• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Notat për kombëtaren kuqezi nga media italiane, në krye Hysaj e Balaj

by Java News
06/09/2016 18:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Portali i njohur sportiv italian “Tuttomercatoweb” ka analizuar ndeshjen mes Shqipërisë dhe Maqedonisë, duke u vënë nota protagonistëve të duelit të çuditshëm që zgjati dy ditë. Vlerësime shumë të larta për Balajn e Hysajn, protagonistë absolutë të kësaj përballjeje. Më pak të vlerësuarit janë Abrashi e Kukeli.

Berisha 6 – Fatkeqësisht nuk mund të bëjë asgjë te goli i Alioskit, i cili përfiton nga një gabim i rëndë i Kukelit. Mbetet i vëmendshëm, ndonëse sulmuesit maqedonas nuk i krijojnë shumë probleme.

Hysaj 7 – Rëndësia e tij për këtë kombëtare rritet në mënyrë të ndjeshme nga një sfidë në tjetrën. Personalitet dhe talent, dy faktorë që e bëjnë të pazëvendësueshëm. I tiji është asisti i kalibruar që sjell avantazhin e sigluar nga Sadiku.

Gjimshiti 6 – Sakrifikohet për skuadrën, duke kaluar në mesfushë kur shokët e tij bëjnë ndonjë gabim të vogël në pozicionim. Por nuk arrin të korrigjojë gabimin e pasimit mbrapa të pamenduar të Kukelit, i cili solli barazimin maqedonas.

gjimshiti shqiperi maqedoni

Mavraj 6.5 – Në rritje të vazhdueshme. Mban sulmuesit kundërshtarë, duke limituar dëmet dhe duke i dhuruar një ditë relativisht të qetë Berishës.

Agolli 6.5 – Konfirmohet si një prej lojtarëve më ngulmues. I pëlqen të vendosë në vështirësi kundërshtarët në fazën ofensive, i aftë të tregojë veten edhe në goditjet standarde.

Abrashi 5.5 – E nis mirë, duke marrë pjesë në qarkullimin e topit me saktësi dhe cilësi, I bie përqendrimi në pjesën e dytë. Zëvendësohet në minutën e 60.

Balaj 7 – Hyn në minutën e 60.  Shumë kërkues, gjithmonë gati për të luajtur topin vertikal. Çon në rrjetë topin që i dhuron tri pikët skuadrës së De Biazit.

bekim balaj

Kukeli 4 – Protagonisti negativ i ndeshjes së Shkodrës. Një pasim mbrapa i çmendur, mbi të cilin u hodh Alioski, i cili më pas shënoi golin e barazimit. Në pjesën e dytë të ndeshjes humbi qartësinë.

Xhaka 6 – De Biazi e aktivizon që nga minuta e parë, me shumë mundësi për të shfrytëzuar lëvizshmërinë e tij në tentativën për t’u hapur në krahë. Mundohet të shpërthejë disa herë në krahë, duke lënë më shumë se sa duhet ndonjë hapësirë në qendër.

Gashi 6 – Dialogon mirë me shokët e repartit, sidomos në pjesën e parë. Pastaj, në pjesën e dytë, ndjen lodhjen, duke ulur intensitetin. Largohet në minutën e 69.

Memushaj 6.5 – Nga minuta e 60. Hyn mirë në ndeshje, jep asistin për golin-fitore të Balajt.

Sadiku 6.5 – shumë lëvizje pa top për sulmuesin e Zyrihut, i cili shfrytëzon një asist perfekt të Hysajt për golin e avantazhit.

gjishiti lila sadiku

Hyka 6 – Mbrojtësit maqedonas kanë vështirësi në kontrollimin e tij. I aftë në depërtimin në vendet bosh, duke i shtyrë shpesh kundërshtarët të kryejnë faull ndaj tij. Zëvendësohet në minutën e 67.

Roshi 5 – Nga minuta e 67. Tregon pak ose aspak, nuk arrin të sigurojë ndryshimin e ritmit./panorama/a.k

Next Post
Tatimi mbi të ardhurat nga orët shtesë, policëve u mbahen 8 deri në 20 mijë lekë nga pagat

Tatimi mbi të ardhurat nga orët shtesë, policëve u mbahen 8 deri në 20 mijë lekë nga pagat

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Modelja Gigi Hadid merr “lumë” kritikash në pasarelën e Parisit, zbulohet shkaku!

Modelja Gigi Hadid merr “lumë” kritikash në pasarelën e Parisit, zbulohet shkaku!

October 7, 2026
Nga Durrësi në Librazhd për të shitur drogë, arrestohet 27-vjeçari! I ndërronte shpesh njësitë e banimit, i gjendet edhe…

Nga Durrësi në Librazhd për të shitur drogë, arrestohet 27-vjeçari! I ndërronte shpesh njësitë e banimit, i gjendet edhe…

October 7, 2026
Nga “Pasqyrë Albania” dhe fondet e IPARD, te marrëveshja me Francën për ujësjellësin e Durrësit! Zbardhen të gjitha vendimet e Qeverisë

Nga “Pasqyrë Albania” dhe fondet e IPARD, te marrëveshja me Francën për ujësjellësin e Durrësit! Zbardhen të gjitha vendimet e Qeverisë

October 7, 2026
Kreu i ri i SPAK, KLP zgjedh sot pasuesin e Altin Dumanit

KLP ende në ngërç për Kryeprokurorin! Rrëzohet me 6 vota kërkesa e Pjetërnikajt për largimin e anëtarit Vat Staka!

October 7, 2026
Inspektori i Pentagonit: Lufta në Iran ka çuar në mungesë të municioneve në SHBA -

“Dëmi shkon në 3,3 miliardë dollarë!”- Raporti i luftës: SHBA humbi 81 avionë, dronë dhe helikopterë në betejën me Iranin!

October 7, 2026
VIDEO/ Bypass-i i Elbasanit dhe hekurudha Tiranë-Durrës, Karakaçi jep detajet: Kontratat janë lidhur, vijojnë punimet! Ja kur hapen

VIDEO/ Bypass-i i Elbasanit dhe hekurudha Tiranë-Durrës, Karakaçi jep detajet: Kontratat janë lidhur, vijojnë punimet! Ja kur hapen

October 7, 2026
Meta sulmon SPAK: Proces politik për të goditur opozitën, nuk ka asnjë provë kundër meje

“Heshtje e qëllimshme”- Përplasja GJKKO-Avokatë, Meta reagon nga qelia: Situatë e panevojshme, shkak “Ramaforma”! Kuvendi të ndërhyjë

October 7, 2026
Ibrahimaj: Shqipëria mes vendeve lider në Ballkan për mbështetjen ndaj SME-ve, sipas raportit të OECD-së

“Qytetarët do të informohen”- Ministrja Ibrahimaj: Prokurimet publike do të gjurmohen nga fondi, deri te fiskalizimi!

October 7, 2026
Liga e Kombeve, Shqipëria në vazon e parë. Kundërshtarët e mundshëm

Pas tre fitoreve në Ligën e Kombeve, Shqipëria ngjitet një vend në renditjen e FIFA-s! Edhe Kosova thyen rekordin e vetes

October 7, 2026
Revolta e Berishës, a po përsëritet 30 qershori i 2019-s?

Revolta e Berishës, a po përsëritet 30 qershori i 2019-s?

October 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com