• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Noka tregon qëllimin e protestës: Rama shpalli ‘non grata’ Berishën, nuk e njohim më për kryeministër

by Java News
20/02/2024 18:32
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike pranë grupimit të Sali Berishës dhe njëkohësisht deputeti i kësaj partie, Flamur Noka, tha se Charles McGonigal loboi për të shpallur non grata Sali Berishën dhe se në dosjen e tij, kryeministri Edi Rama rezulton edhe korruptues edhe i korruptuar.

Pjesë nga fjala:

Kjo ditë do të mbahet mend gjatë. Jemi të bindur se ky moment do të hyjë në histori me këtë vërshim madhështor, i cili ka si qëllim të ndërpresë, projektin më të errët, skenarin më të zi që i është kanosur vendit në këto 33 vite, planin ogurzi të Edi Ramës kundër pluralizmit.

Një person që qeveris prej 11 vitesh, që ka kapur të gjitha pushtetet, që blen votat, që ndanë pasuritë e vendit, që është në krye të çdo afere, që u jep miliona euro familjarëve, që udhëton si sheik me avion nga taksat tuaja, që bën një kopsht këtu 4 milionë euro. I bën thjesht jo për ju por për tekat personale. Sot me këtë vërshim madhështor, ky person është i vetmi që është i trishtuar sepse nuk ia doli dot të shkatërronte opozitën, ëndrrës për mbretërim.

Incredible: New slimming product that the English are snapping upwell-being-review DietDrops

Most Computer Owners Don’t Know This. Do It Today!Outbyte Driver Updater

Sponsored Links

Vëllezër, edhe pse na burgosi liderin tonë, me një proces politik dhe bandidesk dhe fund e krye pa prova, jemi për t’i thënë Edi Ramës se opozita është këtu. Edhe pse përdori McGonigal për non gratën politike të Sali Berishës, përsëri Edi Rama nuk ia doli të na nënshtrojë. Në atë dosje Rama rezulton edhe korruptues edhe i korruptuar. Ndaj i themi nuk të njohim më për kryeministër.

Ne jemi sot për t’i thënë atij se atë përfundim do të kesh, pa lavdi. Si ndëshkim që do të të japë populli që e tradhtove dhe e shkele me këmbë. Jemi këtu për t’i thënë se ky shesh do të paracaktojë fundit tënd. Këta njerëz janë dëshmitar që ti jo vetëm do humbësh privilegjet dhe zyrën, por që për ty do të nisë një periudhë e keqe, e papërballueshme. Do të japësh llogari për çdo cent që u ke vjedhur shqiptarëve.

Sot jemi për t’i thënë se pushteti është i njerëzve, ndaj asnjë institucion që ti mundohesh të kontrollosh, nuk do dalë dot mbi pushtetin e njerëzve. Jemi sot më të bashkuar se kurrë, siç e keni kërkuar ju prej kohësh. Ne nuk ndalemi deri sa t’i sigurojmë vendit votën e lirë”, tha Noka ndër të tjera./m.j

Next Post
Aktori Malkaj: Ka ardhur koha t’i japim një hu Ramës, që të mos gjejë rrugën. Mos thërrisni më “Rama ik”, se do e heqim ne vetë

Aktori Malkaj: Ka ardhur koha t’i japim një hu Ramës, që të mos gjejë rrugën. Mos thërrisni më "Rama ik", se do e heqim ne vetë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zona e “Tajvanit” te ish-Parku Rinia do të ndryshojë përsëri, Rama: Agresioni ndaj nesh, xhelozi! Ja pse duhen arkitektët e huaj

Zona e “Tajvanit” te ish-Parku Rinia do të ndryshojë përsëri, Rama: Agresioni ndaj nesh, xhelozi! Ja pse duhen arkitektët e huaj

October 1, 2026
Berisha kundër ndryshimeve në Kodin e ri Penal: Nuk u miratua apo hartua nga specialistët e Këshillit të Evropës!

Berisha kundër ndryshimeve në Kodin e ri Penal: Nuk u miratua apo hartua nga specialistët e Këshillit të Evropës!

October 1, 2026
Britania e Madhe liron qindra të burgosur me hyrjen në fuqi të skemës së lirimit të parakohshëm

Britania e Madhe liron qindra të burgosur me hyrjen në fuqi të skemës së lirimit të parakohshëm

October 1, 2026
Republika popullore e protestës

Për Gjykatën e Dhomës së Gjumit, që e kemi shpikur

October 1, 2026
Durrës, kanosi me kallashnikov 69-vjeçarin, arrestohet i riu

Durrës, kanosi me kallashnikov 69-vjeçarin, arrestohet i riu

October 1, 2026
“Vijoni reformat dhe dialogun për në BE”- Dënimi i ish-krerëve të UÇK, Von der Leyen nga Prishtina: Askush nuk mund ta rishkruajë historinë e Kosovës!

“Vijoni reformat dhe dialogun për në BE”- Dënimi i ish-krerëve të UÇK, Von der Leyen nga Prishtina: Askush nuk mund ta rishkruajë historinë e Kosovës!

October 1, 2026
“Duam statusin e vendit kandidat, vetëm ne s’e kemi”- Vizita e Von der Leyen, Kurti: Kosova i plotëson kriteret, BE të hapë edhe negociatat!

“Duam statusin e vendit kandidat, vetëm ne s’e kemi”- Vizita e Von der Leyen, Kurti: Kosova i plotëson kriteret, BE të hapë edhe negociatat!

October 1, 2026
Ambasadori Wendt vijon takimet, pas Ramës dhe Hoxhës kryediplomati i SHBA i shkon në zyrë edhe kryeparlamentarit Niko Peleshi

Ambasadori Wendt vijon takimet, pas Ramës dhe Hoxhës kryediplomati i SHBA i shkon në zyrë edhe kryeparlamentarit Niko Peleshi

October 1, 2026
Elbasani ‘fole’ prostitucioni, rritet numri i grave që vijnë nga Spanja e Kolumbia

Ngritën ‘fole’ prostitucioni në Tiranë, arrestohen 3 vietnameze dhe 2 kineze! Merrnin apartamente e banesa me qira ditore

October 1, 2026
“Drejtësia po vepron, fund pandëshkueshmërisë”- Tabaku: Hetimi i zyrtarëve të lartë nuk është certifikatë pastërtie për qeverinë!

“Jo një proces formal”- Tabaku: Profesionistët e lirë duhet të jenë pjesë e ligjbërjes dhe negociatave me BE-në

October 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com