• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, January 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Nostalgjia ndaj “Bllokut” dhe Lukashenko

by Ben Andoni
25/08/2020 18:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ben Andoni

“Diktatori i Bjellorusisë shpreson për mbështetjen ruse dhe indiferencën evropiane”, thuhet në një mbititull të “The Economist” për ngjarjet e fundit atje. Më saktë se kaq nuk mund të rrëfehej historia që pushtoi këto ditë situatën pas zgjedhjeve dhe rrahjen masive të bjellorusëve të thjeshtë, që kërkonin demokracinë e paprekur kurrë si duhet në këtë vend. Qenie si presidenti i tyre Lukashenko nuk tunden lehtë nga vendi, sidomos kur pas tyre qëndrojnë figura të tilla si presidenti i Rusisë, Putin. Aleat natyral i kësij lloj shteteve. Dhe, Bjellorusia vazhdon të jetë në zonën e tyre të interesit, jo thjesht për shkak të lidhjeve të shumta por edhe për faktin se Lukashenko, me mbështetjen direkte ruse, nuk ka lëvizur nga posti i tij prej 26 vjetësh, që kur u krijua ky post, madje duke mbajtur ende të gjalla shumë simbole të ish-BRSS. Gjatë këtyre viteve, Ai, i bëri ballë Terapisë së Shokut që Perëndimi i afroi Lindjes, e që në fakt rezultoi me shumë probleme, duke kufizuar e kufizuar shumë të drejta. Çuditërisht që pas vitit 2006, kohë kur ai mori kritikat e para masive, nuk pyet fare për kufizimet e BE-së dhe SHBA-së, për të mos folur për organizmat e tjera, më pak autoritativë.

Në ditët e fundit të Gushtit, teksa kancelaritë evropiane luftojnë për supremaci në BE-në e dobësuar dhe japin këshilla (mes atyre dhe presidenca shqiptare e OSBE-së), deri më 19 gusht, të paktën katër njerëz ishin vrarë dhe dhjetëra të tjerë ishin rrahur paq në Minsk. Qëllimi i autoriteteve është i qartë: për të terrorizuar qytetarët dhe për t’i siguruar zyrtarët e regjimit të vazhdojnë represionin, një taktikë e përdorur rëndom nga diktatorët dhe mafiozët. Që pati dhe anën tjetër atë të kinse regjimit të mirë, pasi zyrtarë të lartë bjellorusë shkuan të vizitonin vetë të plagosurit, për të bërë një kinse Mea Culpa ose më saktë një make-up të sforcuar.

A kishte fuqi dhe kredenciale Shqipëria, në kryesinë e presidencës së OSBE/ODHIR, këtë post gati honorifik, të bënte diçka? Në një shkrim, që Ministri në Detyrë i Jashtëm i Shqipërisë Cakaj bënte si replikë ndaj analistit të njohur politik kosovar Veton Surroi, i rreshtonte sukseset e Shqipërisë dhe madje edhe në rastin e Bjellorusisë, duke harruar se në të vërtetë ishin dy kancelaritë kryesore në Evropë, Berlin dhe Paris, që morën flamurin për negocimet. Dhe, është realisht investimi i tyre, që ‘e tut’ sadopak Lukashenkon dhe pushtetin e tij të frikshëm. Por deri diku, pasi Rusia e bëri menjëherë të qartë: Janë problemet e tyre. Këtë mesazh mori dhe Rama në postin e tij të ri diplomatik, paçka predispozitës së treguar.

Arsyeja e gjithë këtij ngërçi në kontinent është e thjeshtë: përballë një Evrope kaq të përçarë në luftë për influenca, të dobësuar nga ikja e Anglisë dhe të sfilitur nga pandemia- përballë i qëndron ekspansioni i frikshëm i Rusisë dhe mbështetja e hapur ndaj diktatorit. Putin është një realitet jo thjesht i frikshëm por i papërballueshëm, ku shpatullat e presidencës modeste të Shqipërisë nuk e mbajnë dot, paçka propozimit interesant, investimit për punën dhe përpjekjes për të ulur palët. Zëri i Rusisë dhe përgjigja se ata i zgjidhin vetë “i kthjelloi” të gjitha palët: pas qëndron arroganca e një shteti, i cili vendos veton në Këshillin e Sigurimit, e që tashmë nuk ndalet në krijimin e zonave të reja të influencës

