• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, January 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Noterët, shpallen vendet e lira për dy vitet e ardhshme

by Java News
19/11/2016 09:19
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Për dy vitet e ardhshme në gjithë vendin do të ketë vetëm 475 noterë, nga të cilat aktualisht janë vetëm 22 vende të lira. Ky është numri që ka fiksuar Ministria e Drejtësisë nëpërmjet një udhëri të veçantë që ka lëshuar ministri Ylli Manjani. “Numri i noterëve që ushtrojnë veprimtarinë e tyre në territorin e Republikës së Shqipërisë, për dy vitet e ardhshme, të jetë 475 (katërqind e shtatëdhjetë e pesë)”. thuhet në urdhërin e publikuar dje në Fletoren Zyrtare. Ministria e Drejtësisë ka përcaktuar në mënyrë të detajuar edhe se sa noterë do të ketë secili rreth gjyqësor.

Sipas arsyetimit të përdorur urdhëri i lëshuar nga ministri Manjani ka qenë i domosdoshëm pas ndarjes së re administrative-territoriale. Ky përcaktim i ri është bërë edhe duke marrë parasysh statistikat e shpërndarjes së popullsisë, por edhe nga disa kërkesa që janë bërë nga kryetarë bashkishë për mangësi noterësh në zonat e tyre administrative.

“Duke qenë se duke mbajtur në konsiderate zhvillimet në ligjin nr. 115/2014, “Për ndarjen administrativo-territoriale të njësive të qeverisjes vendore në Republikën e Shqipërisë”, si dhe kërkesave të ardhur nga disa kryetarë bashkish, të cilët evidentojnë mungesën e një noteri pranë bashkive të tyre është i detyrueshëm rishikimi i numrit të përgjithshëm të noterëve, bazuar në kriteret ligjore të mëposhtme: a) numrin e popullsisë së bashkisë, së bashku me njësitë administrative rreth saj; b) vëllimin e punës së veprimtarisë noteriale.

Në lidhje me kriterin e parë, Ministria e Drejtësisë, është referuar në të dhënat zyrtare që publikon Instituti i Statistikave (INSTAT). Ndërkohë, në lidhje me kriterin e dytë, janë përdorur të dhënat për veprimtarinë noteriale, të dërguara nga Dhoma Kombëtare e Noterisë, si dhe nga Regjistri Noterial Shqiptarë (RNSH)” thuhet në arsyetimin e publikuar në Fletoren Zyrtare.

Nga lista e plotë e publikuar nga Ministria e Drejtëisë vihet re se më shumë noterë ka Tirana, plot 183 diferencë shumë të madhe Durrësi që vjen më pas me 46 noterë. Normalisht që kjo diferencë vjen nga ngarkesa e madhe që ka kryeqyteti si prej grumbullimit të institucioneve ashtu edhe prej numrit të madh të popullsisë. Por kur bëhet fjalë për vendet vakante në Tiranë nuk ka as edhe një. Ministria ka publikuar edhe listën e vendeve vakante ku në vetëm 18 qytete ka vende bosh pë rata që kërkojnë të marrin një licensë për të ofruar shërbime noteriale. Në total në gjithë vendin ka vetëm 22 vende vakante.

Për dy vitet e ardhshme në gjithë vendin do të ketë vetëm 475 noterë, nga të cilat aktualisht janë vetëm 22 vende të lira. Ky është numri që ka fiksuar Ministria e Drejtësisë nëpërmjet një udhëri të veçantë që ka lëshuar ministri Ylli Manjani

