Valon Bela, me profesion gazetar, nga Maqedonia e Veriut, është një prej personave të shpallur Non Grata në Shqipëri, për shkak të aktivitetit të dyshuar me prirje terroriste. Vela, ka qenë i angazhuar vazhdimisht me postime kundër qeverisë së Ramës, ndërsa vetë ai duket se e kishte parashikuar vendimin e marrë nga ministri Besfort Lamallari, në një postim të bërë rreth një muaj më parë.
“Ishalla jam një prej atyre 60 personave që Ramoviç dhe metastazat e tij qeverisëse u kanë ndaluar hyrjen në shtetin shqiptar.
Me ta ndalu hyrjen narko lideri i një narko shteti është moment kënaqësie. Kam ndalesë edhe në Serbi si çdo bashkëluftëtar i UÇK-së. Kjo vetëm po dëshmon se Rama & Vuçiq po veprojnë në sinkron të plotë. Ata që tentuan të ndajnë Kosovën kurrë s’kanë me pas rehati në këtë dynja apo tjetrën!
Sepse: “Historia shqiptare është e mbushur me plot shkije të veshun shqiptarçe”, Mullah Idriz Gjilani”, shkruante Bela në postimin e tij rreth një muaj më parë.
Nga një vëzhgimin i profilit të tij në rrjetet sociale, shihet se Bela postonte vazhdimisht kundër kryeministrit shqiptar, të cilit e akuzonte mes të tjerave dhe si bashkëpunëtor të Aleksandër Vuçiç.
















