• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, June 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Noka: Në Durrës ra një avion me hashash. Policia rrethon Ishmin: S’kemi gjetur drogë në bord

by A R
15/09/2016 12:14
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Fill pas denoncimit të –ish-ministrit të brendshëm Flamur Noka nga foltorja e Parlamentit për rrëzimin e një avioni me drogë, reagoi edhe Policia e Shtetit. Nëpërmjet një njoftimi policia sqaroi se nga kontrolli paraprak në avionin e pilotuar nga 69-vjeçari italian Guido Guidi nuk u gjet kanabis. Por, referuar informacioneve nga terreni, bëhet me dije se policia ka rrethuar të gjithë zonën nga Maminasi në Ishëm dhe po kryhen kontrolle të imtësishme.

Avioni i rrëzuar në fshatin Gotull të njësisë së Ishmit është i modelit tip “Piper”, i njëjtë me atë që u rrëzua në Divjakë dhe që drejtohej nga një tjetër pilot italian, i dënuar nga Gjykata e Krimeve të Rënda për trafik droge.

Deklarata e Policisë

Rreth orës 08:45, Policia e Durrësit ka marrë një njoftim se në fshatin Gotull, Njësia Administrative Ishëm është parë të ulet një avion i përmasave të vogla.

Menjëherë është shkuar në vendin e ngjarjes ku është konstatuar i dëmtuar gjatë uljes një avion i përmasave të vogla, ndërsa Piloti nuk kishte pesuar lëndime gjatë uljes.

Piloti i avionit është një shtetas italin, Guido Andrea Guidi, 69 vjeç.

Në shpjegimet e para që jep ky shtetas thotë se është ngritur nga Bari dhe ka dashur të bëjë një udhëtim me destinacion veriun e Italisë.

Për shkak të kohës së bukur ka vendsour të kryejë një fluturim mbi det.

Në lartësinë 4 000-5 000 këmbë ky shtetas deklaron se i ka dhënë defekt avioni.

Ka parë nga lartësia një tokë arë të punuar, të cilën e ka konsideruar vendin më të përshtatshëm për t’u ulur.

Është përpjekur të ulet dhe gjatë uljes avioni ka pësuar dëmtime.

Piloti është shoqëruar në Spitalin Rajonal Durrës për një kontroll mjekësor, megjithëse nuk ka pësuar dëmtime.

Është njoftuar Prrokurori i gatshëm.

Gjate kontrollit ne brendesi të avjonit nuk është gjetur asnjë send i kundraligjshëm.

Të gjitha Shërbimet kanë kryer krehjen e vendit ku është gjetur avioni dhe zonës përrreth.

Policia po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave e rastit në fjalë.

avioni-ishem-durres

*Në foto avioni i ulur në Ishëm

Dëshmia e pilotit

Avioni drejtohej nga shtetasi italian 69-vjeçar Guido Guidi. Ai u transportua në spitalin e Durrësit pasi gjatë uljes ka pësuar dëmtime. Ky shtetas deklaroi para punonjësve të policisë se po fluturonte ulët në bregdet. Ai tha se pësoi defekt dhe u detyrua të bënte një ulje në atë zonë. Ndërkohë, nga dëshmitë në vendngjarje bëhet me dije se avioni ka një krah të thyer.

Albcontrol: Nuk kishim informacion për fluturimin

Në lidhje me këtë ngjarje ka reaguar edhe Albcontrol që sqaron se nuk ka pasur informacion për fluturimin e avionit të vogël. Kjo ka shtuar edhe dyshimet nga policia që po kreh gjithë zonën. Nuk përjashtohet mundësia që të ketë pasur kanabis, dhe të jetë hedhur nga piloti para se të mbërrinte policia. Porm, në lidhje me këto dyshime nuk ka ende të dhëna.

***

Denoncimi i Nokës në Parlament

Parlamenti është përfshirë nga debatet e ashpra teksa në diskutim janë disa ndryshime në projektligjin për luftën kundër narkotikëve. Krerët më të lartë të mazhorancës janë akuzuar nga opozita për lidhje me trafikantët e drogës. Ndërkohë, gjatë debateve, deputeti Flamur Noka ka marë fjalën ku deklaroi se në Durrës sapo është rrëzuar një avion i vogël që transportonte drogë.

“Shkoni çik në Durrës se sapo ra një avion i vogël me hashash. Një avion i vogël në vend të mbushej për transport qytetarësh, është mbushur me hashash. Shkoni në Durrës se sapo ra avioni i vogël”, tha Noka.

Por, pak çaste pas kësaj deklarate të Flamur Nokës, policia përgënjeshtroi këto deklarata. Sipas policisë, një avion i vogël u ul në Ishëm të Durrësit, dhe nga kontrollet rezultoi se avioni nuk kishte ngarkesë. Piloti deklaroi para oficerëve të policisë se ishte ulur pas një defekti teknik. Sipas informacioneve paraprake, bëhet me dije se piloti është 69-vjeçar shtetas italian./a.m.

Next Post
Monitorimi i lojrave të fatit do të kryhet nga kompani private

Monitorimi i lojrave të fatit do të kryhet nga kompani private

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Protestat për Zvërnecin shfaqen në video propagandistike me mesazh anti-Izrael!

Protestat për Zvërnecin shfaqen në video propagandistike me mesazh anti-Izrael!

June 6, 2026
Nëse protesta nuk flet vetë, do të flasin të tjerët për të

Nëse protesta nuk flet vetë, do të flasin të tjerët për të

June 6, 2026
“Histeri digjitale, protesta nuk ka kaluar kurrë 8 mijë pjesëmarrës”, Rama reagim për mediat ndërkombëtare, nxjerr videon me dron

“Histeri digjitale, protesta nuk ka kaluar kurrë 8 mijë pjesëmarrës”, Rama reagim për mediat ndërkombëtare, nxjerr videon me dron

June 6, 2026
“Dyfisho sipërmarrjen tënde”, ja si do të mbështeten bizneset shqiptare! Qeveria jep detajet e programit

“Dyfisho sipërmarrjen tënde”, ja si do të mbështeten bizneset shqiptare! Qeveria jep detajet e programit

June 6, 2026
Blushi për protestuesit: Nuk kam parë kurrë kaq shumë helm dhe urrejtje, kjo buron vetëm nga injoranca!

Blushi për protestuesit: Nuk kam parë kurrë kaq shumë helm dhe urrejtje, kjo buron vetëm nga injoranca!

June 6, 2026
Pamjet nga droni nxjerrin në pah rënien e pjesëmarrjes, më pak protestues në Tiranë se në protestat e tjera

Pamjet nga droni nxjerrin në pah rënien e pjesëmarrjes, më pak protestues në Tiranë se në protestat e tjera

June 6, 2026
Protesta për Zvërnecin në Athinë, përplasje mes protestuesve për vijën ideologjike: File, mos na e kthe për imperializmin (VIDEO)

Protesta për Zvërnecin në Athinë, përplasje mes protestuesve për vijën ideologjike: File, mos na e kthe për imperializmin (VIDEO)

June 6, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Gen. Z\ “Suksesi” i protestës vret ndryshimin

June 6, 2026
Zyrtare! Irani në Kupën e Botës, merr viza për të udhëtuar në SHBA

Zyrtare! Irani në Kupën e Botës, merr viza për të udhëtuar në SHBA

June 6, 2026
Protestuesi kërkon shembjen e Kryeministrisë: Është e keqja e këtij populli!

Protestuesi kërkon shembjen e Kryeministrisë: Është e keqja e këtij populli!

June 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In