• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, April 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

‘Non-grata’/ SHBA njoftojnë sanksione ndaj udhëheqësit serb të Bosnjës, Milorak Dodik. Ja pasuritë që i konfiskohen

by Java News
05/01/2022 17:04
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shtetet e Bashkuara vendosën të mërkurën sanksione të reja ndaj udhëheqësit serb të Bosnjës Milorad Dodik, me motivacionin “për aktivitete korruptive” dhe “kërcënime të vazhdueshme ndaj stabilitetit dhe integritetit territorial” të Bosnje Hercegovinës.

Departamenti amerikan i Thesarit e përcaktoi edhe një entitet të lidhur me të televizionit “Alternativna Televizija doo Banja Luka”, siç njoftoi Departamenti.

“Dodik ka minuar institucionet e Bosnje-Hercegovinë, duke bërë thirrje për marrjen e kompetencave shtetërore dhe duke vënë në lëvizje krijimin e institucioneve paralele në entitetin Republika Srpska të Bosnje-Hercegovinës”, thuhet në njoftimin e Departamentit të Thesarit.

Sipas njoftimit, ai ka përdorur pozicionin e tij zyrtar për të grumbulluar pasuri personale nëpërmjet ryshfeteve, dhe formave të tjera të korrupsionit.

“Retorika e tij përçarëse etno-nacionaliste pasqyron përpjekjet e tij për të çuar përpara këto synime politike dhe për të shkëputur vëmendjen nga aktivitetet e tij korruptive. Të marra së bashku, këto veprime kërcënojnë stabilitetin, sovranitetin dhe integritetin territorial të Bosnje-Hercegovinës dhe minojnë Marrëveshjet e Paqes të Dejtonit, duke rrezikuar kështu stabilitetin më të gjerë rajonal”, thotë Departamenti i Thesarit.

“Aktivitetet destabilizuese korruptive të Milorad Dodikut dhe përpjekjet për të zhbërë Marrëveshjen e Paqes të Dejtonit, të motivuara nga interesi i tij vetjak, kërcënojnë stabilitetin e Bosnje dhe Hercegovinës dhe të gjithë rajonit,” tha nënsekretari i Thesarit për Terrorizmin dhe Zbulimin Financiar,Brian E. Nelson.

“Shtetet e Bashkuara nuk do të hezitojnë të veprojnë kundër atyre që kryejnë korrupsion, shkaktojnë destabilizim dhe ndarje në kurriz të popullit të tyre, si dhe kundër atyre që mundësojnë dhe lehtësojnë këtë sjellje”, tha ai.

Veprimi i sotëm, sipas Departamentit të Shtetit, bazohet në angazhimin e Administratës së presidentit amerikan Joe Biden për të promovuar vënien para përgjegjësisë të atyre që ndër të tjera, minojnë stabilitetin e rajonit të Ballkanit Perëndimor përmes korrupsionit dhe kërcënimeve ndaj marrëveshjeve të paqes.

Dodik, anëtari serb i Presidencës kolektive të Bosnje-Herecgovinës, synon ta nxjerrë Republikën Serbe të nga forcat e armatosura të vendit.

Bosnja po përjeton krizën e saj më të rëndë politike që nga fundi i luftës në vitet 1990, duke ringjallur frikën e një ndarjeje pasi serbët e Bosnjës bllokuan punën e qeverisë qendrore dhe ligjvënësit serbë votuan për fillimin e tërheqjes së Republikës autonome Serbe nga institucionet shtetërore./VOA/m.j

Next Post
Krim në familjen shqiptare, burri vret gruan me armë zjarri

Krim në familjen shqiptare, burri vret gruan me armë zjarri

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Dështojnë negociatat SHBA-Iran, JD Vance largohet nga Islamabadi: Nuk ka marrëveshje

Dështojnë negociatat SHBA-Iran, JD Vance largohet nga Islamabadi: Nuk ka marrëveshje

April 12, 2026
Ivanka Trump sërish në Vlorë. Sot drekë me kryeministrin Rama në Dhërmi

Ivanka Trump sërish në Vlorë. Sot drekë me kryeministrin Rama në Dhërmi

April 12, 2026
Bisedimet SHBA–Iran nuk ndalen as gjatë orëve të natës, ja vendimi që e solli Teheranin në tryezë

Bisedimet SHBA–Iran nuk ndalen as gjatë orëve të natës, ja vendimi që e solli Teheranin në tryezë

April 11, 2026
Netanyahu: Izraeli do të vazhdojë të luftojë kundër Iranit dhe aleatëve të tij!

Netanyahu: Izraeli do të vazhdojë të luftojë kundër Iranit dhe aleatëve të tij!

April 11, 2026
Aksident i trefishtë në Korçë-Bilisht, lëndohet një prej drejtuesve

Aksident i trefishtë në Korçë-Bilisht, lëndohet një prej drejtuesve

April 11, 2026
Zjarr masiv në zonën pyjore në Mirditë, shkak qirinjtë e ndezur në varreza

Zjarr masiv në zonën pyjore në Mirditë, shkak qirinjtë e ndezur në varreza

April 11, 2026
Përfundon faza e parë e negociatave SHBA-Iran? Shtëpia e Bardhë Bisedimet në Pakistan po vazhdojnë

Përfundon faza e parë e negociatave SHBA-Iran? Shtëpia e Bardhë Bisedimet në Pakistan po vazhdojnë

April 11, 2026
Rama nga Fieri: Korrupsioni s’bën ligjin në Shqipëri, opozita ndihet keq se kemi fituar 83 mandate! Ja takimi i radhës me qytetarët

Rama nga Fieri: Korrupsioni s’bën ligjin në Shqipëri, opozita ndihet keq se kemi fituar 83 mandate! Ja takimi i radhës me qytetarët

April 11, 2026
“Dy anije të SHBA kalojnë në Ngushticën e Hormuzit”, Reagon Ushtria Amerikane: Nisi pastrimi i minave

“Dy anije të SHBA kalojnë në Ngushticën e Hormuzit”, Reagon Ushtria Amerikane: Nisi pastrimi i minave

April 11, 2026
Mediat: Bisedimet për Hormuzin janë në ngërç, Irani kërkon kontrollin e plotë të Ngushticës

Mediat: Bisedimet për Hormuzin janë në ngërç, Irani kërkon kontrollin e plotë të Ngushticës

April 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In