• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, September 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Nora Malaj e LSI e bindur: Në 25 prill, 1 mln e 500 mijë vota do t’i jepen opozitës

by Java News
27/02/2021 09:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në një intervistë për Ora News Nora Malaj u shpreh se kjo fushatë është shumë interesante sepse është mes një rrotacioni politik dhe një të keqe që duhet të ikë.

Malaj tha se problemi më i madh sot është se numri i vdekjeve është më i lartë se ai i lindjeve.

Malaj: Kjo është një fushatë shumë interesante sepse jemi mes një rrotacioni politik dhe një të keqe të madhe që duhet të ikë. Shqiptarët nuk duhet të ndihen më të frikësuar për jetën e tyre. Në këtë situatë me covidin, qasja me qytetarët duhet të jetë për të kaluar këtë të keqe. Ndërkohë në 25 prill duhet të jemi me atë forcë politike që nuk është pjesë e problemit dhe që ofron zgjedhje. Pas 30 viteve të tejzgjatur me tranzicionin tu themi “jo” këtij procesi duke besuar te programet dhe individët e pastër. Sfida politike nuk ëhstë një sfidë ne vetvete, por një mundësi për të ofruar zgjidhje për shoqërinë.

Problemi më i madh sot është se numri i vdekjeve është më i lartë se ai i lindjeve. Po ashtu, numri i largimeve ka kapur shifra shumë të larta. Prandaj për të nxitur lindjet dhe për të promovuar jetën, ne kemi një paketë të famshme, nga bebja në bebe, për të rinjtë që duna të shtojnë familjen e tyre. Për ta nuk ka pse të fillohet jeta nga zero. Pjesa më tragjike që po ndodh në vendin tonë është shpopullimi, që nuk është vetëm shqetësim i yni. Kjo tregon se njerëzit janë të papunë dhe janë të pasigurt. Prandaj njerëzit nuk mund të bëjnë sikur po jetojnë dhe të thonë se jemi në një mrekulli të madhe, pasi qeverisja e vendit është në një krizë identitare.

Malaj shtoi se është e rëndësishme në 25 prill, që ato 1 milionë shuplaka që u dhanë me demek opozitës dikur, do t’i jepen 1 milionë e 500 mijë vota opozitës aktuale.

Malaj: Prandaj është e rëndësishme që në 25 prill, që ato 1 milionë shuplaka që u dhanë me demek opozitës, jam e sigurt që do të jenë 1 milionë e 500 mijë vota, që do t’i jepen opozitës, jo vetëm për rrotacion, por për të ndryshuar modelin dhe qasjen. E mira kombëtare është e mira për të gjithë individët. Ata kandidatë që kanë vendosur që të hyjnë në garë duhen parë se çfarë ofrojnë. Duke treguar guxim, vitalitet dhe qartësi, dhe duke mos nxitur armiqësi e urrejtje për njëri-tjetrin.

g.kosovari

Next Post
“Në qarkullim ka dy lloje virusi”/ Shef i Mikrobiologjisë: Agresiviteti i COVID-19 s’ka rënë. Mos prisni ulje të shifrave

“S’ka nevojë për shtrëngim masash”/ Koraqi: Karantina totale s'ka pasur rezultat në shtetet që e kanë aplikur

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nis grumbullimi në Prishtinë, qindra qytetarë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së

Nis grumbullimi në Prishtinë, qindra qytetarë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së

September 20, 2026
Çmimet në rritje, Ibrahimaj: Po monitorojmë karburantet dhe konsumin

Çmimet në rritje, Ibrahimaj: Po monitorojmë karburantet dhe konsumin

September 20, 2026
Guterres kërkon reformim të OKB-së: Afrika duhet të ketë vende të përhershme në Këshillin e Sigurimit

Guterres kërkon reformim të OKB-së: Afrika duhet të ketë vende të përhershme në Këshillin e Sigurimit

September 20, 2026
Zelenskyy bisedë telefonike me Trump: Ramë dakord të takohemi në Nju Jork, shumë gjëra mund të ndryshojnë -

Zelenskyy bisedë telefonike me Trump: Ramë dakord të takohemi në Nju Jork, shumë gjëra mund të ndryshojnë –

September 20, 2026
Flamingot çfarë janë sot; lëvizje apo revolucion?

Flamingot çfarë janë sot; lëvizje apo revolucion?

September 20, 2026
Vrasja e presidentit haitian, 18 të dyshuar transportohen drejt SHBA-ve për të dalë në gjyq -

Vrasja e presidentit haitian, 18 të dyshuar transportohen drejt SHBA-ve për të dalë në gjyq –

September 20, 2026
Haradinaj ngjitet në majën e Rupës, publikon pamje me flamurin e UÇK-së

Haradinaj ngjitet në majën e Rupës, publikon pamje me flamurin e UÇK-së

September 20, 2026
Osmani në New York, takon djalin e Trumpit -

Osmani në New York, takon djalin e Trumpit –

September 20, 2026
Ekspertët: Demenca po prek më shumë njerëz dhe rastet po shfaqen në moshë më të re

Ekspertët: Demenca po prek më shumë njerëz dhe rastet po shfaqen në moshë më të re

September 20, 2026
Trafik i rënduar në aksin Lezhë-Milot, radhë kilometrike pas kthimit nga bregdeti

Trafik i rënduar në aksin Lezhë-Milot, radhë kilometrike pas kthimit nga bregdeti

September 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com