• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, November 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Noka shpërthen ndaj Alibeajt: Është peng i Ramës dhe Bashës, a mund të të gëzojë karrigia kur përçan partinë?

by
13/04/2022 13:32
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Deputeti demokrat Flamur Noka, në një konferencë për gazetarët nga selia blu, ka folur në lidhje me mbledhjen e djeshme të grupit parlamentar, e cila pavarësisht kohëzgjatjes, nuk arriti që të sillte tym të bardhë për qëndrimet e dy palëve në PD.

Noka akuzoi Alibeajn se është i marrë peng, dhe vazhdon të bëjë lojën e Lulzim Bashës dhe Edi Ramës, për të përçarë opozitën.

“Siç jeni në dijeni , pas datës 6 Mars, të gjithë mazhoranca brenda PD-së, duke filluar nga Sali Berisha dhe gjithë të tjerët, ka pasur një devizë bashkimi. Për fat të keq, ju edhe mbrëmë e konstatuat, Enkelejd Alibeaj nuk ka lidhje me bashkimin, po vazhdon lojën e Bashës dhe Ramës për të përçarë PD-në.

Çfarë është diskutuar në mbledhjen e grupit të PD-së është kjo, të gjithë janë kundër qendrimit përçarës të Enkelejd Alibeajt, askush nuk e ndoqi kur u çua dhe u largua nga mbledhja. Nëse Alibeaj është peng, siç ishte dhe Basha iu them se deputetët janë të lirë, për ta bërë PD një forcë fituese.

Ky është një proces përbashkues, asgjë nuk e ndal, pengjet bëjnë punën e tyre, demokratët janë në punën e tyre”, tha Noka.

Nëse Alibeaj tërheq padinë në apel, a jeni ju të gatshëm që ti shtyni zgjedhjet që po bëni në degë?

Noka: Mendoni ju se është përbashkues ideja e hedhjes në gjyq të partisë tënde, a mund të jetë kjo bashkuese? A mund ta gëzojë karrigen e kreut të grupit një njeri, që mban gjallë frymën e përçarjes. Kjo është arsyeja se pse të gjithë deputetët i kërkuan zotit Alibeaj që të tërhiqte padinë. Askush tjetër veç Gaz Bardhit nuk guxon dot që të thojë se ka pasur mbledhje të forumeve.

/b.h

Next Post
Komiteti Teknik njofton masat e reja për COVID, hiqet kufizimi për numrin e personave në aktivitete

A do të shkrihet Komiteti Teknik i Ekspertëve? Paralajmërimi i Manastirliut: Do jemi në gatishmëri deri kur…

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

A do të kandidojë për Shkodrën? Karakaçi: Mbështes Benet Becin për një mandat të dytë

A do të kandidojë për Shkodrën? Karakaçi: Mbështes Benet Becin për një mandat të dytë

November 13, 2026
Gjenerata Z ngrihet kundër Merz, mbi 150 mijë të rinj regjistrohen për protesta në të gjithë Gjermaninë. Letër të hapur kancelarit

Takimi Trump-Putin në Kinë, Merz paralajmëron SHBA-në: Mos na lini jashtë bisedimeve

November 13, 2026
Mijëra vetë të ekspozuar ndaj fruthit, alarm në një prej aeroporteve më të ngarkuar në botë

LAJMI I FUNDIT: SHBA mbyll qiejt, qindra aeroporte ndërpresin fluturimet “për arsye sigurie”

November 13, 2026
Gara për Tiranën, Tabaku: Kandidati i opozitës duhet të ketë përvojë politike dhe menaxhuese

Gara për Tiranën, Tabaku: Kandidati i opozitës duhet të ketë përvojë politike dhe menaxhuese

November 13, 2026
Alarm për katastrofë ekologjike në Gjirin Persik, ndotja mund të zgjasë me dekada

Alarm për katastrofë ekologjike në Gjirin Persik, ndotja mund të zgjasë me dekada

November 13, 2026
BE-ja përcakton ekipin për negociatat e paqes në Ukrainë, pesë fuqitë europiane në tryezë

BE-ja përcakton ekipin për negociatat e paqes në Ukrainë, pesë fuqitë europiane në tryezë

November 13, 2026
Shqipëria drejt BE-së, Kallas: Po bëhen hapa përpara në procesin e zgjerimit

Shqipëria drejt BE-së, Kallas: Po bëhen hapa përpara në procesin e zgjerimit

November 13, 2026
VIDEOLAJM/ Një sprovë e suksesshme në pikturë e skulptorit Vladimir Llakaj

VIDEOLAJM/ Një sprovë e suksesshme në pikturë e skulptorit Vladimir Llakaj

November 13, 2026
“Të gjetëm!”, Elton Tozaj rrëfen sulmin në Greqi: Më goditën me leva dhe doreza hekuri

“Të gjetëm!”, Elton Tozaj rrëfen sulmin në Greqi: Më goditën me leva dhe doreza hekuri

November 13, 2026
Policia zbarkon në hyrje të Vlorës, kontrolle për personat në kërkim dhe sendet e paligjshme

Policia zbarkon në hyrje të Vlorës, kontrolle për personat në kërkim dhe sendet e paligjshme

November 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In