• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Nuk bëhet shteti me Avni Rustemë dhe Vasil Laçë

by Artan Lame
30/10/2024 09:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Artan Lame

E kisha bërë në mënd që vizitën e Fredi Belerit në Tiranë ta kaloja duke zënë hundët me dorë e duke shkuar tutje, po nuk qe e thënë. Nëse shkelja e Tiranës nga Beleri më prishi humorin, e bërtitura kundër tij më prishi gjakun.

Miq, shokë a të afërm të dy dëshmorëve të Peshkëpisë, i bërtitën në rrugë Belerit “Si ndihesh për Fatmir Shehun atje, si ndihesh? Po Arsen Gjinin, zoti Beleri? Turp! O rrugaç kush të futi ty deputet?”

Kësaj pyetjeje po dua t’i jap përgjigje: Ne, shqiptarët, e bëmë deputet Belerin.

Si të mos mjaftonte kjo, u lëshuan pastaj dyfekçinjtë e fb-së të thonin se duhej një Avni Rustem për ta zgjidhur këtë punë. Mua nuk më intereson fati personal i Belerit, madje nuk do më vinte mirë fare sikur të zgjidhej me Avni dëmi që ai i ka bërë këtij vëndi. Sepse kjo do tregonte që ende sot e gjithë ditën shqiptarët nuk janë në gjendje t’i zgjidhin punët tyre me shtet por me Avni.

Një popull që i zgjidh punë me Avni Rustem a me Vasil Laç, tregon që nuk ende nuk është i zoti të bëjë shtet dhe t’i zgjidhë punën me shtet. Se shteti bash për këtë punë shërben, që të na i zgjidhë punët ai e jo Avniu.

Avniu në ‘20-ën thjesht bëri atë që shteti shqiptar nuk kishte as kurajë e as fuqi ta bënte: ta zinte Esad pashanë e ta dënonte për tradhëti.

Nëse në ‘39-ën do ja kishim dalë të bënim shtet e ushtri për së mbari, nuk do kishte qenë e nevojshme pastaj të nxirrnim Vasil Laçin dy vjet më pas për të na zgjidhur hallin.

Ndaj e thashë më sipër atë llafin e rëndë që ne e bëmë deputet Belerin. Se nëse shteti i shqiptarëve do ta kishte dënuar atë kur vrau ushtarët e shtetit të shqiptarëve, sot ai do ishte ende në burgun e shqiptarëve. Madje edhe po të ishte arratisur në Greqi, po të kishim patur shtet prej vërteti, do kishte shkuar ta zinte e ta sillte në thes këtu, ashtu si ç’bënë çifutët me Ajhmanin në Argjentinë, e ta dënonin.

Po shqiptarët veç shtetin e tyre as ja kanë dalë ta ngrenë, e as ja kanë dalë të bëjnë punë.

Ne mirë që shtetin tonë s’ja dalim ta bëjmë, por kemi zell të bëhemi hyzmeqarë të hasmit për të mbaruar punët e tyre.

Kolonelin Tomson më 1914-ën që erdhi të bëjë Shqipëri, nuk e vranë armiqtë e Shqipërisë, por ca shqiptarë gjakprishur.

Edhe gjeneral Telinin që na shpëtoi kufijtë e Jugës më 1923, nuk e vranë grekërit që nuk e shihnin dot me sy, por ca të tjerë shqipo bukëshkalë.

Mund të shtoja këtu edhe Daut Hoxhën, që u bë sebep për Luftën Italo-Greke, se edhe këtë ca shqiptarë pa din e iman e vranë, për të marrë shpërblimin që kish vënë qeveria greke për kokën e tij.

Kemi nxjerrë më shumë Avninj e Vasilër kundër vetë Shqipërisë sesa për Shqipërinë.

Madje edhe Belerin kandidat për kryetar bashkie nuk e vunë grekët, por vetë shqiptarët, apo jo? Shqiptarë qenë ata që e vunë kandidat për kryetar një tjetër shqiptar që e mbante veten për grek. Se të mos u shkojë mëndja që ai është grek. Ja kam thënë në sy që grek me mbiemër Bejleri dhe nga Progonati nuk ka si të ketë! Le pastaj që s’gjen grek t’ia mbajë të kalojë kufinë e të vrasë ushtarët shqiptarë në postën e kufirit. Vetëm një shqiptar gjakprishur mund ta bëjë këtë. Dhe e bëri. Këtë meritë mos ja hiqni të paktën.

Dje vetëm dy shqiptarë kishin vendosur të harxhonin, njëri një gotë kos dhe tjetri një vezë për Belerin. Më shumë kos i jepnim komshiut kur na kërkonte dikur, sesa harxhuam dje për këtë shqiptarin gjakprishur. Por ama blejmë të gjithë flamurë me zhgabë sa herë kemi ndeshje futbolli.

