Ministri i Mbrojtjes Ermal Nufi ka zhvilluar një takim në Bazën Ajrore të Farkës për të falënderuar pilotët e Forcave Ajrore, të cilët janë angazhuar këto ditë në operacionet për shuarjen e zjarreve në vend.
Ministri Nufi vlerësoi përkushtimin, guximin dhe sakrificën e pilotëve në misionet për mbrojtjen e jetës, pronës dhe pasurive natyrore.

“Mirënjohje e përzemërt për pilotët e Forcave Ajrore, për çdo mision në përballjen me zjarret, për përkushtimin, guximin dhe sakrificën e tyre. Sot, më shumë se fjalët, secili prej tyre meriton një falënderim të sinqertë: Faleminderit për shërbimin, për sakrificën dhe për çdo mision të kryer me sukses deri sot”, shprehet Nufi duke publikuar në rrjetet sociale edhe foto nga takimi.
(A2 Televizion)











