Pak muaj para promovimit zyrtar janë publikuar specifikat e telefonit më të ri të Nokias.Pajisja Nokia 9 pritet të ketë kamerë të dyfishtë për selfie, e cila do të jetë 5 megapixel.
Kamerat kryesore do të jenë me 12 megapixel dhe tjetra me 13 megapixel sensor. Pajisja do të operojë me sistemin e ri të Google, Android Oreo.
Specifikat tjera të Nokia 9 përfshijnë ekranin 5.5-inç OLED me rezolucion QHD 2560×1440 pixels.
Telefoni do të jetë i fuqizuar nga procesori Qualcomm Snapdragon 835 dhe 6 gigabajt RAM. Memoria e brendshme do të jetë 128 gigabajt me mundësi zgjerimi përmes microSD.
Nokia 9 pritet të zyrtarizohet në janar dhe do të prezantohet në Kongresin Botëror të Telefonave në muajin shkurt, përgatiti Koha. (b.an)