Serbi Gjokoviç, aktualisht, tenisti i parë në botë në listën ndërkombëtare, fitoi Grand Slam “Roland Garros”, për herë të parë në karrierën e tij. Kundërshtari i tij ishte numri i dytë i botës, britaniku Andey Murrey.
Rezultati final i ndeshjes ishte 3-1 për serbin që diktoi mbas setit të parë, kur humbi me skocezin (6-3). Të tjerat përfunduan (6-1, 6-2. 6-4 për të). Me këtë fitore, ai bëhet tenisti i parë pas vitit 1969 që mban fitore në të katër Grand Slam.