Disa mijëra kilometra më tutje, Shqipëria përballet me një frymë shumë negative dhe lloj-lloj akuzash ndaj kryeministrit Rama, që duhet thënë se ka shfrytëzuar të gjitha mundësitë dhe diapazonin për t’u përballur dhe jo pak për t’u dukur ndërkombtarisht. Sikur të mos ishte për gjë tjetër, të paktën për staturën e vet, që duhet thënë se është deridiku tërheqëse në Evropë. Të mos harrojmë edhe faktin se kjo mundësi të vjen njëherë në dekada (po funksionoi) për një shtet dhe Rama nuk mund ta linte për asnjë çast, qoftë edhe për sensin e tij të formës dhe të dukjes që e ka aq të spikatur.

Gjithsesi larg të tjerave, një sens ka nxjerrë ngjarjet me Lukashenkon në Shqipëri: nostalgjinë për të shkuarën tonë. Dhe, këtë e shikon në proklamimin e kinse desidentëve dhe paralelizmat e diktatorëve me Ramën, që në fakt nuk arrin të jetë dot i tillë, pasi është dhe mbetet thjesht një kryeministër i sipërfaqshëm forme, figurë që ia kanë përplasur dhe po e rëndojnë keqazi shifrat.

Ndërkohë që, një fenomen tjetër i vërejtur tek ne ka nxjerrë sensin e nostalgjisë për të shkuarën komuniste dhe ardhjen e njerëzve të dikurshëm të regjimit por tashmë, t’parë me keqardhje dhe habi. Për fat të keq të ricikluar disa herë. Lukashenkot pa pushtet.

 “Nostalgjia mund të jetë qoftë një sëmundje sociale por edhe një emocion krijues, qoftë helm apo melhelm. Endrrat e tokave të imagjinuara nuk mund dhe nuk duhet të realizohen. Ato mund të kenë një ndikim më të rëndësishëm në përmirësimin e kushteve shoqërore dhe politike në të tashmen si ideale, por jo mënyrën sesi përrallat kthehen në realitet”, thotë Svetlana Boym, në një libër të jashtëzakonshëm “E ardhmja e nostalgjisë”, për këto lloj gjëndjesh, si tek ne.

Por nuk mbaron këtu, ritirada dhe debate false për personazhe që i njohim, duke filluar nga përsiatjet për shkrimtarin tonë më të njohur Ismail Kadare dhe duke mbaruar me shumë të tjerë, që bërtasin persekutime imagjinare. Dhe, a kishte apo jo dosje persekutimi ai dhe të tjerët? Nëse një strukturë pohon se kishte, një po me aq besim thotë se jo?! Por më e prirur është kohët e fundit nostalgjia që nuk mbaron dhe përsëritet vazhdimisht për Bllokun dhe personazhet, që pas fatit tragjik dhe luftës së brendshme u kthyen edhe vetë në viktima. Përditë bombardohemi me heronjtë e ri të Bllokut dhe keqardhjen për ta. Paradoksalisht nga fotot e dikurshme na ndjekin njerëz me barkun te goja, të kënaqur dhe përqafuar e shtrënguar fort me nomenklaturën. Bash, ata që eliminuan bashkëluftëtarët dhe të tjerë që ua hëngrën kokat për të ruajtur pushtetin e Hoxhës. Por, pse kaq e dashuruar media dhe segmente të ndryshme me Bllokun? Pse duan vallw të evokojnë me pozitivitet sërish atë kohë. Çfarë hanin dhe visheshin në Bllok apo të tjera? Në këtë lloj forme, diktatura ka mbetur e kalcifikuar për nostalgjinë e pakuptueshme të një ekzistence, që sot pak grupe do ta dëshironin. Afrika e Jugut i tregoi shumë Civilizimit kur i përballi live viktimat me dhunuesit, por sot kjo nuk evokon, sepse ne ende nuk jemi larguar nga nostalgjia. Ashtu si nuk bëhet dot paralele të Lukashenkos, që është nga mbetjet e fundit të diktaturave.

