• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, July 31, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Non gratën Berishës as ia ka bërë Soros, as ia heq dot La Civita

by Preç Zogaj
28/06/2025 14:16
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Nga Preç Zogaj
Akti i Tramp për Ballkanin Perendimor tregon se rreziku shqiptar për sigurinë kombëtare amerikane është akoma në veprim –

Gjatë kësaj jave u publikua në SHBA vendimi i Presidentit të SHBA, Donald Tramp për të mbajtur në fuqi katër urdhra ekzekutivë të dy presidentëve të mëparshëm, përkatësisht të Presidenti Bush i Riu (2001-2009) dhe Presidentit Biden (2020-2024), në të cilët është shpallur gjendja e emergjencës kombëtare përkundrejt rreziqeve të stampës ballkanike.

Sipas vlerësimit të Presidentit Tramp, veprimet e personave që kërcënojnë paqen dhe përpjekjet për stabilizim ndërkombëtar në Ballkanin Perëndimor, vazhdojnë të përbëjnë një kërcënim të pazakontë dhe jashtëzakonisht serioz ndaj sigurisë kombëtare dhe politikës së jashtme të Shteteve të Bashkuara.
Për këtë arsye, gjendja e emergjencës kombëtare e shpallur në urdhrat e mëparshëm “duhet të vazhdojë të jetë në fuqi përtej datës 26 qershor 2025. Prandaj unë po e vazhdoj për 1 vit”, konkludon ai.

Po çfarë janë në thelb urdhrat ekzekutivë të mëparshëm? Në ato të presidentit Bush i Riu në vitet 2001 edhe 2003 shpallej gjendje e emergjencës kombëtare në lidhje me kërcënimet e pazakonta dhe jashtëzakonisht serioze nga individë dhe grupe ekstremiste në vendet e ish-Jugosllavisë…

Në vitin 2021 presidenti Biden e zgjeroi gjeografisht me Shqipërinë dhe tematikisht me korrupsionin urdhrin e Bush-it, duke e cilësuar korrupsionin e lartë si një fenomen që, njëlloj si terrorizmi dhe ekstremizmi, përbën një kërcënim për sigurinë kombëtare amerikane. Dhe për demokracinë në këto vende.
Ky urdhër i zotit Biden ka formuar mbështetjen e fortë të SHBA-ve për SPAK-un dhe GJKKO sot e kësaj dite.

Nga fundi i mandatit të tij në janar të këtij viti Presidenti Biden e rimori Urdhrin e tij duke shtuar në listën e rreziqeve dukurinë e shmangies së sanksionimeve amerikane në këto vende.
Tramp i rinovoi siç janë këto urdhëra.
E dinë të gjithë se Presidenti Tramp ka shfuqizuar shumë urdhra të presidentit Biden.
Por jo ato që kanë të bëjnë me shtyllat e demokracisë dhe sigurisë kombëtare. Që trashëgohen, pasurohen, forcohen në varësi të madhësisë së rreziqeve që duhet të mposhtin. Këto janë SHBA-të. Ky është shtetndërtimi amerikan që ruhet si vlerë e shenjtë me risitë përkatëse nga një administratë në tjetrën.

Rinovimi i Udhrave të kundërshtarit të tij nga Tramp pohon të njëjtën gjendje dhe problematikë të antiamerikanizmit, ekstremizmit dhe minimit të demokracisë në vendet e Ballkanit Perëndimor.
Te këto urdhra të rinovuar Shqipëria e gjen veten konkretisht te korrupsioni dhe shmangia e sanksioneve.

Korrupsioni megjithë goditjet që ka marrë e po merr vazhdon të mbetet një problem i madh. Falë rezistencës së fuqishme të kastës plurale solidare të korruptuar ndër vite, që s’lë mjet pa përdorur për të dobësuar e shmangur drejtësinë. Por edhe për shkak të ngadalësisë së organeve të reja të drejtësisë për finalizimin e hetimeve dhe proceseve gjyqësore.

Shmangia e sanksioneve ka të bëjë me të shpallurit non grata. Shqipëria dhe vendet e rajonit nuk janë nën sanksione të tjera.
Këtu merr përgjigje zyrtare të nivelit më të lartë qëndrimi i administratës së re për të sanksionuarit nga administrata e mëparshme, ku për shkak të posteve që ka mbajtur, dallon Sali Berisha.
Qëndrimi është në një vijë me atë të administatës Biden.

Kushdo që beson se vendimarrja në sferat me të larta të SHBA-ve nuk mund të merret zvarrë as nga miliarderët e saj të shumtë, as nga lobistët e etur për para (përndryshe SHBA-të nuk do të ishin superfuqia e botës por një shtet rrumpallë), e ka patur të qartë se nuk mund të ndodhte ndryshe.

Non gratën Berishës as mund t’ja bënte Soros, as mund t’ja heqin La Civita me lobistët super të shtrenjtë. Të cilët provuan dy herë pa sukses pranë Departamentit të Shtetit t’i nxirrnin vizë në datat 28 mars dhe 5 maj të këtij viti për ta shitur shkeljen e tij në tokën amerikane si rënie de fakto, pa vendim, të non gratës.

