• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, December 30, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Nuk do doja që Dua Lipa të bëhet gazi i botës si Gjokoviçi

by Mustafa Nano
24/07/2020 22:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mustafa Nano:

Sot dua të luaj në një terren të rrëshqitshëm. Por ju e dini që mua më pëlqejnë terrene të tilla. Më pëlqen të rrezikoj. Ku e kam fjalën? Do të flas për Dua Lipën, më saktë për një gjest të sajin, që ka provokuar shumë diskutime, mbështetje nga shqiptarët, por edhe nga shumë të tjerë dhe kontestime nga serbët.

Ajo postoi në instagramin e vet një kërkesë:

Të vihen kufijtë e Kosovës në Apple map. Një kërkesë absolutisht e drejtë. Pak më vonë, po në Instagram (në fakt, edhe në Tëitter), ajo publikoi një mesazh tjetër. Publikoi hartën e Shqipërisë etnike.

Është e njëjta hartë që u valëvit mbi një stadium të Beogradit, me fotografitë e Isa Boletinit e Ismail Qemalit dhe me mbishkrimin “Autochthonous”. Pas kësaj, ajo inicioi apo mbështeti një peticion online, nëpërmjet të cilit i kërkohej Apple-it që ta ndreqte këtë gabim.

Ky peticion është nënshkruar nga mbi 100 mijë vetë, mes të cilëve është edhe Rita Ora, aleatja e saj kur vjen puna te patriotizmi, por shemra e saj kur vjen puna për të tërhequr vëmendjen në botën e shoëbiz-it.

Dua Lipa është një nga këngëtaret më të mira në botë. Për mua është më e mira në botë. Dhe nuk e them si shqiptar, e them si konsumator muzike. Edhe serb po të isha, të njëjtën gjë do mendoja, pavarësisht se nuk do mund ta thoja dot në publik.

Ajo është edhe vajzë e mençur dhe me klas. Dhe mua më pëlqen edhe kur hap gojën. Më pëlqen edhe kur ajo e deklaron origjinën e saj etnike. Ajo ka ditur të bëjë një lloj diplomacie kulturore.

Atë që mund ta bëjë ajo për afirminin ndërkombëtar të Kosovës e për promovimin e sojit të shqiptarëve në përgjithësi nuk mund ta bëjë e gjithë makina e diplomacisë.

Dhe në këtë kuptim, kërkesa e saj drejtuar Apple-it për të përfshirë Kosovën në hartë e për të mos e lënë atë nën Serbinë, për të njohur kështu diçka që në realitet ka vite që ka ndodhur është një kërkesë me vend. Që nuk ke si ta kritikosh. Kosova nuk është më pjesë e Serbisë, e nuk ka për të qenë ndonjëherë.

Por ajo në të njëjtën kohë duhet të kursehet me deklarata e qëndrime politike. Ajo nuk duhet të futet në këtë lojë. Nuk duhet ta bëjë këtë për imazhin e vet, në radhë të parë.

Ajo bëri gjënë më të mirë që i kërkoi Apple-it të vërë hartën e Kosovës më vete, por gabimi i saj ishte kur u mor me harta. Kjo nuk është punë për të. Nëse këmbëngul të merret me gjëra të tilla ajo dëmton veten, dëmton edhe kauzën që kërkon të mbrojë apo të promovojë, por edhe krijon një lloj simetrie, që hë për hë nuk na shërben.

Tentativat për ta krijuar këtë simetri kanë filluar në Hagë, por ne nuk duhet t’u japim ushqim. Dalim të gjithë njësoj dhe relativizohen bëmat e këqija të të tjerëve. Nuk e kam fjalën veç për krimet e luftës.

Jo, e kam fjalën edhe për gjeste të sotme që e sjellin simetrinë edhe në nivele të tjera. Po marr Gjokoviçin, tenistin më të mirë të botës.

Sa herë që bën çalltisje publike që nuk kanë lidhje me sportin, e djallos fare. Bëhet gazi i botës. Siç u bë herën e fundit, teksa ia mori bashkë me tenistë të tjerë serbë në Australi, një kënge shoviniste kushtuar Kosovës.

Nëse Dua Lipa nuk do merret me deklarata politike, neve do të na kursehen edhe disa polemika politike në distancë mes njerëzve që vetëm me politikën nuk kanë lidhje.

Në Serbi janë mobilizuar të gjithë kundër këtij peticioni, e kundër Dua Lipës në veçanti dhe diskutimi është bërë folklorik. Kanë dalë këngëtarë serbë e flasin për politikë e histori.

Ka dalë edhe Ceca, një këngëtare me famë lokale, që e ka konsideruar Dua Lipën si injorante, që nuk njeh faktet historike të cilat Ceca pretendon se i njeh mirë. Apo se i njeh më mirë dhe kështu, muhabeti bëhet gallatë.

Dua Lipa duket se është rimenduar për atë gjest. Sepse më pas publikoi një përgjigje ndaj të gjitha reagimeve që janë bërë. “Unë jam keqkuptuar”, ka thënë ajo, duke iu referuar këtyre komenteve.

Por në të njëjtin tekst nuk harron të shprehë krenarinë që është shqiptare dhe kjo e fundit është ok. Është shumë e bukur të thuhet nga Dua Lipa.

Ajo është krenare që është shqiptare, por edhe ne jemi krenarë që ajo është shqiptare.