 Dhe kjo na ka frenuar sepse tek ne vazhdon e njëjta retorikë ku çdo gjë e vendit quhet gabim nga pjesa që nuk është në pushtet edhe pse arritja modeste e Shqipërisë, në këtë mandat, do përmendet në CV e vendit. Dhe kjo CV nuk mund të jenë sharjet e përfoljet e politikanëve apo ato që regjistrohen si kinse kontribute. Por ngërçi i nostalgjisë së hidhur, që mban ende njerëz si Lukashenko në pushtet: “Problemi me nostalgjinë e parafabrikuar është se nuk na ndihmon të merremi me të ardhmen. Nostalgjia krijuese zbulon fantazitë e epokës, dhe është nga ato fantazi  potenciale prej nga ku lind e ardhmja. Dikush është nostalgjik jo për të kaluarën ashtu siç ishte, por për të kaluarën ashtu siç mund të kishte qenë. Është kjo e kaluar e përsosur që njeriu përpiqet ta realizojë në të ardhmen”, citojmë Boym. (Homo Albanicus)

Next Post
Pinte tre shishe verë në ditë, 47-vjeçarja pëson transformim drastik pasi la alkoolin. As babai nuk e njohu

Pinte tre shishe verë në ditë, 47-vjeçarja pëson transformim drastik pasi la alkoolin. As babai nuk e njohu

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

FOTO/ U ekstradua nga Zvicra, ky është i riu që dyshohet se po planifikonte të vriste vëllezërit Bami

FOTO/ U ekstradua nga Zvicra, ky është i riu që dyshohet se po planifikonte të vriste vëllezërit Bami

January 27, 2026
Shehaj në Kuvend: Taulant, do të vijë edhe ty fundi/ Balla: PD të bëri deputet qyl, ti Agron u vodhe listën e anëtarësisë! Por për këtë do të flasë tezja e Lapajt

Shehaj në Kuvend: Taulant, do të vijë edhe ty fundi/ Balla: PD të bëri deputet qyl, ti Agron u vodhe listën e anëtarësisë! Por për këtë do të flasë tezja e Lapajt

January 27, 2026
Tentativa për hakerimin e SPAK, ish-drejtori i Burgjeve Agim Ismaili dhe 2 të tjerë merren të pandehur. Veprat penale që akuzohen

EMRAT/ Të akuzuar për trafik droge nga Amerika Latine dhe në vendet e BE, SPAK dërgon për gjykim 10 persona

January 27, 2026
BE jep 171 milionë € për Ballkanin Perëndimor, Shqipëria mes përfitueseve

BE jep 171 milionë € për Ballkanin Perëndimor, Shqipëria mes përfitueseve

January 27, 2026
Artan Hoxha reagon sërish: Nuk kam kryer asnjë krim! Këtë gjë e di mirë Vladimir Mara dhe Altin Dumani

Artan Hoxha: Unë mund të jem i arrestuari i vetëm për 21 Janarin, ja u tregoj arsyen pse

January 27, 2026
Krijoi kushtet për vrasjen e vëllezërve Durim dhe Valter Bami/ Ekstradohet nga Zvicra i akuzuari për disa vepra penale (EMRI)

Krijoi kushtet për vrasjen e vëllezërve Durim dhe Valter Bami/ Ekstradohet nga Zvicra i akuzuari për disa vepra penale (EMRI)

January 27, 2026
Erion Braçe dhe Blendi Klosi “përplasen” për mbështetjen 2.2 milionë euro për sportin e padelit

Erion Braçe dhe Blendi Klosi “përplasen” për mbështetjen 2.2 milionë euro për sportin e padelit

January 27, 2026
VIDEO/ Tifozët grekë aksidentohen në Rumani – Humbin jetën 6 prej tyre, ishin nisur drejt Lionit

VIDEO/ Tifozët grekë aksidentohen në Rumani – Humbin jetën 6 prej tyre, ishin nisur drejt Lionit

January 27, 2026
VIDEOLAJM/Me fjalor ofendues, Klevis Balliu ‘mësyn’ në Gjykatën e Tiranës: S’e rr*aj unë!

VIDEOLAJM/Me fjalor ofendues, Klevis Balliu ‘mësyn’ në Gjykatën e Tiranës: S’e rr*aj unë!

January 27, 2026
Rama në Izrael, në konferencën kundër antisemitizmit: Edhe sot test për njerëzimin, territori në Gaza thikë për hebrenjtë e palestinezët

Rama në Izrael, në konferencën kundër antisemitizmit: Edhe sot test për njerëzimin, territori në Gaza thikë për hebrenjtë e palestinezët

January 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In