• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, December 25, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Notari Sidni Hoxha rrezikon Olimpiadën… KOKSH bën një gabim të pafalshëm

by Java News
08/08/2016 13:58
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shpëtim Hoxha, babai i notarit olimpist Sidni Hoxha, hedh sërish akuza në adresë të KOKSH-it. Në prononcimin për gazetën “Panorama Sport”, Hoxha shprehet se notari rrezikon konkurrimin në 50 m stil i lirë, pasi sipas tij drejtuesit e delegacionit olimpik i kanë ngatërruar kohën.

sidni hoxha

“Dua të denoncoj shkatërrimin që i është bërë sportistit Sidni Hoxha si për bursën olimpike, si për mosdhënien e shpërblimeve dhe së fundmi sportisti është në pikën kritike për të mos marrë pjesë në Olimpiadë. Arsyeja është për një shpërdorim detyre që kanë bërë, duke i ndryshuar rezultatin e 50 m stil i lirë ku do të garojë.

Nga koha 22.93, që është gara e regjistruar për Olimpiadën (norma B), e kanë çuar në 29.93. Kjo garë, e cila duhet të ishte më e rëndësishmja për Sidnin, për të arritur rezultat premtues, tashmë komprometohet, pasi e kanë regjistruar në Baterinë e Parë. Dhe në këtë Bateri garojnë sportistë kohët e të cilëve janë shumë larg kohëve të Sidnit.

koksh olimpiade

Ndërkohë që ai duhet të notonte me ata sportistë, të cilët janë me kohë të njëjtë me të, sikurse ka notuar në dy olimpiadat e tjera. Dhe kjo ka ndodhur vetëm për pakujdesi të delegacionit olimpik”, denoncon babai i notarit. Hoxha thekson se asnjë përfaqësues i Misionit tonë nuk ka qenë prezent në mbledhjen teknike të FINA-s (Federata Botërore e Notit) për të bërë reklamim.

“Trajneri i caktuar me pa të drejtë nga federata dhe nga Komiteti Olimpik nuk e ka vrarë mendjen fare të shkonte në mbledhjen teknike. Dhe tashmë që është bërë publik shpallja e emrave në Baterinë e Parë, thonë se ne nuk kemi pasur mundësi për të qenë prezent. Pra, është një neglizhencë, por edhe me dashje e të gjithëve që janë në delegacion që nga sekretari i përgjithshëm i Komitetit Olimpik Stavri Bello dhe nga drejtori Kliton Muça.

olimpiade koksh

Duhej të ishin atje. Kanë dy javë në Rio. Duhet të ishin atje dhe të informonin që Sidni Hoxha ka pasur rezultatin e tij më të mirë 22.87 dhe jo 29.93. Ka shumë mundësi që ai duke parë që nuk ka asnjë vlerë ajo garë të mos marrë pjesë fare. Nuk e di kush ia ka deklaruar atë kohë. Ky është problemi. Di të them me siguri që unë dhe Sidni Hoxha nuk e kemi deklaruar atë kohë. Me kohën e vetë duhet të ishte në Baterinë e Tetë”, e mbylli deklaratën e tij Shpëtim Hoxha mes indinjatës me shpresën për të gjetur zgjidhje.

Next Post

Mesazh për Metën nga SHBA: Reforma, shenjë e angazhimit të Shqipërisë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kuvendi i ri, të rinjtë e politikës duhet të jenë bashkues

Drita

December 25, 2025
VIDEO/ Çmenduri, ‘skifterët’ grabisin bankomatin si nëpër filma! Pamjet bëhen virale

VIDEO/ Çmenduri, ‘skifterët’ grabisin bankomatin si nëpër filma! Pamjet bëhen virale

December 25, 2025
RTSH, së shpejti me një kanal të dedikuar për fermerët dhe bujqësinë

Tonelata produkte bujqësore stok/ Rrapaj: Bujqit nuk marrin subvencione! Eksperti: Duhet orientim drejt kërkesës së tregut!

December 25, 2025
Shqiptari që po zhduket nga frika

Shqiptari që po zhduket nga frika

December 25, 2025
Ngjarje tronditëse/ U shtyp nga kali teksa bënte xhiro, ndërron jetë 45-vjeçarja

Ngjarje tronditëse/ U shtyp nga kali teksa bënte xhiro, ndërron jetë 45-vjeçarja

December 25, 2025
2025: Anatomia e përplasjes së madhe SPAK-mazhorancë

2025: Anatomia e përplasjes së madhe SPAK-mazhorancë

December 25, 2025
Suedi/ Dyshime për sulm terrorist, raportohet për shpërthim dhe disa të plagosur! Qëllohet për vdekje autori

Suedi/ Dyshime për sulm terrorist, raportohet për shpërthim dhe disa të plagosur! Qëllohet për vdekje autori

December 25, 2025
Sherr me thika mes disa personave në Bathore, 4 të plagosur përfundojnë te Trauma

VIDEO-Sherr për motive banale në një lokal në Korçë, dhunohet një person! Dyshohet se…

December 25, 2025
“Djali sapo kishte nisur të belbëzonte fjalën baba”/ Rrëfimi i rrallë i bashkëshortes së Komisarit të vrarë, Ilir Ngresi

“Djali sapo kishte nisur të belbëzonte fjalën baba”/ Rrëfimi i rrallë i bashkëshortes së Komisarit të vrarë, Ilir Ngresi

December 25, 2025
“Fle, por nuk çlodhem”- Problemet e gjumit në moshat e mëdha 

Mos rreshtni kurrë së ëndërruari

December 25, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com