• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, September 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Notat e lojtarëve kuqezi… në një mbrëmje historike

by Java News
20/06/2016 09:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shqipëria më e bukur e futbollit e ngriti flamurin në Francë me një fitore të madhe kundër Rumanisë, duke lënë të hapur portën për të vijuar rrugëtimin në festivalin e futbollit evropian. Një ndeshje luanësh në Lion për kuqezinjtë.

Berisha 7 – Shumë i kujdesshëm dhe i saktë në dalje. Në ato pak raste kur u thirr në apel u tregua i saktë. Ka fituar siguri.

Hysaj 7 – Ka një siguri të jashtëzakonshme në mbrojtje. I shpejtë, i saktë dhe me shumë potencë në mbrojtje dhe sulm.

Ajeti 8.5 – Monumental në të gjitha ndërhyrjet. Nuk gaboi në asnjë ndwrhyrje, madje korrigjoi edhe gabimet që shokët bënë në disa raste.

Mavraj 7 – Një kollos në mbrojtje. I saktë dhe shumë i koordinuar me shokët e repartit. Një garanci për prapavijën dhe shumë imponues me qetësinë e tij.

Agolli 7 – Kapiteni i ri nuk kishte qetësinë e zakonshme, por gjithsesi, eksperienca e tij ishte shumë e rëndësishme në momente decizive të takimit.

Basha 7 – Duket sikur shkeli në të njwjtat gjurmë të Kukelit. Kontroll i mirë me topin, dyluftime të forta dhe shumë vrapim. Një ndeshje pothuaj perfekte.

Lila 7 – Ka bërë padyshim ndeshjen e jetës. Dublime të sakta në mbrojtje, vrapime në linjën anësore dhe shumë agresiv në lojën në ajër.

Lenjani 7 – Ka vrapuar pafund në të gjithë hapësirën e fushës. Ka mbyllur çdo veprim të kundwrshtarit në tw majtë të mbrojtjes dhe u pa shpesh në kufinjtë e zonës.

Abrashi 8 – Numërohën me gishta mesfushorët që vrapojnë sa Abrashi në këtë Evropian. I pazëvendësueshëm në rolin e tij.

Memushaj 8.5 – Ky është një futbollist me klas të lartë dhe një fuqi të jashtëzakonshme. Kombëtarja ka më shumë fantazi me këmbët ë tij.

Sadiku 10 – Dhjetë me yll: i vetëm kundër të gjithë mbrojtësve më të mirë të Evropianit dhe u shpërblye me një super gol. Shkroi emrin e tij në histori, e bëri të gjithë Shqiptarinë të lumtur.

Balaj 7 – Presoi shumë lart te kundërshtari, e mbajti në presion mbrojten rumune dhe fitoi sekondat e vlefshme.

Roshi 7 – I qartë, i saktë, i bukur në vrapim dhe driblon. Një kualitet më shumë.

Cana 7 – Siguria e kapitenit është dhe vetëm me prezencë në pak minuta aktivizim.

De Biasi 8.5 – Guxoi shumë, e përgatiti skuadrën deri në detajin më të vogël për një fitore historike. Jeta dhe karriera e tij është më e bukur me Shqipërinë./ TCH/ a.k

Next Post

Çerdhet, regjistrimi i fëmijëve nis të hënën tjetër

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Agjenti digjital, informacion dhe vetërregullimi

Përse dështoi Reforma në Drejtësi

September 8, 2026
Tensione jashtë Parlamentit, Policia shoqëron disa protestues

Tensione jashtë Parlamentit, Policia shoqëron disa protestues

September 8, 2026
Përplasja për Avokatin e Popullit/ Shtyhet seanca për të enjten, Peleshi: S’mund të bllokosh Kuvendin se s’të pëlqen dikush

LIVE! Nis sesioni i ri parlamentar, këndohet Himni Kombëtar, ja rendi i ditës

September 8, 2026
Hungaria dëbon 10 diplomatë rusë, Moska paralajmëron përgjigje të ashpër

Hungaria dëbon 10 diplomatë rusë, Moska paralajmëron përgjigje të ashpër

September 8, 2026
“Po na mbahen lekët”/ Tre muaj pa rroga, punonjësit e Ndërmarrjes së Pastrimit në Durrës mblidhen para Bashkisë

“Po na mbahen lekët”/ Tre muaj pa rroga, punonjësit e Ndërmarrjes së Pastrimit në Durrës mblidhen para Bashkisë

September 8, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

“Respekte”, z. Korrupsion!

September 8, 2026
Pas paralajmërimit të Veliajt për heqje të licencës, tërhiqet Unioni i Transportit. Të gjithë autobusët në punë

Tjetër kompensim për transportin publik, autobusët rikthehen me kapacitet të plotë

September 8, 2026
Britania akordon 116 milionë euro për mbrojtjen ajrore të Ukrainës gjatë dimrit

Britania akordon 116 milionë euro për mbrojtjen ajrore të Ukrainës gjatë dimrit

September 8, 2026
Nga sot, temperatura përvëluese në Shqipëri: Si të parandaloni emergjencat e lidhura me nxehtësinë

Vjeshta do vijojë me temperatura të larta, IGJEO: El Nino ndikim edhe në Shqipëri

September 8, 2026
Ndryshon Serie A, më shumë gola dhe asnjë barazim 0-0 në javët e para

Ndryshon Serie A, më shumë gola dhe asnjë barazim 0-0 në javët e para

September 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com