• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, February 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Nomadët digjitalë/ Komisioni i Ekonomisë miraton ndryshimet ligjore që lehtësojnë jetën e punonjësve lëvizës në Shqipëri

by Java News
23/05/2023 16:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Nomadët digjitalë kanë tashmë një terren të sigurt ligjor për mbarëvajtjen e punës së tyre në Shqipëri.

Projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në Ligjin Nr. 25/2022, “Për mbështetjen dhe zhvillimin e startup-eve”, i miratuar sot në komisionin përgjegjës parlamentar për Ekonominë dhe Financat siguron një liberalizim të plotë për çështjen e taksave.

Punonjësit lëvizës digjitalë nuk do të konsiderohen rezidentë tatimorë në Republikën e Shqipërisë për një periudhë prej 12 muajsh, parakusht që përkthehet në përjashtimin nga taksat për një vit.
Punonjësit lëvizës digjitalë pajisen me leje unike, bazuar në ligjin “Për të huajt” dhe akteve nënligjore në zbatim të tij.”

Sipas Ministres së Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, znj. Edona Bilali: ” Kjo paketë incentivizuese ndaj punonjësve lëvizës digjitalë është një kontribut i shtuar për reformat e digjitalizimit në Shqipëri dhe vjen si bashkëkontribut me Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë. Një mjedis i tillë favorizues e kthen Shqipërinë në një terren shumë tërheqës për këtë kategori ekspertësh digjitalë që sa vjen e shtohet pas pandemisë.”

Ndryshimet e ligjit aktual nr. 25/2022, “Për mbështetjen dhe zhvillimin e startup-eve” përcjellin një harmonizim të aktualitetit shqiptar me përvojën e vendeve të rajonit dhe BE-së. Në themel të konsultimeve ishte harmonizimi me prioritetet e Strategjisë së Zhvillimit të Biznesit dhe Investimeve, për vitet 2021-2027 dhe Strategjisë  Kombëtare për Shkencën, Teknologjinë dhe Inovacionin 2017 – 2022.

Një akomodim i përshtatshëm i nomadëve digjitalë në Shqipëri,
si në kushtet e punës, ashtu edhe në ato të jetës së përditshme, nuk është avantazhim vetëm për ta. Periudha e akomodimit të përkohshëm të tyre përkthehet dhe në rritje të efikasitetit të zhvillimit të startup-eve, rritjes së punësimit të të rinjve shqiptarë dhe rritjes së të ardhurave për ekonominë e komunitetit, ku nomadët digjitalë strehohen.

Të ardhurat mesatare në vit të nomadëve digjitalë variojnë në mënyrë të ndjeshme, por afro 35 % e tyre marrin nga 50 mijë dollarë – 100 mijë dollarë në vit.

/s.f

Next Post
Plani për vrasjen e Sokol Sanxhaktarit/ SPAK liron nga burgu “Vis Korçarin”, hetohet i lirë

Plani për vrasjen e Sokol Sanxhaktarit/ SPAK liron nga burgu “Vis Korçarin”, hetohet i lirë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Aksident me vdekje në superstradën Milot-Fushë Krujë, humb jetën drejtuesi i motoçikletës

Aksident me vdekje në superstradën Milot-Fushë Krujë, humb jetën drejtuesi i motoçikletës

February 25, 2026
Ndryshimet në buxhet| Vengu shpjegon si do ndahen 1.9 miliardët që merr Mbrojtja

“Serbia, panik i pajustifikuar”, Shqipëria në Gaza, Vengu: Ende pa zonë, numri i trupave i pacaktuar

February 25, 2026
“Kushtetuesja” rrëzon PD-në, vendos të mos kalojë në seancë mënyrën si u zgjodh Avokati i Popullit

“Kushtetuesja” rrëzon PD-në, vendos të mos kalojë në seancë mënyrën si u zgjodh Avokati i Popullit

February 25, 2026
UEFA “zbarkon” në Shkodër, nis inspektimin e stadiumeve

UEFA “zbarkon” në Shkodër, nis inspektimin e stadiumeve

February 25, 2026
Mbreti i Panairit

Qeveri e keqe

February 25, 2026
Zgjedhorja, Gonzato takim me Gjiknurin e Celibashin: Të përmbushë standardet ndërkombëtare

Zgjedhorja, Gonzato takim me Gjiknurin e Celibashin: Të përmbushë standardet ndërkombëtare

February 25, 2026
SHBA presion Kubës, i vjen në ndihmë Kanadaja

SHBA presion Kubës, i vjen në ndihmë Kanadaja

February 25, 2026
Meta rekurs në Gjykatën e Lartë për pezullimin e afateve të paraburgimit

Meta rekurs në Gjykatën e Lartë për pezullimin e afateve të paraburgimit

February 25, 2026
Proda firmos shkarkimet nga detyra për drejtorin e policisë Lezhë dhe shefat e komisariateve në Dibër dhe Kamëz. Ja arsyeja e lëvizjeve

Pezullohen nga detyra dy inspektorë, njëri u kap me 1 mln euro të fshehura në Merdarë, tjetri dyshohet se goditi të shoqëruarin në Patos

February 25, 2026
Reforma zgjedhore, Berisha: Do kërkojmë Shqipërinë si një zonë të vetme elektorale

Misioni faktmbledhës i PPE, Berisha i pret në PD: Folëm për zgjedhjet dhe narkoshtetin

February 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In