• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, February 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Normat e interesit mbeten të pandryshuara, Sejko: Ekonomia shqiptare po rritet

by Os De
05/11/2025 19:33
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë vendosi të mërkurën të mbajë të pandryshuara normat bazë të interesit, duke vlerësuar se qëndrimi aktual i politikës monetare mbetet i përshtatshëm për ruajtjen e stabilitetit të çmimeve dhe nxitjen e rritjes ekonomike. 

Në konferencën për shtyp, Guvernatori Gent Sejko njoftoi se norma bazë e interesit do të mbetet në nivelin 2.5%, norma e depozitës njëditore në 1.5% dhe ajo e kredisë njëditore në 3.5%. 

“Ekonomia shqiptare ka vijuar të rritet, ndërsa parametrat kryesorë të stabilitetit ekonomik, monetar dhe financiar mbeten të konsoliduar,” deklaroi Sejko. 

Sipas tij, inflacioni ka shënuar një rritje të lehtë gjatë tremujorit të tretë, duke arritur mesatarisht 2.4%, por vijon të mbetet poshtë objektivit prej 3%.
Rritja e inflacionit, tha guvernatori, është ndikuar nga çmimet e qirave dhe shërbimeve, ndërsa çmimet e ushqimeve kanë shënuar rënie. 

“Presionet e brendshme inflacioniste mbeten në linjë me objektivin tonë, falë ecurisë së qëndrueshme të kostove të punës dhe produktivitetit,” shtoi ai. 

Sejko nënvizoi se rritja ekonomike është mbështetur nga konsumi familjar, investimet private dhe zgjerimi i turizmit, ndërsa sektorët e shërbimeve dhe ndërtimit kanë qenë më dinamikë.
Sipas të dhënave të INSTAT, ekonomia u rrit me 3.6% gjatë gjysmës së parë të vitit. 

Tregu i punës, sipas Bankës së Shqipërisë, vijon të jetë i qëndrueshëm. Punësimi në sektorin privat jobujqësor u rrit me 3.4%, paga mesatare me 9.5%, ndërsa papunësia qëndron në nivelin historikisht të ulët prej 8.5%. 

“Politika monetare e kujdesshme ka ndihmuar në uljen e primeve të rrezikut dhe në përmirësimin e kushteve të financimit. Lehtësimi i politikës monetare në korrik ka sjellë ulje të mëtejshme të normave të interesit për kreditë e reja dhe ka reduktuar kostot e shërbimit të kredive ekzistuese,” u shpreh guvernatori. 

Kredia për sektorin privat u rrit me 14% gjatë tremujorit të tretë, me performancë më të fortë në kreditimin në lekë dhe për investime të bizneseve. Sipas Sejkos, cilësia e portofolit të kredisë mbetet e kënaqshme. 

Në lidhje me perspektivën, Banka e Shqipërisë parashikon që inflacioni të kthehet në objektivin prej 3% gjatë gjysmës së parë të vitit 2026, ndërsa rritja ekonomike pritet të mbetet solide në horizontin afatmesëm. 

Megjithatë, Sejko paralajmëroi se “panorama e rreziqeve mbetet komplekse”, duke përmendur tensionet tregtare dhe ato gjeopolitike si faktorë potencialë pasigurie. Ai shtoi se rritja e shpejtë e pagave mund të ushtrojë presione shtesë mbi inflacionin. 

“Vendimet tona të ardhshme do të kushtëzohen nga ecuria e pritjeve inflacioniste dhe zhvillimet e brendshme e ndërkombëtare,” theksoi guvernatori, duke nënvizuar se Banka e Shqipërisë mbetet e angazhuar për të ruajtur stabilitetin e çmimeve dhe për të mbështetur rritjen e qëndrueshme ekonomike. 

Në përfundim, Sejko vlerësoi se qëndrimi aktual i politikës monetare “ofron një balancë të drejtë midis nxitjes së aktivitetit ekonomik në afatin e shkurtër dhe ruajtjes së stabilitetit të çmimeve në afatin e mesëm.” 

Next Post
Vuçiç i prerë: Nuk më japin dot leksione të ndahem nga Putini dhe Kina

Vuçiç i prerë: Nuk më japin dot leksione të ndahem nga Putini dhe Kina

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Berisha lajmëron protestën e ardhshme, ja kur do të mbahet! Zbulohet mesazhi për strukturat

Berisha lajmëron protestën e ardhshme, ja kur do të mbahet! Zbulohet mesazhi për strukturat

February 21, 2026
Bllokimi i aksit Librazhd-Përrenjas, reagon ARRSH: Drejtuesit e autoveturave dhe mjeteve të tonazhit të rëndë të ndjekin këto akse

Bllokimi i aksit Librazhd-Përrenjas, reagon ARRSH: Drejtuesit e autoveturave dhe mjeteve të tonazhit të rëndë të ndjekin këto akse

February 21, 2026
Putin nënshkruan ligjin e ri, i jep kompetenca inteligjencës së brendshme ruse për të mbyllur internetin

Putin nënshkruan ligjin e ri, i jep kompetenca inteligjencës së brendshme ruse për të mbyllur internetin

February 21, 2026
Prej tre orësh i paralizuar, rikthehet qarkullimi në aksin alternativ Maliq-Moglicë-Gramsh, hapen të dyja korsitë

Prej tre orësh i paralizuar, rikthehet qarkullimi në aksin alternativ Maliq-Moglicë-Gramsh, hapen të dyja korsitë

February 21, 2026
Zelensky rrëfen kushtin që të përfundojë lufta: Amerikanët dhe rusët më kanë kërkuar tërheqjen nga Donbasi

Zelensky rrëfen kushtin që të përfundojë lufta: Amerikanët dhe rusët më kanë kërkuar tërheqjen nga Donbasi

February 21, 2026
Ishte bllokuar nga trajlerat e ngecur në kthesë, hapet një korsi e rrugës alternative Moglicë-Lozhan

Ishte bllokuar nga trajlerat e ngecur në kthesë, hapet një korsi e rrugës alternative Moglicë-Lozhan

February 21, 2026
Gjykata rrëzoi tarifat doganore të Trump, Macron: Është mirë të kesh kundërpesha ndaj pushtetit në demokraci

Gjykata rrëzoi tarifat doganore të Trump, Macron: Është mirë të kesh kundërpesha ndaj pushtetit në demokraci

February 21, 2026
Rrugët drejt juglindjes të bllokuara/ “Nuk mundem!”, gruaja në Maliq humb ndjenjat pas shumë orësh në trafik

Rrugët drejt juglindjes të bllokuara/ “Nuk mundem!”, gruaja në Maliq humb ndjenjat pas shumë orësh në trafik

February 21, 2026
Lojtari i Benfikës sqaron UEFA-n: Nuk e ofendova Vinicius-in për ngjyrën, por për orientimin seksual…

Lojtari i Benfikës sqaron UEFA-n: Nuk e ofendova Vinicius-in për ngjyrën, por për orientimin seksual…

February 21, 2026
Bllokohet totalisht aksi rrugor Maliq-Moglicë-Gramsh, qindra qytetarë dhe fëmijë në radhë kilometrike makinash

Bllokohet totalisht aksi rrugor Maliq-Moglicë-Gramsh, qindra qytetarë dhe fëmijë në radhë kilometrike makinash

February 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In