Norma e inflacionit e Kinës ka mbetur përgjithësisht e qëndrueshme gjatë pandemisë së COVID-19, pavarësisht rritjes së çmimeve për mallrat e shumicës në tregun ndërkombëtar.
Indeksi i çmimeve të konsumit në vend, një matje kryesore e inflacionit, u rrit me 1.6 për qind nga viti në vit në nëntor, 0.5 pikë përqindje më poshtë nga tetori, sipas të dhënave statistikore nga Byroja Kombëtare e Statistikave.
Ndryshe nga rritjet e çmimeve në vendet e tjera, inflacioni në Kinë qëndron brenda një niveli të arsyeshëm. Në vitin 2022, rreth 43 për qind e vendeve kanë një normë të inflacioni mbi 10 për qind. Ndërsa në vitin 2021, norma e inflacionit global ishte 3.4 për qind, sipas Bankës Botërore
Banka qendrore e Kinës është e vetmja në botë që nuk po rrit në mënyrë agresive normat e interesit për të frenuar inflacionin, sipas Jean Chia, shef i investimeve në Bankën e Singaporit
Kina është bërë një strehë e sigurt për investitorët e huaj dhe po udhëheq botën në hyrjet e kapitalit të huaj, pasi flukset hyrëse të kapitalit të saj vazhdojnë të rriten në mënyrë të qëndrueshme gjatë pandemisë së COVID-19, pavarësisht atmosferës së zymtë për investitorët globalë.
Në periudhën janar – tetor të këtij viti, fluksi hyrës i investimeve të huaja direkte në pjesën kontinentale kineze në përdorim aktual u rrit me 17.4 për qind nga një vit më parë, duke arritur në 168.3 miliardë dollarë, duke iu afruar shifrës së vitit të kaluar, po sipas ministrisë së Tregtisë.
Këto hyrje në industritë e teknologjisë së lartë u shtuan me 31.7 për qind në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Konkretisht ato u shtuan 57.2 për qind nga viti në vit, ndërsa në sektorin e shërbimeve të teknologjisë së lartë u rritën me 25 për qind, krahasuar po me një vit më parë
/e.d











