë rëndë integritetin dhe besimin e publikut në paanshmërinë e organeve kryesore të shtetit si SPAK, SHISH, etj. Kjo është një arsye më shumë, për nevojën urgjente që paraqet hetimi i këtij rasti.

Presidenti vlersëson se, në një situatë të tillë, nuk mjafton vetëm nisja e hetimeve për rastin konkret, por SPAK duhet që me veprime konkrete proaktive, të parandalojë dhe hetojë çdo lloj veprimtarie që cenon të drejtën për zgjedhje të lira e të ndershme, mbi të gjitha për të rikthyer edhe besimin e qytetarëve tek funksionimi i drejtësisë, pavarësia e saj, dhe ndëshkimi i shkelësve të përsëritur të ligjit.”

/a.r

Next Post
Basha “frymëzon” gratë e Qesarakës: Do t’jua bëj rrogat 400 euro!

Basha "frymëzon" gratë e Qesarakës: Do t'jua bëj rrogat 400 euro!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

E rëndë në Kosovë, burri qëllon me thikë gruan dhe vajzën e mitur

Shpërthim me lëndë plasëse në derën e një lokali në Durrës, detajet e para

September 30, 2026
Detaje të reja nga vdekja e futbollistit shqiptar në Greqi. Çfarë thonë hetimet?

Detaje të reja nga vdekja e futbollistit shqiptar në Greqi. Çfarë thonë hetimet?

September 30, 2026
Bylisi drejt një etape të re, 6.25 milionë euro për zhvillimin e Parkut Arkeologjik

Bylisi drejt një etape të re, 6.25 milionë euro për zhvillimin e Parkut Arkeologjik

September 30, 2026
Revista amerikane: Shqipëria mes 10 destinacioneve më të mira në botë për t’u vizituar

Revista amerikane: Shqipëria mes 10 destinacioneve më të mira në botë për t’u vizituar

September 30, 2026
Goditet call center-i mashtrues në Tiranë, 4 në pranga! Pronari shpallet në kërkim

Goditet call center-i mashtrues në Tiranë, 4 në pranga! Pronari shpallet në kërkim

September 30, 2026
Rritet kreditimi në lekë/ Banka e Shqipërisë: Vjen si pasojë e uljes së normës bazë të interesit

Kredia për biznesin frenoi në gusht, por financimi i individëve e “shpejtoi hapin”

September 30, 2026
Horoskopi javor sipas Paolo Fox për datat 18 deri me 24 Prill 2022

Horoskopi i Paolo Fox për sot, e mërkurë 30 shtator 2026: Bricjapi kupton se kush janë njerëzit që i qëndrojnë vërtet pranë

September 30, 2026
Ishte zhdukur prej 30 gushtit, studenti shqiptar në Itali gjendet i pajetë

Ishte zhdukur prej 30 gushtit, studenti shqiptar në Itali gjendet i pajetë

September 30, 2026
Rriten tensionet? Bullgaria thërret të ngarkuarin me punë të RMV-së lidhur me refuzimin e hyrjes në vend të një deputeti

Rriten tensionet? Bullgaria thërret të ngarkuarin me punë të RMV-së lidhur me refuzimin e hyrjes në vend të një deputeti

September 30, 2026
Koreja e Jugut kërkon ndalimin e fortifikimeve kufitare nga Veriu pas plagosjes së ushtarëve nga minat -

Koreja e Jugut kërkon ndalimin e fortifikimeve kufitare nga Veriu pas plagosjes së ushtarëve nga minat –

September 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com