Tani pas aktit të Presidentit kushdo që dëshëron të kuptojë ka mundësi të kuptojë pse nuk ia dolën. Ky ishte takimi tjetër i zotit Berisha me të vërtetën, në fakt me gënjeshtrën kryesore për ndjekësit e tij.
Administrata e re ka patur kohë të mjaftueshme në dispozicion për të shqyrtuar rastin e Berishës. Aq më shumë duke konsideruar aktivizimin e një lobimi pa precendent sa i takon sasisë së madhe të parave- gjashtë milion dollarë të deklaruar. Berisha mund të përfitojë në teori një falje (klemencë) amerikane, por jo si viktimë e një konspiracioni fantomatik në kulisa kundër tij.

Përtej kësaj hollësie, Akti i Presidentit Tramp ka rëndësi të madhe në shumë plane për rajonin dhe vendin tonë.
Mbi të gjitha ai riafirmon një interes konstant të SHBA-ve në këtë pjesë të Europës. Për rrjedhim marrin përgjigje shgënjyese të gjitha ata që kanë profetizuar, duke fërkuar duart disa syresh, braktisjen e rajonit nga SHBA.

Akti i Tramp përbën një inkurajim të ri dhe një apel për vendosmëri më të madhe të SPAK dhe GJKKO në luftën pa tabu kundër korrupsionit dhe krimit. Askush mbi ligjin nuk është një parullë. Analogjitë e problemeve të Tramp me drejtësinë amerikane janë pa lidhje me akuzat për korrupsion të zyrtarëve dhe ish-zyrtarëvev të lartë në Shqipëri. Zyrtarët dhe ish-zyrtarët tanë të lartë denden me korrupsion dhe pasurim të paligjshëm në detyrat shtetërore që kanë kryer dhe kryejnë.

Në një kuptim më të gjerë, akti i Tramp është një përgjigje, e vogël në rrafshin global por kuptimplotë, për gjithë të keqkuptuarit se Tramp, një president atipik me tundime prej ikonoklasti herë pas herë, sidomos në ligjërim, ka ardhur për ta kthyer nga themelet. Ai është vërtetë një rrjedhje e vrullshme, por duke qenë produkt i lirisë dhe demokracisë amerikane, as mund të dalë, as don të dalë nga shtrati shekullor. Akti i fundit që referuam në këto radhë është një vërtetim./ Liberale.al

Next Post
Irani përgatitet për hakmarrjen? Gati të blejë superavionin nga Kina

Irani përgatitet për hakmarrjen? Gati të blejë superavionin nga Kina

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Numër i lartë llogarish nga SHBA-të, dyshime për fushatë propagandistike Maga në Itali

Numër i lartë llogarish nga SHBA-të, dyshime për fushatë propagandistike Maga në Itali

July 31, 2026
“Zero tolerancë ndaj abuzimeve”! Tatimet aksion për informalitetin me naftën në Durrës

Fund karburanteve anonime? Çdo litër do të gjurmohet nga importi deri te pompa! Qeveria aktivizon sistemin e ri

July 31, 2026
Ministri i Jashtëm i Spanjës: Integriteti i zonës Shengen është i garantuar

Ministri i Jashtëm i Spanjës: Integriteti i zonës Shengen është i garantuar

July 31, 2026
“14 maji”/ Bejko ‘thumbon’ Berishën: Është bërë si luan pa dhëmbë që nuk kafshon dot…!

“PD është kthyer në një ndërmarrje”, Bejko: Berisha bëri pazar për ligjin e investimeve strategjike

July 31, 2026
Aksident me vdekje në Tiranë, humb jetën 48-vjeçari që u përplas nga një makinë! Shoqërohet në polici 20-vjeçari

Të shtëna me armë dhe dhunë me sende të forta në Tepelenë, identifikohen dhe shpallen në kërkim 5 persona

July 31, 2026
Reforma Territoriale, Protesta nga Divjaka në Memaliaj: Jemi kundër shkrirjes së bashkive!

Reforma Territoriale, Protesta nga Divjaka në Memaliaj: Jemi kundër shkrirjes së bashkive!

July 31, 2026
Zelensky propozon zëvendësimin e kryeministres Yulia Svirydenko, ende pa emër për pasardhësin

Zelensky: Konflikti me Iranin lidhet me luftën e Rusisë kundër Ukrainës

July 31, 2026

Kungulleshka politike me numrin e bashkive

July 31, 2026
VIDEO / Zjarr tek Xhamia e Namazgjasë në Tiranë! Flakët përfshijnë parkingun nëntokësor. Çfarë ndodhi?

VIDEO / Zjarr tek Xhamia e Namazgjasë në Tiranë! Flakët përfshijnë parkingun nëntokësor. Çfarë ndodhi?

July 31, 2026
Zyrtar i lartë i FIFA-s del kundër Infantinos, shtohen kritikat për planin e tij

Zyrtar i lartë i FIFA-s del kundër Infantinos, shtohen kritikat për planin e tij

July 31, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com