• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, February 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Noka paralajmëron humbjen e PD: Bajrët, Rrajat, Troplinët, Ndokat, Çelët, drejtuesit e vërtetë politikë të PS në zgjedhje

by A R
14/09/2024 09:17
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kur të dy kampet kryesore kanë dalë në fushën e betejës elektorale me drejtuesit politikë në 12 qarqe, Sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka beson se mes palëve ka një ndryshim themelor: opozita nuk drejtohet nga krimi…

“Edi Rama ka vënë kukulla dhe i ka të gjitha arsyet për ta bërë këtë. Edi Ramës nuk i interesojnë drejtuesit politikë nga partia e tij, sepse ai drejtues politik ka Bajrat, Ndokët, Rrajat, Troplinët, Çelët”-u shpreh Flamur Noka në një intervistë për emisionin “Pa Censurë”, në RTSH, duke risjellë në vëmendje denoncimin e kolegut të tij, Gazment Bardhi, për emërimin e Drejtorit të Policisë së Shkodrës nga eksponentë të krimit të organizuar në Shkodër.

“Pëllumb Gjoka me Bajrin bisedojnë se ministër do të bëhet një shok i joni dhe drejtor na duhet Mondi. Sot ai është drejtor i Shkodrës. Kush e llogariste Beqjen për drejtues politik në Shkodër? Vetëm talleshin në bisedat e tyre në SKY/EÇ. Edhe sot, nuk është Beneti drejtues. Është Behar dhe Safet Bajri drejtues politik në Shkodër. Nuk është Emirjana në Durrës drejtuese. Është Gjushi nga një anë dhe Troplinët. As Arbjan Mazniku nuk e drejton Elbasanin. Rama i ka të gjithë të kapur, me dosje, kandidatë për në burg dhe ushtarë të krimit, Ndërsa ne si PD kemi vendosur personalitetet e partisë për të drejtuar fushatën. Ata janë njerëz të respektuar, janë me integritet, si dhe kanë një profil të nderuar politik dhe njerëzor.”- theksoi Noka.

Numri dy i PD-së u pyet edhe për parashikimin e kryeministrit Rama se PD do të marrë deputetë sa në 97-ën. “Edi Rama është kasap i votës dhe i zgjedhjeve të lira, ndaj ne do të bëjmë gjithçka që ai të ikë dhe të krijojmë një qeveri teknike që të garantojë zgjedhje të lira në Shqipëri”- u shpreh për RTSH Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka.

/a.r

Next Post
Droga “ngatërron” destinacion, nga duart e trafikantëve përfundon në supermarket

Droga “ngatërron” destinacion, nga duart e trafikantëve përfundon në supermarket

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Berisha lajmëron protestën e ardhshme, ja kur do të mbahet! Zbulohet mesazhi për strukturat

Berisha lajmëron protestën e ardhshme, ja kur do të mbahet! Zbulohet mesazhi për strukturat

February 21, 2026
Bllokimi i aksit Librazhd-Përrenjas, reagon ARRSH: Drejtuesit e autoveturave dhe mjeteve të tonazhit të rëndë të ndjekin këto akse

Bllokimi i aksit Librazhd-Përrenjas, reagon ARRSH: Drejtuesit e autoveturave dhe mjeteve të tonazhit të rëndë të ndjekin këto akse

February 21, 2026
Putin nënshkruan ligjin e ri, i jep kompetenca inteligjencës së brendshme ruse për të mbyllur internetin

Putin nënshkruan ligjin e ri, i jep kompetenca inteligjencës së brendshme ruse për të mbyllur internetin

February 21, 2026
Prej tre orësh i paralizuar, rikthehet qarkullimi në aksin alternativ Maliq-Moglicë-Gramsh, hapen të dyja korsitë

Prej tre orësh i paralizuar, rikthehet qarkullimi në aksin alternativ Maliq-Moglicë-Gramsh, hapen të dyja korsitë

February 21, 2026
Zelensky rrëfen kushtin që të përfundojë lufta: Amerikanët dhe rusët më kanë kërkuar tërheqjen nga Donbasi

Zelensky rrëfen kushtin që të përfundojë lufta: Amerikanët dhe rusët më kanë kërkuar tërheqjen nga Donbasi

February 21, 2026
Ishte bllokuar nga trajlerat e ngecur në kthesë, hapet një korsi e rrugës alternative Moglicë-Lozhan

Ishte bllokuar nga trajlerat e ngecur në kthesë, hapet një korsi e rrugës alternative Moglicë-Lozhan

February 21, 2026
Gjykata rrëzoi tarifat doganore të Trump, Macron: Është mirë të kesh kundërpesha ndaj pushtetit në demokraci

Gjykata rrëzoi tarifat doganore të Trump, Macron: Është mirë të kesh kundërpesha ndaj pushtetit në demokraci

February 21, 2026
Rrugët drejt juglindjes të bllokuara/ “Nuk mundem!”, gruaja në Maliq humb ndjenjat pas shumë orësh në trafik

Rrugët drejt juglindjes të bllokuara/ “Nuk mundem!”, gruaja në Maliq humb ndjenjat pas shumë orësh në trafik

February 21, 2026
Lojtari i Benfikës sqaron UEFA-n: Nuk e ofendova Vinicius-in për ngjyrën, por për orientimin seksual…

Lojtari i Benfikës sqaron UEFA-n: Nuk e ofendova Vinicius-in për ngjyrën, por për orientimin seksual…

February 21, 2026
Bllokohet totalisht aksi rrugor Maliq-Moglicë-Gramsh, qindra qytetarë dhe fëmijë në radhë kilometrike makinash

Bllokohet totalisht aksi rrugor Maliq-Moglicë-Gramsh, qindra qytetarë dhe fëmijë në radhë kilometrike makinash

February 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In