Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, njëkohësisht deputeti Flamur Noka ka reaguar në lidhje me rritjen e çmimeve në vend.
Noka shkruan në rrjetet sociale se, arritja e Edi Ramës në këto 13 vite është katandisja e shqiptarëve në turistë ditor në vendet fqinje, për të blerë ushqime e karburant.
Reagimi i Sekretarit të Përgjithshëm të PD, Flamur Noka
Ç’u bëri Edi Rama shqiptarëve në 13 vjet:
I katandisi në ‘turistë ditor’ në Maqedoninë e Veriut, në Kosovë e Greqi, për të blerë ilaçe, ushqime e karburant. Medet! As ai vetë s’do e besonte këtë realitet para 13 vitesh, kur entuziazmohej me rilindjen.











