• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, September 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Nuk bashkëpunojmë me Arlindin, se është ekstremist!”/ Qori refuzon PD: Garojmë veç, nuk na lidh gjë me hajdutët!

by Os De
03/10/2025 08:54
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i Lëvizja Bashkë, Arlind Qori, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN Tv, deklaroi se e vlerëson të ligjshëm shkarkimin e Veliajt, të cilin e ka votuar në Këshillin Bashkiak edhe këshilltarja e kësaj force politike, por shtoi se Gjykata Kushtetuese duhet të shprehet sa më parë pas ankimit të Veliajt, pasi jemi në një “amulli kushtetuese”.  

Qori shtoi se Lëvizja Bashkë nuk do të bashkohet me asnjë parti tjetër dhe nuk do të mbështesë një kandidat të përbashkët të opozitës, por do të shkojë në zgjedhje me kandidatin e vet, të cilin do ta zgjedhin së shpejti.  

“Lëvizja Bashkë ka votuar për shkarkimin, e konsiderojmë të ligjshëm dhe kushtetues. Por kur ai ankohet hyn në fuqi neni 115 për pezullimin. Unë nuk do ti jap zgjidhje këtij rebusi kushtetues, por i vetmi institucion që mund ta shpëtoj është GJK, e cila përbëhet nga disa njerëz që paguhen shumë mirë. GJK ka detyrimin moral të japë përgjigje sa më parë. Nëse GJK vonohet dhe merr vendim tre ditë para zgjedhje, mund të përfundojmë në situatë qesharake. Prandaj mendoj se theksi se duhet vendosur se nevoja për shprehjen imediate të GJK. 

KQZ ka vendosur afate të regjistrimit të kandidatëve dhe nuk është serioze që partitë të marrin vendime në kushtet e paqartësisë. Jemi në kushtet e një amullie kushtetuese. Pastaj, që mund të përdoret si justifikim për të mos hyrë në zgjedhje, ky është diskutim tjetër. Kemi një precedent të zgjedhjeve të 2019 ku partitë opozitare nuk hynë në zgjedhje dhe Rama e përforcoi pushtetin e vet. 

Në parim jam që, hiq rastin kur ta vënë pushkën te koka, detyra e një partie është të mobilizojë votuesit e saj. Ne mezi po i presim zgjedhjet dhe të paraqesim alternativën tonë. Disa përfaqësues të PD na kanë bërë thirrje publikisht, dhe jam përgjgjur duke refuzuar. Pasi ne kemi refuzuar, doli një përfaqësues i PD që tha nuk bashkëpunnojmë me ekstremistët. Kjo tregon shumë për seriozitetin e mangët të PD. 

Lëvizja Bashkë nuk do të bashkëpunojë me asnjë parti tjetër, nuk kemi asgjë të përbashkët me ata që kanë vjedhur Shqipërinë dhe që janë me oligarkinë ekonomike. Si do të bëjmë fushatë, ku unë të denoncoj oligarkët dhe ata marrin të mira nga oligarkët? 

Redi Muçi nuk do të kandidojë për Tiranën sepse po e bën shumë mirë punën e tij si deputet. Në ditët në vijim do ta diskutojmë dhe do të përcaktojmë kandidatin tonë. Uroj të kemi vendim të GJK, sepse do të ishte gallatë sikur të dalë GJK dhe të thotë anullim loje”, deklaroi Qori. 

Next Post
Sherri në gjimnazin e Kamzës, prindërit të shqetësuar: Tmerr çfarë bëhet! Nxënësja: Këta rrinë me thika, zihen çdo ditë kot (VIDEO)

Sherri me thika dje në Kamzë, policia zbardh dinamikën: Në pranga dy 16-vjeçarë! Plagosën 3 bashkëmoshatarët, njëri ende në spital

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Bilanci i zjarreve në vend: 21 vatra në 24 orë, 5 ende aktive

Bilanci i zjarreve në vend: 21 vatra në 24 orë, 5 ende aktive

September 11, 2026
Meta: Koha do tregojë kush ka llogari për të larë! Rama ka qenë qengj i urtë, derisa korruptoi Bashën dhe…

Rama për Ilir Metën: Ndiej keqardhje, ishte një talent që nuk e mbajti dot peshën e pushtetit

September 11, 2026
Haga, midis maktheve dhe paranojave

Haga, midis maktheve dhe paranojave

September 11, 2026
Akuzat e Ahmetajt, Braçe: S’dëgjoj përralla! Nëse është i përndjekur politik, Rama është Taylor Swift e unë Leo Messi

Rama për Ahmetajn: Kisha investuar në një maskë karnavalesh, jo në një aset publik

September 11, 2026
Braçe paralajmëron: Nëse “Pasqyrë Albania” nuk funksionon, unë i pari do ta thyej

Braçe paralajmëron: Nëse “Pasqyrë Albania” nuk funksionon, unë i pari do ta thyej

September 11, 2026
Gjergj Luca hap nesër kompleksin e tretë “Fish City”, këtë herë në Apoloni të Fierit

Gjergj Luca hap nesër kompleksin e tretë “Fish City”, këtë herë në Apoloni të Fierit

September 11, 2026
SONDAZHI / Veliaj fiton në Tiranë bindshëm, PS mbetet forcë e parë, Meta-Berisha të dytët

“Të mbash kryetarin e kryeqytetit në qeli është absurd”, Rama: Tirana po vuan mungesën e drejtimit

September 11, 2026
Parku i Liqenit me syte nga qielli dhe SPAK

Parku i Liqenit me syte nga qielli dhe SPAK

September 11, 2026
“Nuk e pret Amerika”, Ngjela zbulon çfarë fshihet pas vizitës së Berishës në SHBA

“Nuk e pret Amerika”, Ngjela zbulon çfarë fshihet pas vizitës së Berishës në SHBA

September 11, 2026
Aksident i rëndë në Fier, përplasen tre mjete në aksin rrugor Strum-Roskovec, një i vdekur

U prangos në Greqi! Kush është trafikanti i kokainës që kërkohej nga Shqipëria për vrasje?

September 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com