Pas debateve të shumta ku figura të njohura shqiptare bënë fushatë për të bojkotuar koncertin e këngëtarit grek Notis Sfakianakis, pasi thuhej se ky i fundit kishte mjaft deklarata të forta kundër shqiptarëve, ka ardhur edhe reagimi i parë nga ai.
Sfakianakis ka mbërritur pak më parë në Tiranë, e ndërsa në një intervistë për Top Channel ai i ka mohuar kategorikisht thashtethemet se ka folur kundër shqiptarëve.
Sakaq në gjuhën shqipe Notis Sfakianakis është shprehur se i pret të gjithë në Pallatin e Kongreseve, duke shtuar se i do shumë qytetarët e Shqipërisë.
“Nuk i kam thënë kurrë këto fjalë. Mediat më kanë manipuluar. Dhe diçka tjetër, fakti që këtu jemi në Iliri kjo i thotë të gjitha.
Ta ftojmë publikun së bashku në Pallatin e Kongreseve të enjten…
Ju dua shumë, ju pres në Pallatin e Kongreseve”, tha ai në shqip.