• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, August 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

“Nuk donim të vrisnim njeri, jemi hallexhinj”, çfarë thanë grabitësit që vranë 54-vjeçarin

by A R
06/03/2018 09:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Grabitjen e kreva për të larë borxhet, por nuk e kishim menduar se gjërat do të shkonin kështu. I kërkoj falje familjes së viktimës”.

Këto janë fjalë që tha para Gjykatës 43-vjeçari nga Vlora, Lulzim Demiraj, i arrestuar për grabitjen e përgjakshme në Fier, bashkë me Zini Fyraj dhe Dashmir Gergalin.

Në bazë të hetimeve, Demiraj konsiderohet si autori që ka shkrepur armën në drejtim të Agur Vrenozit, i cili ndërhyri për parandalimin e grabitjes së pikës “Exchange”, të Gëzimi Hoxhës. Pak orë pas ngjarjes, 54-vjeçari Vrenozi ndërroi jetë në spitalin e Fierit.

Tre të dyshuarit dolën dje para Gjykatës së Shkallës së Parë në Fier, ndërsa ndaj tyre rëndon akuza “vjedhje me pasojë vdekjen”.

Rreth orës 09:30, të tre grabitësit janë shoqëruar nga uniformat blu për në Gjykatë, ndërsa masa e sigurisë për ta është bërë me dyer të mbyllura.

Të pranishëm në ambientet e Gjykatës nuk janë vërejtur asnjë prej të afërmve apo familjarëve të të tre të arrestuarve. Ishte prokurori, Adi Pogaçe, i cili kërkoi vlerësimin e arrestit dhe masën burg pa afat për tre të akuzuarit.

Gjyqi u zhvillua me dyer të mbyllura, por nga burimet mësohet se, të tre grabitësit kanë shprehur pendesë para trupit gjykues, duke kërkuar falje për atë që ka ndodhur.

“Nuk kishim si qëllim të vrisnim njeri, as t’i plagosnim. Ne donim paratë për shkak se varfëria jonë na ka mbytur. Unë kisha borxhe që doja t’i shlyeja, prandaj u detyrova.

I kërkoj falje gjithë popullit shqiptar, drejtësisë dhe familjes së viktimës”, mësohet të ketë thënë Lulëzim Demiraj, i cili akuzohet për vrasjen e 54- vjeçarit.

Po ashtu, edhe Fyraj dhe Gergali kanë thënë se janë penduar që organizuan grabitjen, e cila përfundoi me një viktimë. Sipas tyre, asgjë nuk ishte menduar ashtu siç ndodhi.

“Ne nuk duhej të vinim atje, por asgjë nuk ndodhi siç e kishim menduar. Kishim menduar të merrnim lekët pa sherr, pa zhurmë, por ata nisën të bërtisnin dhe na iku çdo gjë nga kontrolli”, u shpreh Fyraj.

Pasi ka dëgjuar palët, gjyqtarja Matilda Shollo vendosi t’i lërë në burg të tre autorët e dyshuar të grabitjes dhe vrasjes së 54- vjeçari Vrenozi.

Ndërkohë, gjatë paraqitjes së akuzave, nga prokurori i çështjes u bë e ditur se, në momentin që Zini Fyraj dhe Lulzim Demiraj kishin hyrë në pikën e këmbimit valutor dhe po detyronin të zotin Gëzim Hoxha që t’u dorëzonte paratë nën kërcënimin e kallashnikovit, Agur Vrenozi ka ndërhyrë për parandalimin e grabitjes.

Por, ky veprim bëri që Demiraj ta qëllonte me një plumb në kokë, gjë e cila i mori dhe jetën.

Pamjet nga kamerat, autor i vrasjes Lulëzim Demiraj

Sipas të dhënave të Policisë, pas verifikimit të pamjeve nga kamerat e sigurisë, rezulton se autori i vrasjes është Lulëzim Demiraj, 42 vjeç, banues në Vajzë, Vlorë.

Ai u arrestua bashkë me dy persona të tjerë vetëm disa minuta pas një aksioni të organizuar nga Policia.

Në njoftimin e dhënë, Policia bëri të ditur ditën e ngjarjes se autorët e grabitjes së përgjakshme janë Zini Fyraj, 37 vjeç, banues në Sevaster, Vlorë; Lulëzim Demiraj, 42 vjeç, banues në Vajzë, Vlorë dhe Dashamir Gergali, 41 vjeç, banues në Zhupan, Fier.

Ky i fundit ka qenë personi që ishte në drejtimin e automjetit tip “Benz”, që dërgoi dhe largoi nga vendi i ngjarjes dy autorët.

Gjithashtu, nga grupi hetimor mësohet se ky person dyshohet se ka luajtur rolin e informatorit për dy grabitësit nga Vlora. Sipas burimeve të Policisë, shuma e grabitur nga autorët ishte 6400 euro dhe 955 mijë lekë të vjetra./Panorama

Next Post
Shiste diploma false, arrestohet pronari i ish-universitetit “Kristal” Ahmet Muça

Shiste diploma false, arrestohet pronari i ish-universitetit "Kristal" Ahmet Muça

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kërkohet vazhdimi i seancës në Kuvend, PDK sërish me aksion në Kryeministri: Kurti, uzurpator

Kërkohet vazhdimi i seancës në Kuvend, PDK sërish me aksion në Kryeministri: Kurti, uzurpator

August 17, 2026
Vendimi i KLGJ për ndihmësit ligjorë, Lamallari: Hap pozitiv për uljen e stokut të dosjeve

Lamallari thërret drejtuesit vendorë të Policisë në takim urgjent! Çfarë pritet?

August 17, 2026
Tifozi i Berishës shfaqet si avokat i Pëllumb Gjokës dhe sulmon Bardhin: SPAK të hetojë për publikim të sekretit hetimor

Revolucioni shqiptar kërkon pronarin!

August 17, 2026
Sinjal për Kim Jong Un? Trump ‘frenon’ stërvitjet ushtarake në Korenë e Jugut

Sinjal për Kim Jong Un? Trump ‘frenon’ stërvitjet ushtarake në Korenë e Jugut

August 17, 2026
Afatet | Hapen aplikimet për 300 vende të reja në Policinë e Shtetit

Afatet | Hapen aplikimet për 300 vende të reja në Policinë e Shtetit

August 17, 2026
Vazhdojnë të jenë aktive 23 vatra zjarri! Nga ‘Syri i Kaltër’ deri në Bulqizë, ja zonat më problematike

Zjarr i përmasave të mëdha në Vlorë, flakët përhapen me shpejtësi nga era e fortë

August 17, 2026
EKSKLUZIVE / Sondazhi: Çfarë rezultatesh zgjedhore do të kishim nëse do të votohej së afërmi?

Kur pacienti nuk i pëlqen rezultatet e radiografisë…

August 17, 2026
Qiratë ditore: Vlora dhe Durrësi ‘sfidojnë’ Tiranën për fitimet

Qiratë ditore: Vlora dhe Durrësi ‘sfidojnë’ Tiranën për fitimet

August 17, 2026
E trishtë! Ndahet nga jeta në moshën 36-vjeçare aktorja e serialit “Heroes”, Hayden Panettiere

E trishtë! Ndahet nga jeta në moshën 36-vjeçare aktorja e serialit “Heroes”, Hayden Panettiere

August 17, 2026
Moti për sot me kthjellime, reshje të pakta në këto zona

Moti për sot me kthjellime, reshje të pakta në këto zona

August 17, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com