• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, February 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Noka përjashtohet nga seanca, nuk la Ramën të flasë, por Berisha “zapton” foltoren

by Java News
17/11/2016 13:36
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

UPDATE/ Me rifillimin e seancës plenare debatet kanë vijuar edhe për pak minuta, por më pas gjithçka është qetësuar. Deputeti Flamur Noka është larguar nga salla e parlamentit, pas vendimit të zv kryetares së kuvendit Leskaj për ta përjashtuar.

Por… pavarësisht se fjalën e kishte Kryeministri… podiumin e kishte “zaptuar” Berisha, i cili nuk ka lëvizur nga vendi. Leskaj i ka kërkuar Berishës që të lirojë vendin, që të flasë kryeministri (sipas regullores së parlamentit, një kryeministër mund ta marrë fjalën kur të dëshirojë dhe pa rradhë), por sërish deputetët e opozitës janë ngritur në këmbë. Për të qetësuar situatën Rama dhe Leskaj i kanë “hapur rrugën” Berishës, në mënyrë që seanca të hynte në shina normale.

NDËRPRITET SEANCA, LESKAJ- NOKËS: JE I PËRJASHTUAR! 

Edhe pas pushimit për disa minuta të seancës plenare, përsëri opozita nuk ka “zbrazur” podiumin dhe ka vijuar të qëndrojë aty. Madje, Kryeministri Edi Rama i është drejtuar karrikes së tij, teksa vendin në podium e ka “pushtuar” Sali Berisha. Të gjithë deputetët opozitarë kanë qëndruar në këmbë, teksa Flamur Noka ka vijuar të hedhë fjalë drejtuar kryeministrit.

Në këto kushte, zv kryetarja e kuvendit Valentina Leskaj, pasi i ka lexuar rregulloren Flamur Nokës, i cili nuk është ulur në vendin e tij, ka kërkuar përjashtimin e deputetit nga seanca plenare.

Sërish, senca është ndërprerë.

…………….

NOKA NUK LEJON RAMËN TË FLASË: FLET BERISHA PASTAJ TI!

Sërish tensione në parlament, dhe kësaj here me po të njëjtin argument, që flet Sali Berisha, pastaj të tjerët… deputeti Flamur Noka është çuar nga vendi i tij dhe ka bllokuar foltoren.

Demokrati nuk ka lejuar Kryeministrin Rama që të flasë, duke thënë se “në fillim flet Sali Berisha dhe pastaj ti!”

Edhe deputetët e tjerë të PD janë ngritur në këmbë teksa garda i është afruar podiumit të parlamentit.

Valentina Leskaj është detyruar që të ndërpresë për herë të dytë seancën parlamentare, pas incidentit të disa minutave më parë ku kreu i grupit parlamentar të PD Paloka nuk lejoi të flasë Ministrin e Shëndetësisë Ilir Beqaj, madje edhe duke e shtyrë nga aula.

Next Post
Malazezët e Kosovës: Demarkacioni jo pengesë për liberalizimin e vizave të Kosovës

Malazezët e Kosovës: Demarkacioni jo pengesë për liberalizimin e vizave të Kosovës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Evis Sala zbulon si e mori ftesën nga Rama për t’u bërë ministre e Shëndetësisë dhe dilemat e saj

Evis Sala zbulon si e mori ftesën nga Rama për t’u bërë ministre e Shëndetësisë dhe dilemat e saj

February 25, 2026
Tragjedia në Crans Montana, Zvicra shpërndan 50 mijë franga për viktimat e zjarrit

Tragjedia në Crans Montana, Zvicra shpërndan 50 mijë franga për viktimat e zjarrit

February 25, 2026
U përplas dy ditë më parë nga një makinë, ndërron jetë 68-vjeçari në Vlorë

U përplas dy ditë më parë nga një makinë, ndërron jetë 68-vjeçari në Vlorë

February 25, 2026
Protestat me molotov/ Preç Zogaj: Nuk e afrojnë opozitën me pushtetin, por e pamundësojnë rrëzimin e qeverisë

Protestat me molotov/ Preç Zogaj: Nuk e afrojnë opozitën me pushtetin, por e pamundësojnë rrëzimin e qeverisë

February 25, 2026
PD zbret në shesh të shtunën, Vangjeli: Të dy duan pak destabilitet. Berisha për t’u faktorizuar, Rama për të bërë “zjarrfikësin”

PD zbret në shesh të shtunën, Vangjeli: Të dy duan pak destabilitet. Berisha për t’u faktorizuar, Rama për të bërë “zjarrfikësin”

February 25, 2026
A do të sulmojë SHBA Iranin? Çfarë zbuloi Trump në fjalimin e tij rekord: S’mund të lejojmë që…

A do të sulmojë SHBA Iranin? Çfarë zbuloi Trump në fjalimin e tij rekord: S’mund të lejojmë që…

February 25, 2026
Çështja e Parkut Kombëtar të Butrintit/Auron Tare: Ju tregoj se kush është drejtuesi i Fondacionit që do ta menaxhojë! Po çfarë po ndodh?

Inati i shqiptarëve me hekurudhat

February 25, 2026
Bllokohet dogana e Bllatës, radhë mbi 4 km pas devijimit të trafikut nga Librazhdi

Bllokohet dogana e Bllatës, radhë mbi 4 km pas devijimit të trafikut nga Librazhdi

February 25, 2026
Raporti mbi politikat fiskale/ BB: Problem mbledhja e të ardhurave, niveli i pensioneve dhe kapitali njerëzor

Raporti mbi politikat fiskale/ BB: Problem mbledhja e të ardhurave, niveli i pensioneve dhe kapitali njerëzor

February 25, 2026
“Hekurudha Gjakovë–Shkodër, prioritet i këtij mandati”, Kurti zbulon temat e diskutimit me Spiropalin në Prishtinë

“Hekurudha Gjakovë–Shkodër, prioritet i këtij mandati”, Kurti zbulon temat e diskutimit me Spiropalin në Prishtinë

February 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In