(Titulli: JavaNews)

Next Post
10 librat më të mirë të të gjitha kohërave sipas revistës “Time”

10 librat më të mirë të të gjitha kohërave sipas revistës “Time”

Comments 2

  1. Pa qetesi says:
    5 years ago

    O Muci, cfare pret nga ty kur edhe Skenderbeun e nxorre sllav…

    Reply
  2. Aleksander Lika says:
    5 years ago

    Meqë jetojmë në demo-kraci duhet që , nga llogjika e sistemit politik që jetojmë te tregojm kujdes te veçante kur flasim ne lidhje me politikën ! Jo , si disa ‘kafshe politike ‘ na shpalosin mendimet e tyre te vyera në terrenet e rrëshqitshme politike dhe që në veçanti u pëlqen vetëm disa lloje kafshëve ( derrave ) që të na tregojnë gropat thithëse te saj . Por si gjithmonë asnjë nga këto nuk preferon ta marrë përgjegjësinë e barrës për të treguar të vëretetën lakuriq por i duhet me parë të zhgërryhet në baltën e bërë kore të mendimeve inferiore që i shërbejn vetëm këtyre kafsheve që e kanë lidhur jeten pazgjidhshmërisht me balten ! Do te doja ta pyes këtë lloj zhgërryesi përse nuk e lejon demo-kracine të flasë shqip por i duhet që të ndërhyj edhe aty ku mendja e tij nuk mban më shumë se c’duhet ! Do i thoja se duhet ta fshije baltën nga sytë dhe ta heq koren që i kanë zënë gojën e veshët se demo-kraci do te thotë ‘ekuiliber’ dhe kjo nuk i pelqen sepse nuk rreshqet në të ! Ajo çka na duhet janë zerat kulturor ndërkombetar shqip dhe jo te derrave që mundohen të na baltosin çdo kërkes të drejtë që do na vendosi në kushtet e barazisë mes kulturave dhe jo inferioritetit ! Dua Lipa është faktori i vetëm që bën atë që duhet të bëje ti z.zhgerryes nëpër kodrat e plehut nga ku na jep edhe opinionet e vyera te demo-kracise. Pra nëse nuk do ta marrësh edhe ti damkën e lakuriqësisë të së vërtetës më mirë rri aty në terrenin e preferuar edhe mos u lodh ! Mos e fito jetesën me baltë dhe sidomos duke e hedhur mbi veten ! Mbaje mend se bota do fillojë të flasë shqip jo se të njohu kufijntë që na takojnë me të drejtë por se do mësojë te vërtetën pasi ta kemi heq edhe baltën .

    Reply

Leave a Reply to Aleksander Lika Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Hap krahun”, Arben Malaj ia thotë në sy Lapajt: Nëse nuk arrin dot kompromise dhe të ngresh shpresë, ik!

“Hap krahun”, Arben Malaj ia thotë në sy Lapajt: Nëse nuk arrin dot kompromise dhe të ngresh shpresë, ik!

December 30, 2025
Rindërtimi i banesave të dëmtuara nga tërmeti, qeveria akordon 540 milionë lekë, përfitojnë qytetet si..

Rindërtimi i banesave të dëmtuara nga tërmeti, qeveria akordon 540 milionë lekë, përfitojnë qytetet si..

December 30, 2025
Prej kohësh po luftonte me kancerin, ndahet nga jeta në moshë të re mbesa e John F. Kennedy

Prej kohësh po luftonte me kancerin, ndahet nga jeta në moshë të re mbesa e John F. Kennedy

December 30, 2025
Malaj komenton qeverinë e re: Nuk besoj se ministrat e mësojnë emërimin të fundit

Arben Malaj: Jam anëtar i Partisë Socialiste, por nuk lëpihem për një karrige

December 30, 2025
Mundi rivalin e vet/ Sportisti grek rrihet barbarisht në Serbi bashkë me trajnerin e tij

Mundi rivalin e vet/ Sportisti grek rrihet barbarisht në Serbi bashkë me trajnerin e tij

December 30, 2025
“Zegjine Caushaj, një nga emrat më të kërkuar në 2025 nga…”, eksperti: Ja dy qytetet e ”dashuruar” pas Ramës dhe Berishës

“Zegjine Caushaj, një nga emrat më të kërkuar në 2025 nga…”, eksperti: Ja dy qytetet e ”dashuruar” pas Ramës dhe Berishës

December 30, 2025
Biserko: Serbia vazhdon të mohojë krimet e luftës

Biserko: Serbia vazhdon të mohojë krimet e luftës

December 30, 2025
Qeveria vendos: 4595 punonjës të sistemit të burgjeve përfitojnë sigurimin e jetës dhe shëndetit për tre vite

Qeveria vendos: 4595 punonjës të sistemit të burgjeve përfitojnë sigurimin e jetës dhe shëndetit për tre vite

December 30, 2025
“Travel and Tour World”: Korça, destinacioni dimëror që magjeps turistët e huaj me atmosferën festive

“Travel and Tour World”: Korça, destinacioni dimëror që magjeps turistët e huaj me atmosferën festive

December 30, 2025
“Po veproni rrezikshëm”, sauditët kërcënojnë Emiratet: Largohuni nga Jemeni, keni 24 orë

“Po veproni rrezikshëm”, sauditët kërcënojnë Emiratet: Largohuni nga Jemeni, keni 24 orë

December 30, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com