Tre tutorë shqiptarë janë dënuar me nga 4.5 vite burg nga një gjykatë apeli në Amsterdam të Holandës.
Ata kishin detyruar të prostituonin gjashtë femra nga Holanda dhe Çekia.
Një i katërt u lirua nga akuzat.
Në vitin 2013, një gjykatë e shkallës së parë i kishte shpallur të pafajshëm raporton Mapo.
Gjykata mësoi se si shqiptarët pretendonin sikur binin në dashuri me vajzat dhe më pas i detyronin të dilnin në rrugë si prostituta.
Ato përdoreshin si “shirit transportues”. Tutorët u kishin thënë se duhej të fitonin 1 mijë euro në ditë. Më pas tutorët i pastronin këto para.