Numri i noterëve sipas njësive administrative vendore
Berat 9
Ura Vajgurore 1
Kuçovë 1
Çorovodë 1
Peshkopi 3
Burrel 2
Bulqizë 2
Durrës 46
Golem 1
Manëz 1
Sukth 2
Shijak 5
Rashbull 1
Krujë 2
Fushë-Krujë 2
Elbasan 25
Cërrik 1
Gramsh 2
Peqin 2
Belsh 1
Përrenjas 1
Librazhd 3
Fier 22
Patos 1
Levan 1
Lushnje 11
Divjakë 1
Ballsh 2
Gjirokastër 7
Dropull i Sipërm 1
Tepelenë 2
Përmet 2
Korçë 8
Maliq 1
Ersekë 1
Pogradec 5
Bilisht 2
Kukës 4
Bajram Curri, 3
Lezhë 10
Shëngjin 1
Rrëshen 3
Laç 6
Shkodër 20
Pukë 2
Koplik 1
Tiranë 183
Kamzë 5
Vorë 3
Farkë 3
Kashar 3
Paskuqan 2
Kavajë 9
Rrogozhinë 1
Vlorë 22
Himarë 1
Novoselë 1
Qendër-Vlorë 1
Sarandë 9
Delvinë 1
TOTALI 475

Vendet vakante 
Durrës 2
Golem 1
Elbasan 1
Peqin 1
Belsh 1
Përrenjas 1
Fier 1
Pogradeci 1
Kavajë 2
Rrogozhinë 1
Vlorë 1
Gjirokastër 1
Delvina 1
Korçë 1
Lezhë 2
Shëngjin 1
Rrëshen 1
Berat 1
Shkodër 1
TOTALI 22

ma.me

Next Post
Konsensus për ‘Vetting’ jashtë parimeve të Euralius? Xhafaj: Do të ishte pazar

Xhafaj: Të verifikohen shpenzimet e institucioneve “të pavarura”, po bëjnë qejf me paratë e shtetit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Duhet të ketë formë tjetër, të ndizen temperaturat”, Këlliçi flet për protestat e vakëta të PD-së

“Duhet të ketë formë tjetër, të ndizen temperaturat”, Këlliçi flet për protestat e vakëta të PD-së

January 19, 2026
A po e “çmonton” Trump OKB-në? Baton Haxhiu zbulon detaje nga statuti i Bordit të Paqes

A po e “çmonton” Trump OKB-në? Baton Haxhiu zbulon detaje nga statuti i Bordit të Paqes

January 19, 2026
“Berisha, porositësi i vrasjeve”, avokati: I ka ofruar para familjes së Hekuran Dedës, por ata s’kanë pranuar

Sondazhi për “21 Janarin”: 62.9% mendojnë se Qeveria ‘Berisha’ vrau shtetasit e vet duke kryer krim shtetëtor

January 19, 2026

“21 Janari”, Sondazhi: 63.2% mendojnë se nuk ka vullnet për të vendosur drejtësi!

January 19, 2026
Rrëfimi i Bamir Topit: Telefonata e Ramës me Hysni Burgajn për 21 Janarin

SONDAZHI / 15 vite nga “21 Janari”, 47,9% e shqiptarëve: PS duhet ta çonte protestën deri në fund!

January 19, 2026
Kishte shkuar të punonte në një ishull / 19-vjeçarja gjendet e vdekur, dyshohet se u sulmua nga…

Kishte shkuar të punonte në një ishull / 19-vjeçarja gjendet e vdekur, dyshohet se u sulmua nga…

January 19, 2026
Ish-ministri i Brendshëm: Dhurata që më bëri Vladimir Putini!

Ish-ministri i Brendshëm: Dhurata që më bëri Vladimir Putini!

January 19, 2026
Protestuesit ndërpresin shërbesën kishtare në Minnesota, hetohen nga policia

Protestuesit ndërpresin shërbesën kishtare në Minnesota, hetohen nga policia

January 19, 2026
Protesta kombëtare e PD-së/Meçe: Pas 24 janarit, opozita do t’i rikthehet normalitetit

Protesta kombëtare e PD-së/Meçe: Pas 24 janarit, opozita do t’i rikthehet normalitetit

January 19, 2026
Mungesa e energjisë elektrike shqetëson pushuesit në Lezhë, deri në 8 orë pa drita

Gjysma e Tiranës në “black out”. OST del me njoftim zyrtar

January 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In