• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, April 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Nuk do themi më se na vodhën…”/ Paloka: Do ta rrëzojmë Ramën, nuk ka rrugë tjetër veç përballjes me forcë

by Java News
03/08/2023 15:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Ne o përballemi ose hapim krahun, kjo është përgjegjësia!” Kështu u shpreh deputeti Edi Paloka në studion e “Debatit” në A2CNN, ku u pyet nëse Rithemelimi do të marre përgjegjësi për humbjen në zgjedhjet e 14 Majit.

Ai u shpreh se ky procesi i njohjes së përgjegjësive ka nisur, me mbledhjen e Kryesisë nga Sali Berisha dhe që do të vijojë me Këshillin Kombëtar, që do të njihet me raportin e grupit të punës për zgjedhjet.

“Jemi vetëm në fillimin e këtij procesi që do të përfshijë të gjithë PD, ku do të ndajmë edhe përgjegjësitë. Ne padyshim duhet që defektet që kemi brenda vetes ti përmirësojmë.

Nëqoftë se nuk marrim përsipër përgjegjësi, duke marrë përsipër të rrëzojmë këtë qeveri. Nëse nuk e marrim dot përsipër iu kam thënë edhe të tjerëve, iki që nesër unë dhe bëhem ushtar i tij nëse më thotë se di formulën si ta rrëzojë këtë qeveri”, tha ai.

Paloka u shpreh se ka ardhur koha që deputetët e Rithemelimit të tregojnë se janë të bindur se dinë si të rrëzojnë Edi Ramën dhe për të zgjidhja e vetme është përballja me forcë me regjimin.

“Përgjegjësia jonë përballë shqiptarëve është se duke njohur këtë realitet, jemi të bindur se me Edi Ramën kryeministër në Shqipëri nuk do të ketë kurrë zgjedhje. Por kjo nuk duhet të jetë një skuzë për ne, një justifikim, të hyjmë në zgjedhje e të themi se na i vodhën, kjo nuk duhet të vazhdojë më.

Ne ose përballemi me një qeveri që është kjo që është, që vjedh, që përdor gjithë mjetet që ka në dorë, paratë e pista, narkotrafikantët gjithçka për të marrë zgjedhjet, ne duhet të ndajmë mendjen. A do të përballemi ne me këtë realitet, me këtë qeveri. Si fillim duhet të themi po ne s’kemi rrugë tjetër.

Duhet të përballemi me këtë qeveri dhe për mua përveçse përballjes me forcë me këtë qeveri nuk kemi zgjidhje tjetër. Nuk kemi tentuar ndonjëherë me forcë, me atë lloj force që them unë. Regjimet nuk rrëzohen as me protesta paqësore, as me djegie mandatesh, se ajo qe gafa më e madhe që bëmë.

Rama përfitoi bleu ata deputetë pasues që ishin aty dhe ndryshoi Kushtetutën duke bërë thuajse të pamundur që një  opozitë dhe ligjërisht të garojë në zgjedhje. Regjimi nuk rrëzohet me vota se nuk të lë të bësh zgjedhje. Me protesta të fuqishme tha Berisha dhe jam dakord”, tha Paloka.

Paloka komentoi edhe zgjedhjet në PD-në zyrtare, ku Lulzim Basha u rikthye si kryetar pas fitores me mbi 14 mijë vota përballë Gjergji Hanit.

“Është serioz për dëmet që po i bën Partisë Demokratike dhe shqiptarëve në përgjithësi. Bile unë te një reagim që pata në fillim e quajta dhe kriminale. Praktikisht Basha sot për demokratët është një armik i tyre, pasi është me mision në shërbim të Edi Ramës.

Rama sot e do Bashën për vitin 2025, që siç ia shiti apo fali numëruesit e PD më 14 Maj kështu do jetë edhe në 2025. Dhe së dyti ata 5 kokrra deputetë që i kanë ngelu Bashës i do në Parlament për të kaluar ndonjë ligj me shumicë të cilësuar”, nënvizoi ai./m.j

Next Post
I grabitën sende me vlerë në shtëpi, zbulohet shifra marramendëse që i vodhën Morena Tarakut hajdutët

I grabitën sende me vlerë në shtëpi, zbulohet shifra marramendëse që i vodhën Morena Tarakut hajdutët

Comments 1

  1. Leka says:
    3 years ago

    Dhe i vetem Palik mund ta rrezish Ramen me force .Dil i pari dhe jo llafe .O zot na ruj

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

SHBA dhe Irani arrijnë armëpushimin dyjavor, kusht hapja e Ngushticës së Hormuzit

SHBA dhe Irani arrijnë armëpushimin dyjavor, kusht hapja e Ngushticës së Hormuzit

April 8, 2026
Priten lajme të mira? Trump konfirmon “negociatat e nxehta”, Pakistani propozon armëpushim dyjavor për të shmangur luftën me Iranin

Priten lajme të mira? Trump konfirmon “negociatat e nxehta”, Pakistani propozon armëpushim dyjavor për të shmangur luftën me Iranin

April 7, 2026
Vangjeli për shkarkimin e Veliajt: Në Strasburg do shohim një vendim që do na bëjë të skuqemi të gjithë

Vangjeli: Politika shqiptare në krizë, mungojnë kapaciteti dhe vullneti për zgjidhje

April 7, 2026
Lufta mund t’i kthehet në bumerang Trumpit, republikanët paralajmërojnë distancim

Lufta mund t’i kthehet në bumerang Trumpit, republikanët paralajmërojnë distancim

April 7, 2026
Erdoğan flet me kryeministrin spanjoll, nuk pranon shkatërrimin e Iranit

Erdoğan flet me kryeministrin spanjoll, nuk pranon shkatërrimin e Iranit

April 7, 2026
Kompensimi, në vitin 2025 mbi 37 milionë euro për pronat me ndërtime informale

Kompensimi, në vitin 2025 mbi 37 milionë euro për pronat me ndërtime informale

April 7, 2026
Nazarko: Qëndrimin amerikan për 11 majin e lexojmë qartë te Kushner dhe Grenell

“Duhet të paguajmë borxhin”, Nazarko: Trump është marrë me shqiptarët

April 7, 2026
“Kandidimi i Berishës i paligjshëm”, Spahiu: Salianji duhet t’i kërkojë gjykatës pezullimin e zgjedhjeve në PD

Spahiu: Shqipëria s’do pranohet në BE nëse nacionalistët marrin pushtetin në Francë dhe Gjermani

April 7, 2026
Tri mesazhet e qarta dhe shpresëdhënëse të zgjedhjeve lokale

Denoncimi i berishizmit është parakusht për denoncimin e pushtetit

April 7, 2026
Çfarë do të ndodhë sot pas orës 02:00 në Iran? Mediat botërore japin tre skenarë

Çfarë do të ndodhë sot pas orës 02:00 në Iran? Mediat botërore japin tre skenarë

April 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In