• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, January 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Nuk do lësh ngjalë pa gëlltitur vetëm që të rrish në pushtet”

by Aalison Pearse Stevens
06/10/2016 16:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Astrit Patozi ka folur nga aula e parlamentit, duke akuzuar Kryeministrin Rama se reforma në drejtësi është e fundit nga proceset e rëndësishme në vend, që i intereson kreut të qeverisë. Kjo sipas Patozit për faktin e thjeshtë se qeveria e majtë votën e merr nëpërmjet bandave kriminale dhe trafikantëve.

Madje Patozi ka shtuar se Rama nuk do të lërë “ngjalë” pa gëlltitur vetëm që të rrijë në pushtet.

“Dakord me reformën, me angazhimin tuaj të pazakontë, me pritshmërinë e publikut pa a na e zgjidh kjo problemin e madh që kemi me zgjedhjet? Unë nuk e kam një përgjigje dhe sado që nuk vjen, ky vend nuk do jetë i qetë. Përgjigjen nuk e pres as nga ambasadori Lu dhe as nga Vlahutin po e shtroj në këtë sallë, e vetmja që mund ta zgjidhë. Një vend nuk mund të bëhet më i lirë nëse e rrit ndëshkimin e gjyqtarëve dhe aplikon formën më të lartë të korruptimit, atë të e vjedhjes së zgjedhjeve. Le të nisë që nesër aplikimi i reformës në drejtësi, le të jetë fushata e pastrimit më e egra. Por në rast se pas 1 muaji apo 10 qeveria do nisë thasët e parave të pista dhe do blejë zgjedhjet reforma nuk do kishte asnjë vlerë. Sa kohë që po asgjëson institucion e zgjedhjeve asgjë nuk ka vlerë”.

Patozi shtoi më tej se: “Dekriminalizimi nuk ka asnjë kuptim nëse nuk do çmontohej filozofia që lidh bandën me zgjedhjet dhe banditët. Kështu duhet parë dhe kanabisi si një formë e flirtit të kësaj qeverie që riciklohet çdo dy vjet për fitimin e zgjedhjeve. E di që vjedhja e votës është një krim i vështirë për tu provuar, është marrëveshje mes atij që shet dhe atij që blen. Ky pushtim i butë i zgjedhjeve është krejt e kundërta e dajakut të policisë, i përdorur në 2011. Fenomeni është kaq i përhapur sa është e pamundur ta ndalosh, ekzistenca e tij është kthyer në bindje kombëtare. Aq e rëndë është situata me zgjedhjet sa flama e parave që shpërndahen ka prekur edhe komisionarë e numërues, të cilët shohin nga duart kandidatin e tyre…Nuk i fajësoj edhe ata janë shqiptarë, shumica të varfër. Kanë arritur në përfundimin se në të gjithë këtë pse të mos kenë edhe ata pjesën e tyre. Si ka mundësi që s’është bërë asnjë hap për reformën elektorale? Qeveria do të mos ketë as votim, as numërim elektronik. Si ka mundësi që dekriminalizimi po harrohet? Si ka mundësi që kapen dhjetëra ton drogë brenda dhe jashtë vendit? Kryeministri është i vendosur të shkojnë edhe në këto zgjedhje si partner me krimin për t’i grabitur ato. Kjo sëmundje ka ekzistuar por kurrë në këto përmasa, ne nuk bëmë aq sa duhet për ta luftuar”.

Deputeti demokrat më tej tha se ka dy mënyra për rikthimin e zgjedhjeve. “Strateg i kësaj sipërmarrje zoti kryeministër që shkëlqen me mungesën e tij, e di që do ta tundësh flamurin e reformës në drejtësi, nuk do lësh ngjalë pa gëlltitur që të rrish në pushtet, por s’do shmangësh dot sfidën për rikthimin e zgjedhjeve në Shqipëri. Nuk e ke problemin me PD por e ke me shumicën e shqiptarëve që duan të jetojnë në një vend normal. Ka dy mënyra që zgjedhjet të rikthehen, ose nga brenda ose nga jashtë kësaj salle. Uroj të zgjedhësh mënyrën e parë, e ke vetë në dorë”./a.k

Next Post
Noka: Nxënësit u helmuan nga hashashi. Beqaj: Doktor Flamuri, të njëjtin burim dixhital me Saliun ke?

Noka: Nxënësit u helmuan nga hashashi. Beqaj: Doktor Flamuri, të njëjtin burim dixhital me Saliun ke?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Shqipëria shihet pozitivisht edhe në Shtëpinë e Bardhë të Trump”

Pse krimi shqiptar është problem për SHBA-të? Hoxha: Si ia pa DEA potencialin në Ekuador…

January 15, 2026
Shtëpia e Bardhë: Po bëhen përgatitjet për takimin Putin-Zelensky

“Shqipëria shihet pozitivisht edhe në Shtëpinë e Bardhë të Trump”

January 15, 2026
Cili ishte gabimi i Ramës dhe çfarë pritet prej tij në Himarë!

Shembja e Iranit dhe pasojat për Shqipërinë

January 15, 2026
Dëshmia e kameramanit që filmoi masakrën e Reçakut: Sa hyra në fshat pashë një trup pa kokë…

Dëshmia e kameramanit që filmoi masakrën e Reçakut: Sa hyra në fshat pashë një trup pa kokë…

January 15, 2026
Qeveria miraton planin e punësimit për 2026, kush janë kategoritë që do të kontraktohen

Qeveria miraton planin e punësimit për 2026, kush janë kategoritë që do të kontraktohen

January 15, 2026
Zyrtari i Trump: Ka potencial për një konflikt Kosovë-Serbi, Presidenti ta mbajë një sy në rajon

Zyrtari i Trump: Ka potencial për një konflikt Kosovë-Serbi, Presidenti ta mbajë një sy në rajon

January 15, 2026
“Nuk mund të merren të dhënat e telefonave, pa vendim gjykate”/ GJK frenon SPAK-un, avokati shpjegon vendimin

“Nuk mund të merren të dhënat e telefonave, pa vendim gjykate”/ GJK frenon SPAK-un, avokati shpjegon vendimin

January 15, 2026
Tre fëmijë, një nënë e masakruar publikisht dhe institucione që u zgjuan me vonesë. Kush dështoi në Durrës?

Tre fëmijë, një nënë e masakruar publikisht dhe institucione që u zgjuan me vonesë. Kush dështoi në Durrës?

January 15, 2026
Zelensky: Sulmet e Rusisë me raketa kërkojnë një përgjigje të fortë

Zelensky: Vizita e ministres shqiptare në Ukrainë është një sinjal i fortë mbështetjeje

January 15, 2026
Shtëpitë mbi truall shtetëror, ja si të bëheni pronarë me 0 lekë! Llogaritja e vlerës së tokës dhe kush përfiton 20% ulje

Shtëpitë mbi truall shtetëror, ja si të bëheni pronarë me 0 lekë! Llogaritja e vlerës së tokës dhe kush përfiton 20% ulje

January 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In