Grekërit asnjëherë nuk janë përpjekur t’i bëjnë punët e tyre me grekër. S’ua ka mbajtur apo për qibarllëk, s’di ta them.

Edhe varret e Këlcyrës, me kocka grash, pleqsh e kalamajsh shqiptarë i kanë mbushur dhe, për më tepër, të mbledhura edhe nga priftër shqiptarë nëpër varrezat e Kosinës së Shqipërisë.

Dhe ju më flisni për Avni e për Vasil. Nuk zgjidhen punë e shekullit XXI me Avni e me Vasil, por me shtet e dinjitet. Hajt të bëjmë shtet e pastaj ta shihni që Avninjtë e Vasilërit do i mbeten muzeut të marrëzive shqiptare të shekullit XX.

Next Post
“Noka, Vokshi, Dogjani e Mziu nën hetim”, Policia procedon edhe 25 militantë të PD për bllokimin e rrugëve në Tiranë

"Noka, Vokshi, Dogjani e Mziu nën hetim", Policia procedon edhe 25 militantë të PD për bllokimin e rrugëve në Tiranë

Comments 2

  1. Proshi says:
    1 year ago

    Po bëhet Shqipëria o Artan.?!
    Fredi Beleri erdhi si i burgosur ordiner me spaleta europiani. E kupton. Pra kur Shqipëria bën shtet Europa i sillet si antishtet. Dr nuk ka se si. Pra ata gjakprishurit nga injoranca kanë kthyet por Evropa i ka paguar. Pra duhet edhe kjo e vërtetë. Të përshëndes.
    Tradhtari dhe hajduti nuk kanë atdhe Shqipërinë or tij.
    I gjen në gjithë botën.

    Reply
  2. Proshi says:
    1 year ago

    Po bëhet Shqipëria o Artan.?!
    Fredi Beleri erdhi si i burgosur ordiner me spaleta europiani. E kupton. Pra kur Shqipëria bën shtet Europa i sillet si antishtet. Nuk ka se si. Pra ata gjakprishurit nga injoranca janë kthyet, por Evropa i ka paguar. Pra duhet thënë edhe kjo e vërtetë. Të përshëndes.
    Tradtari dhe hajduti nuk kanë atdhe Shqipërinë or tij.
    I gjen në gjithë botën.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Reshje dëbore dhe në Qafën e Llogarasë, zbardhet rruga, borëpastrueset në terren

Reshje dëbore dhe në Qafën e Llogarasë, zbardhet rruga, borëpastrueset në terren

March 27, 2026
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Shtunë 28 Mars 2026

March 27, 2026
Parlamenti Europian miraton dërgimin e azilkërkuesve të refuzuar në qendra jashtë BE-së

Parlamenti Europian miraton dërgimin e azilkërkuesve të refuzuar në qendra jashtë BE-së

March 27, 2026
“E kreva punën”, detaje të reja tronditëse nga vrasja e Liridonës

“E kreva punën”, detaje të reja tronditëse nga vrasja e Liridonës

March 27, 2026
Albin Kurti vizitë zyrtare në Paris, pritet nga presidenti francez Macron

Albin Kurti vizitë zyrtare në Paris, pritet nga presidenti francez Macron

March 27, 2026
Mashtrim, pastrim parash dhe evazion fiskal, Prokuroria çon në gjyq 6 persona dhe 5 kompani

Mashtrim, pastrim parash dhe evazion fiskal, Prokuroria çon në gjyq 6 persona dhe 5 kompani

March 27, 2026
Moti i keq, Policia e Shtetit apel drejtuesve të automjeteve: Situata aktuale në rrugët e vendit

Borë dhe temperatura nën zero, të dielën rikthehet pranvera

March 27, 2026
Vijojnë ndërhyrjet në bregdetin e Vlorës për projektin Lungomare 3, shemben 4 objekte shërbimi

Vijojnë ndërhyrjet në bregdetin e Vlorës për projektin Lungomare 3, shemben 4 objekte shërbimi

March 27, 2026
Açka: Berisha në krye të partisë në kundërshtim me statutin, ka ardhur koha t’i bëjë një të mirë të fundit PD-së

“Nuk do t’ju mjaftojë kjo jetë dhe as ajo tjetra…”, Açka sulmon PD: I dhatë Ramës 83 mandate më 27 korrik….

March 27, 2026
Ndalohen sportistet transgjinore në garat olimpike për femra, vendimi mbështetet nga Trump

Ndalohen sportistet transgjinore në garat olimpike për femra, vendimi mbështetet nga Trump

March 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In