• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Nuk dënon Rama… o rithemelues

by Artur Ajazi
15/01/2024 12:54
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Artur Ajazi

Duke u mbledhur tek “rruga pa diell e revolucionit “dhemokratik”, të gjith1% ulurasin dhe mbvajnë fjalime kotmëkoti, duke akuzuar qeverisjen dhe kryeministrin Edi Rama. Djem të ri, vajza dhe gra, burra dhe pjesë nga shpura e Doktorit, dalin dhe akuzojnë kryeministrin Rama se “po arreston dhe dënon opozitën, kreun e saj Berisha”.

Dalin me rradhë në podin e vockël, dhe akuzojnë me lloj-lloj togfjalish, kreun e SPAK-ut, kreun e Kushtetueses, dhe cilindo që “po dënton misionin e opozitës”. Ata betohen njëkohosisht se “nuk do të ketë forcë në botë të dënojë liderin e opozitës”. Dhe po e mbajnë fjalën.

Dhjetra flakadanë janë gati të shpalosen pasditen e të hënës në nisjen e punimeve të Parlamentit për 2024. Kjo pra, mbetet risia e kësaj opozite. Sikur ti ketë mësuar Berisha një dhe nga një, ata nuk kanë fjali tjeter veç asaj se “Edi Rama ka arrestuar liderin, Edi Rama ka prangosur opozitën”, etjjj. Në rast se kjo është opozita e një vendi në NATO, në KiE, apo një vendi që aspiron të futet në BE, mos qoftë. Në asnjë vend demokratik, të lirë, të pavarur dhe vend aleat i NATO-s dhe SHBA-së, nuk dënon kryeministri.

Dënon drejtësia, ajo drejtësi për të cilën votuan edhe deputetet e kësaj opozite, dënon drejtësia e re, e lindur mbi gërrmadhat e asaj të u shemb. Në asnjë vend anetar i NATO-s, kurrë nuk bën vaki të dënojë me urdhër një kryetar qeverie, pasi nuk guxon. Në një vend të lirë, demokratik, në një vend me qeveri të dalë nga vota e shumicës së popullit, kryeministri nuk ka kurajo të ndikojë mbi organet e drejtësisë, ashtu sikurse bëhej 12 vite më parë. Ja thua, po kujt ja thua ? Atyre që besojnë se duke ardhur tek “rrugica pa diell” mbajnë fjalime  dhe përbetime se “nuk shkulemi nga ky vend pa rrezuar Edi Ramën”..

Sa qesharake, kur mendon se, pikërisht ata “fjaluesit e rrugëcës”, kërkojnë të marrin edhe pushtetin. Ata që besojnë se, “kryeministri, arreston, gjykon dhe  dënon” nuk janë gjë tjetër veç shkaterruesit e asaj partie të ndarë në 3 grupime, me gjasë për të mos u bashkuar më kurrë. Edhe pse Sali Berisha e di fare mirë se, krijimi i një partie të re ishte zgjidhja e situates, sërish ai ka vendosur ti mbajë ithtarët e tij me “ëndërra  pushteti, revolucioni,  dhe rrugicash pa diell”.

Një opozitë serioze, nuk sillet si seksion flakadanëshm, por merr mbi supe misioni e rilindjes së një alternative konkurruese për të përfaqesuar denjësisht mbështetësit e saj në fushata elektorale. Ndoshta kanë vendosur ta nisin dhe bitisin revolucionin nga rrugica.

 

Next Post
Balluku prezanton Petrit Malajn si drejtorin e ri të AKBN: Nisim një reformim të thellë të sektorit

Balluku prezanton Petrit Malajn si drejtorin e ri të AKBN: Nisim një reformim të thellë të sektorit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Mbi 60 mijë faqe për t’u lexuar”, avokati i Veliajt: Nxitimi i kërkuar nga SPAK nuk i shërben drejtësisë, por ekspozon qëllime…

Ndreca: Pas Nesti Angonit del Nasta Pëllumbi, anonimja tjetër e sajuar për të përndjekur Veliajn

April 9, 2026
VIDEO/ Momenti kur 5 persona tentojnë ta shpëtojnë 4-vjeçaren nga pitbulli që e kafshoi në Vlorë

VIDEO/ Momenti kur 5 persona tentojnë ta shpëtojnë 4-vjeçaren nga pitbulli që e kafshoi në Vlorë

April 9, 2026
E “Enjtja e Madhe” e lyerjes së vezëve të Pashkëve, cili është kuptimi dhe tradita e saj

E “Enjtja e Madhe” e lyerjes së vezëve të Pashkëve, cili është kuptimi dhe tradita e saj

April 9, 2026
Analiza e Corriere della Sera: Vance dhe Rubio, dy “delfinët” e Trump në kënetën Iraniane

Analiza e Corriere della Sera: Vance dhe Rubio, dy “delfinët” e Trump në kënetën Iraniane

April 9, 2026
Pas Ligës së Kampioneve, luhen çerekfinalet e Europa dhe Conference League/ Spikat dueli mes shqiptarëve

Pas Ligës së Kampioneve, luhen çerekfinalet e Europa dhe Conference League/ Spikat dueli mes shqiptarëve

April 9, 2026
Pak orë pas deklaratës së Netanyahut për paqe, IDF nis një valë të re sulmesh në Liban, në shënjestër Hezbollahu

Pak orë pas deklaratës së Netanyahut për paqe, IDF nis një valë të re sulmesh në Liban, në shënjestër Hezbollahu

April 9, 2026
“Lëvizje e duhur nga GjL”, avokati Ndreca: Ka një tentativë agresive për të paraburgosur kaq shumë persona

“Lëvizje e duhur nga GjL”, avokati Ndreca: Ka një tentativë agresive për të paraburgosur kaq shumë persona

April 9, 2026
Integrimi në BE, përse Edi Rama bën premtime që nuk varen prej tij?

Integrimi në BE, përse Edi Rama bën premtime që nuk varen prej tij?

April 9, 2026
Reforma Territoriale, Muharremi debat me Muçollarin: Edhe 100 bashki të jenë ne fitojmë

Reforma Territoriale, Muharremi debat me Muçollarin: Edhe 100 bashki të jenë ne fitojmë

April 9, 2026
“Veto” e BE, pse po kthehet në një barut të lagur politik?

“Veto” e BE, pse po kthehet në një barut të lagur politik?

April 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In