Për herë të parë, që nga shpallja e pavarësisë nuk është planifikuar seancë solemne në shënim të 8 vjetorit. Asnjëra palë, pozitë dhe opozitë, nuk kanë informacion nëse do të mblidhet kryesia për këtë çështje. Sipas shoqërisë civile, kjo situatë është tregues i qartë i krizës politike. Në axhendën e aktiviteteve për shënimin e kësaj dite, e harmonizuar me të gjitha institucionet, përfshirë edhe Kuvendin e Kosovës, nuk është parashikuar një gjë e tillë. Një gjë e ka ndodhur edhe në vitin 2011, por kjo për arsye se legjislatura e katërt ishte konstituuar më 21 shkurt.