• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, August 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Novruz Cenalia rivarroset tek “Dëshmorët”, Lamallari: Drejtësia të jetë në lartësinë e përgjegjësisë që ka

by A R
16/05/2026 13:12
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari dhe drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita sot në 16 maj, morën pjesë në ceremoninë e rivarrimit të Dëshmorit të Atdheut, Novruz Cenalia, i vrarë dy vite më parë në Fier.

Në fjalën e tij mbajtur para familjarëve dhe efektivëve të Policisë së Shtetit, ministri Lamallari vlerësoi sakrificën e efektivit dhe kërkoi që drejtësia t’i shkojë deri në fund ngjarjes kriminale.

Ceremonia tha ministri, nuk ishte vetëm një akt shtetëror, por një moment përuljeje para sakrificës së një punonjësi policie që, sipas tij, e pa uniformën si mision në shërbim të qytetarëve dhe të atdheut.

“Policia e Shtetit mban në historinë dhe kujtesën e saj edhe një dëshmor më shumë. Emri i Novruz Cenalisë do të qëndrojë përgjithmonë mes atyre burrave dhe grave që uniformën nuk e panë si privilegj, por si mision në shërbim të qytetarëve dhe të atdheut”, deklaroi Lamallari.

Ai theksoi se vrasja e efektivit të policisë ishte një goditje jo vetëm ndaj një punonjësi të rendit, por edhe ndaj vetë autoritetit të shtetit dhe besimit te ligji.

Sipas ministrit të Punëve të Brendshme, sakrifica e Novruz Cenalisë forcon vendosmërinë e institucioneve për të luftuar krimin dhe për të garantuar sigurinë publike.

“Por ata që mendojnë se mund të trembin shtetin duke goditur një punonjës policie, gabojnë rëndë. Humbja e Novruz Cenalisë është një dhimbje e madhe, por ajo nuk e dobëson misionin tonë; përkundrazi, e bën edhe më të fortë vendosmërinë për të luftuar krimin dhe për të mbrojtur rendin e sigurinë publike”, u shpreh ai.

Gjatë ceremonisë, Lamallari e cilësoi shpalljen “Dëshmor i Atdheut” për Novruz Cenalinë si një akt drejtësie morale dhe historike, duke nënvizuar se Shqipëria e vendos atë në panteonin e burrave që dhanë jetën për vendin.

Ministri i Lamallari pati gjithashtu një thirrje për drejtësinë, duke kërkuar që autorët e krimit të marrin dënimin e merituar.

“Drejtësia penale për Novruzin nuk është vetëm një detyrim ligjor; është një detyrim moral ndaj sakrificës së tij dhe ndaj çdo punonjësi policie që përballet çdo ditë me rrezikun për të mbrojtur qytetarët. Një shtet që nderon dëshmorët e tij, duhet të garantojë se krimi nuk do të triumfojë kurrë mbi ligjin”, tha Lamallari.

Në përfundim të ceremonisë, ministri u shpreh se kujtimi i Novruz Cenalisë do të mbetet i paharruar për Policinë e Shtetit dhe për gjithë Shqipërinë.

“Në këtë vend të shenjtë, pranë dëshmorëve të kombit, prehet sot edhe një bir i denjë i Shqipërisë. Një njeri që nuk kërkoi lavdi, por bëri detyrën deri në frymën e fundit”, përfundoi ai.

Next Post
KQZ hedh shortin për zgjedhjet, 23 parti dhe 917 kandidatë në garë për Kuvendin e Kosovës

KQZ hedh shortin për zgjedhjet, 23 parti dhe 917 kandidatë në garë për Kuvendin e Kosovës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

ANALIZA E REL/ A mund t’ua ndalojë BE-ja hyrjen në Shengen ish-ushtarëve rusë?

Rusia mobilizon 600 mijë ushtarë, Kievi: Moska kërkon trupa të rinj pas humbjeve në front

August 28, 2026
10 ditë peng në Spanjë, si shqiptari rrëmbeu shoferin e kamionit pasi u zhdukën 30 milionë euro kokainë

10 ditë peng në Spanjë, si shqiptari rrëmbeu shoferin e kamionit pasi u zhdukën 30 milionë euro kokainë

August 28, 2026
Vandalizëm në resortin e Trumpit, 7 të akuzuar në “lidhje me terrorizmin”

Vandalizëm në resortin e Trumpit, 7 të akuzuar në “lidhje me terrorizmin”

August 28, 2026
Vodhi 27 milionë lekë në shtëpinë e xhaxhait, si u zbulua Leonardo Sinani përmes “kurthit” hetimor

Vodhi 27 milionë lekë në shtëpinë e xhaxhait, si u zbulua Leonardo Sinani përmes “kurthit” hetimor

August 28, 2026
Zjarr në Lazarat, vihet nën kontroll nga tre grupe zjarrfikëse

Zjarr në Lazarat, vihet nën kontroll nga tre grupe zjarrfikëse

August 28, 2026

Trump njofton krijimin e Akademisë Kombëtare të Hapësirës në SHBA

August 28, 2026
Kadastra: Hapat si të regjistroni pronësinë e shtëpive të ndërtuara para vitit ’91

Nisin aplikimet për banesa, 300 kredi me 0% interes për punonjësit e administratës

August 28, 2026
Fluturimet komerciale në BE arrijnë në 6.9 milionë në vitin 2025

Fluturimet komerciale në BE arrijnë në 6.9 milionë në vitin 2025

August 28, 2026
Ditë e artë për Kosovën në xhudo, tri medalje të bronzta në “Taranto 2026”

Ditë e artë për Kosovën në xhudo, tri medalje të bronzta në “Taranto 2026”

August 28, 2026
Eshtrat e gjetura në Zubin Potok dërgohen në Hagë për identifikim përmes ADN-së

Eshtrat e gjetura në Zubin Potok dërgohen në Hagë për identifikim përmes ADN-së

August 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com