• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, July 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Nuk do të gëzoni asnjë metër pa leje”, Rama: Gjyqtarët që i kanë ditët e numëruara po dënojnë fshatarët për një kotec

by A R
27/09/2022 13:01
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri Edi Rama u shpreh sot i prerë kundër ndërtimeve pa leje në Tiranë dhe zonat bregdetare duke thënë se askush nuk do gëzojë asnjë metër që ka ndërtuar pa leje.

Ai u shpreh se nisma e qeverisë nuk do të ndalet ndërsa shtoi se do të shtrëngohet akoma më shumë politika për të luftuar këtë fenomen. Rama tha se llumi i drejtësisë në prokurori dhe polici e mbyllin çështjen fare lehtë kur vjen puna te ndërtuesit e mëdhenj dhe dënojnë ata që ndërtojnë një gardh apo kotec pa leje në fshatra.

“Nuk do të japim më leje për fshatrat turistikë që nuk do të kenë komponentin për argëtimin e fëmijëve. Edhe në lejet për hotelet kërkohet ambient i posaçëm për fëmijët. Do të ngremë një strukturë që sezoni turistik të jetë i mbushur me aktivitete, guida. Sfida jonë është që fjalën sezon turistik ta heqim fjalori. Shqipëria duhet të jetë turistike në 365 ditë të vitit.

Ne do të heqim fjalën sezoni turistik që avionët dhe rrugët të kenë flukse turistësh me pak më shumë apo pak më pak. Kjo do të kërkojë konceptim të ri të vijës bregdetare për periudhën e dimrit. E dinë shumë mirë të gjithë sipërmarrësit që kanë nevojë për punonjës. Por e dinë shumë mirë që pagën e kanë të lartë, të mundur në sezon por jo gjatë gjithë vitit kur nuk kanë punë. Sfida është të krijojmë më shumë punë, të krijojmë përtej asaj që vjen nga dielli dhe deti.

Në mbyllje dua të nënvizoj se akoma kemi probleme me ndërtimet. Kemi më pak ndërtime pa leje por kemi akoma. Kemi shumë ndërtime me leje por që nuk e respektojnë në aspektin e arkitekturës dhe cilësisë. Pa i përmbushur këto të dyja dhe pa rritur cilësinë e ndërtimeve të destinuara për turizëm lëmë mangët një komponent të rëndësishëm. Do e shtrëngojmë akoma më shumë politikën kundër ndërtimeve pa leje. Ajo që kemi nisur nuk do të ndalet. Askush nuk do e gëzojë dot një metër katror tepër jashtë lejes. Ndërkohë që dua të sqaroj për aspekte penale të çështjes ato janë punët e tyre me drejtësinë.

Qeveria nuk amniston askënd. Kemi nxjerrë një mësim të rëndësishëm. Jemi ndjerë të turpëruar për llumin në sistemin e drejtësisë. Llumi në drejtësi bashkë me llumin në policinë e shtetit e ka të lehtë të çojë me ndihmën e prokurorëve të zellshëm që kur vjen puna te ndërtuesit e mëdhenj e mbyllin me para çështjen dhe ata që bëjnë një gardh në fshat dhe raste flagrante janë bërë dhe publike. Një kotec, një mur mbajtës, një avlli, dritaret e famshme të Bojken Lakos që me të marrë dhe më të nxjerrë edhe bojën botërisht. Dhe e kanë të pamundur të veprojnë ndaj kateve pa leje në mes të Tiranës. Kur ne e kemi nisur këtë betejë nuk ka pasur pallat në Tiranë që nuk kanë pasur kat pa leje”, deklaroi Rama.

/a.r

Next Post
Pse kush shkel ligjin, gjithmonë quhet “demokrat”…

PD, si partia e Leninit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Besa e thyer si kokërr vezë për Milot-Balldren”, Gjekmarkaj: Investim i premtuar mbi 13 herë nga Rama

“Besa e thyer si kokërr vezë për Milot-Balldren”, Gjekmarkaj: Investim i premtuar mbi 13 herë nga Rama

July 26, 2026
“Grupi i vlonjatëve ia hoqi thonjtë me pinca”, detaje nga pengmarrja e Nertil Buzit në Londër dhe pse prokuroria u tërhoq nga akuzat

“Grupi i vlonjatëve ia hoqi thonjtë me pinca”, detaje nga pengmarrja e Nertil Buzit në Londër dhe pse prokuroria u tërhoq nga akuzat

July 26, 2026
Kurti i përgjigjet Vuçiçit pas mesazhit për ushtrinë serbe: Kosova më e sigurt se kurrë

Kurti i përgjigjet Vuçiçit pas mesazhit për ushtrinë serbe: Kosova më e sigurt se kurrë

July 26, 2026
“Besa s’ka lidhje me sorrat dhe korbat”, Rama: Të vijnë për dorëheqje poshtë penxheres sime deri në 2029-ën!

“Besa s’ka lidhje me sorrat dhe korbat”, Rama: Të vijnë për dorëheqje poshtë penxheres sime deri në 2029-ën!

July 26, 2026
“Thellësisht i tronditur”, Rama reagon për sulmin në Berlin: Shqipëria qëndron pranë Gjermanisë

“Thellësisht i tronditur”, Rama reagon për sulmin në Berlin: Shqipëria qëndron pranë Gjermanisë

July 26, 2026
Një i vdekur dhe 16 të plagosur në Marshimin e Krenarisë në Berlin, reagon Merz: Sulm ndaj shoqërisë sonë

Një i vdekur dhe 16 të plagosur në Marshimin e Krenarisë në Berlin, reagon Merz: Sulm ndaj shoqërisë sonë

July 26, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e premte 3 korrik 2026

Horoskopi ditor për nesër, e hënë 27 korrik 2026

July 26, 2026
Furnizoi makinën me karburant dhe pagoi me euro false, arrestohet 24 vjeçari në Rrogozhinë

Furnizoi makinën me karburant dhe pagoi me euro false, arrestohet 24 vjeçari në Rrogozhinë

July 26, 2026
Mes Diellës dhe Skënderbeut: politika virtuale dhe Shqipëria reale

Bulevardi i flamingove dhe qeveria e empatisë

July 26, 2026
Olsi Dado refuzon takimet e Veliajt me të afërmit e miqtë edhe në burg

Prokurori pa Magjistraturë, Veliaj dhe ironia e një beteje ligjore

July 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In