• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, September 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Nuk do të ketë shtim taksash”, Basha: Do të ngrihet një institucion që ta ndalojë qeverinë e ardhshme të jetë arrogante

by
13/04/2021 12:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gjatë takimit me profesionistët e lirë në Njësinë 7, në Tiranë, kryedemokrati Lulzim Basha foli dhe për paketën e fiskalizimit, që sipas tij, është pjesë e planit të PD.

Mes të tjerash, Basha u shpreh se paketa fiskale, që do të miratohet nga qeveria e ardhshme, e cila ka në thelb të saj taksën 9%, uljen e kontributeve shoqërore në 18% dhe heqjen e taksës Rama mbi karburantin, do të jetë më konkurruesja në rajon.

“Pankarta jonë fiskale është publikuar. Ajo parashikon që Shqipëria të jetë konkurruese me vendet e tjera të rajonit dhe jo të jetë me taksat më të larta dhe çmimet më të larta. Një vend që ka taksat dhe çmimet më të larta në rajon nuk i thith dot investimet e huaja. Për të mos folur pastaj si i shpenzon këto taksa ku prioriteti me ne do të jetë trajnimi I rinisë dhe thithja e investimeve të huaja përmes transferimit të teknologjisë se përndryshe na ndodh kjo që sot është realitet në çdo familje shqiptare. Na ikën rinia në kërkim të një vendi pune, futen në borxh për të shkuar emigrant. Pra, paketa jonë fiskale është realisht më konkurruesja në rajon, me taksën e sheshtë 9%, me kontributet për sigurimet shoqërore 18%, me heqjen e taksës Rama mbi karburantin 24 lekë për litër dhe me masat e tjera fiskale ne e bëjmë Shqipërinë ambientin me taksat më të ulëta, ose në rastin e disa vendeve fqinjë me taksa të barabarta me vendet rreth nesh.

Angazhimi i qeverisë dhe angazhimi im personal është që kjo paketë taksash nuk do të ndryshojë, nuk do të ketë pra ndryshim, shtim të taksave. Sigurisht nëse hapësira ekziston për ulje të taksave do të veprohet në këtë drejtim. Sikundër do të ngrihet një institucion, një bord i pavarur nga qeveria, i kontrollueshëm nga parlamenti, detyra e të cilit do të jetë pikërisht që qeveria nesër e tutje të mos të jetë në gjendje të marrë masa arbitrare, të jetë arrogante dhe të bëjë gjëra të papritura në kurriz të sipërmarrjes, në kurriz të ekonomisë dhe në kurriz të xhepave të shqiptarëve”, tha Basha./ b.h

 

 

Next Post
“Ata që premtojnë fushë me lule, na çojnë në greminë”, Rama: Në mandatin e tretë eksportet bujqësore do të shkojnë në 1 miliardë euro

"Ata që premtojnë fushë me lule, na çojnë në greminë", Rama: Në mandatin e tretë eksportet bujqësore do të shkojnë në 1 miliardë euro

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Manovra të rrezikshme me gomone në Vlorë, drejtuesi në gjendje të dehur gjobitet me 50 mijë lekë

Manovra të rrezikshme me gomone në Vlorë, drejtuesi në gjendje të dehur gjobitet me 50 mijë lekë

September 3, 2026
Detajet nga atentati në Mirditë, Viktor Bardhi u qëllua me më shumë se 8 plumba, makina e autorëve u gjet në Rubik

Detajet nga atentati në Mirditë, Viktor Bardhi u qëllua me më shumë se 8 plumba, makina e autorëve u gjet në Rubik

September 3, 2026
Plani sekret amerikan, Hegseth zgjat vendosjen e trupave në Lindjen e Mesme

Plani sekret amerikan, Hegseth zgjat vendosjen e trupave në Lindjen e Mesme

September 3, 2026
Norvegjia sekuestron një anije ruse për të siguruar dëmshpërblimin prej 4.22 miliardë dollarësh

Norvegjia sekuestron një anije ruse për të siguruar dëmshpërblimin prej 4.22 miliardë dollarësh

September 3, 2026
EMRI/ Goditi me grushte policin gjatë detyrës, arrestohet i riu

EMRI/ Goditi me grushte policin gjatë detyrës, arrestohet i riu

September 3, 2026
Dorëheqja e Evis Salës, Klodiana Spahiu emërohet ministre e Shëndetësisë

Dorëheqja e Evis Salës, Klodiana Spahiu emërohet ministre e Shëndetësisë

September 3, 2026
27 ditë në mëshirë të Atlantikut: 5 viktima dhe 44 të mbijetuar në varkën e emigrantëve

27 ditë në mëshirë të Atlantikut: 5 viktima dhe 44 të mbijetuar në varkën e emigrantëve

September 3, 2026
“Kosova mbahet peng nga Kurti”, ​PDK dhe AAK në protestë para qeverisë

“Kosova mbahet peng nga Kurti”, ​PDK dhe AAK në protestë para qeverisë

September 3, 2026
Ndryshimi i ri i Partisë Socialiste

‘Do ju shoh në sy e ta votoni…’, Rama paralajmëron ‘të vetët’: Kush fut njerëz në punë, do ndiqet penalisht

September 3, 2026
Platforma ndërkombëtare: Plazhe të paprekura dhe ujëra bruz, Shqipëria mes destinacioneve që duhen vizituar tani

Platforma ndërkombëtare: Plazhe të paprekura dhe ujëra bruz, Shqipëria mes destinacioneve që duhen vizituar tani

September 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com