• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Nostalgji për varfërinë dhe kohën e tollonit, apo për jetën, fëmininë dhe rininë që kanë ikur e s’kthehen më?

by Java News
18/02/2023 11:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Çapajev Gjokutaj

Iu ktheva e iu riktheva kësaj fotoje dhe s’dija të thoshja pse. Sado e çuditshme të duket fillimisht më shtyu në mendime buka që mba në dorë vogëlushi a vogëlushja. Goxha e madhe, gati gati sa një e treta e shtatit të fëmijës. Ka blerë një të tërë ngaqë janë familje e madhe, me shumë gojë për t’u ushqyer, apo ngaqë janë të vobektë dhe jetojnë krizën e tullonit: me që mishi, yndyra, bulmeti e produkte të tjera ushqimore gjendeshin me vështirësi, njerëzit konsumonin më shumë bukë.

Si mbarova punë me bukën fokus i meditimit kaloi te portreti: vogëlush i shëndetshëm dhe i bukur. Format e flokëve dhe bluza e thurur për merak nxjerrin në pah kujdesin e prindërve, veçanërisht të mamasë apo gjyshes, për ta bërë vogëlushin edhe më të bukur.

I shëndetshëm dhe i bukur, por gjithsesi ndryrë mes bukës dhe pejsazhit të gurtë që mbisundon gjithë pamjen, imazhi i fëmijës mund të synojë sadokudo edhe një ngarkesë metaforike: diçka për jetën që gjallon e hedh shtat mes shtrëngesash e vështirësish.

Po mbase fotografia më tërhoqi ngaqë më ngjalli një lloj nostalgjie. Nostalgji për varfërinë, mall për kohën e tollonit, mund të prishte buzët shumëkush. Po unë do thoshja mall për jetën, për fëmininë dhe rininë që kanë ikur e s’kthehen më, për ato kohë kur trupi i pakonsumuar buronte natyrshëm energji dhe gëzim.

Edhe keqardhja për varfërinë edhe malli për atë pjesë të jetës, janë të natyrshme, varet nga ç’pikë i shikon, po thoshja me vete. Kjo puna e pikës së vęshtrimit më solli në mënd një buzëmuzg vere diku në fillim të viteve 2000.

Kisha udhëtuar gjithë ditën dhe i lodhur e i bezdisur po i jepja makinës në Qafë Gjashtë, pranë Sarandës. Ai segment rruge ishte në konstruksion dhe shtëllungat e pluhurit që ngrinin makinat e shumta, më dukej se po binin mbi mua, paçka se xhamat i kisha mbyllur dhe kondcioneri punonte mirë.

Kaq fort po e perceptoja pluhurin, sa më ngjante se në qiellzë ndjeja shije balte. Mjerë këta që mëngjes, drekë, darkë jetojnë në këtë tmerr, po mendoja duke parë shtëpitë buzë rruge, me porta, xhama, pemë e lule të zbërdhylura fund e krye.

Diku u shfaq buzë rrugës një djalë 8-9 vjeç, me pantallona të shkurtra e kanatjerë. Ecte dhe këndonte për shtatë palë qejfe, kurse në dorë mbante një qese celofani me një plendës dhe ca zorrë qengji.

Ja që ka kënaqësi edhe mes pluhurit e rrëmujës, nënqesha, dhe në çast u vura të gjeja nga buronte gëzimi i Gavroshit që s’mbante në duar pushkë e fishekë po plendës e zorrë. Përfytyronte sa do kënaqeshin rreth tryezës duke ngrënë të brendshmet e gatuara për merak apo thjesht ndjente kënaqësinë që buron vetiu në atë moshë rritjeje e zhvillimi?

Hamëndjet nuk zgjatën më tej, në çast u ndjeva cinik dhe iu shpraza vetes: E kush je ti që gjykon kur dhe pse duhet të gëzohet tjetri? Apo traditë tulloni, edhe gëzimin me racion?

Next Post
Artan Lame ka një përgjigje për Ilir Metën: Kujdes, refuzove edhe kur t’u kërkua të regjistroje Presidencën

Artan Lame ka një përgjigje për Ilir Metën: Kujdes, refuzove edhe kur t'u kërkua të regjistroje Presidencën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“I qëndroj fjalëve të mia”/ Babai i Selin: Jam në Afrikën e Jugut! Për Mirin kam neveri

“I qëndroj fjalëve të mia”/ Babai i Selin: Jam në Afrikën e Jugut! Për Mirin kam neveri

March 15, 2026
Mbyllja e Ngushticës së Hormuzit, Britania po shqyrton mundësitë me aleatët për transportin detar

Mbyllja e Ngushticës së Hormuzit, Britania po shqyrton mundësitë me aleatët për transportin detar

March 15, 2026
Përmbytje shkatërruese në Afrikë: 62 të vdekur në Kenia dhe mbi 100 në Etiopi

Përmbytje shkatërruese në Afrikë: 62 të vdekur në Kenia dhe mbi 100 në Etiopi

March 15, 2026
Tritol makinës së efektivit të krimeve në Lezhë, hetohet pista për shkak të detyrës

Tritol makinës së efektivit të krimeve në Lezhë, hetohet pista për shkak të detyrës

March 15, 2026
“Ma jep shtëpinë ose 15 mijë eurot”, dhunë dhe kërcënime ndaj 49-vjeçarit në Durrës

“Ma jep shtëpinë ose 15 mijë eurot”, dhunë dhe kërcënime ndaj 49-vjeçarit në Durrës

March 15, 2026
18 vite nga “Gërdeci”, familjarët e viktimave: Mediu po favorizohet! Të shkohet deri te Shkëlzen Berisha

18 vite nga “Gërdeci”, familjarët e viktimave: Mediu po favorizohet! Të shkohet deri te Shkëlzen Berisha

March 15, 2026
Kitara e “Pink Floyd” shitet për 14.6 milionë dollarë, rekord historik në ankande

Kitara e “Pink Floyd” shitet për 14.6 milionë dollarë, rekord historik në ankande

March 15, 2026
PS feston 20-vjetorin në Greqi, Balla: Nisim një fazë të re anëtarësimesh për zgjedhjet 2029

PS feston 20-vjetorin në Greqi, Balla: Nisim një fazë të re anëtarësimesh për zgjedhjet 2029

March 15, 2026
Jorida Tabaku shpjegon arsyet e refuzimit për kandidaturën në zgjedhjet e pjesshme për Bashkinë e Tiranës

Tabaku: Rritja e çmimit të karburanteve, nga taksat e larta dhe mungesa e konkurrencës

March 15, 2026
VIDEO / “Vëllai im të du’ shumë”, Rama zbulon telefonatën me Thaçin: Më tha ‘e kam fituar lirinë’!

Rama: Dëshira e zjarrtë është që udhëheqësit e UÇK të kthehen në shtëpi

March 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In