Ish-ministri i Brendshëm, Flamur Noka, ka përsëritur kërkesën e Partisë Demokratike për largimin e ministrit aktual, Saimir Tahiri.
Duke folur në një konferencë për mediat, Noka tha se ‘çdo ditë që kalon me Saimir Tahirin si Ministër i Brendshëm, është një zmadhim i inkriminimit, është një dhunim ligjit, një shkelmim i çdo standardi e norme në këtë vend’.
Sipas Nokës, për 10 ditë me radhë, Tahiri nuk u përgjigj për akuzat e rënda që i janë bërë një oficer i lartë policie.
“Tahiri nuk guxoi te thoshte asnjë fjalë pse makina e tij, AA003GB, përdorej nga habilajt e drogës për trafikimin e narkotikëve. Saimir Tahiri nuk u kishte dhënë atyre thjesht makinën, të gjithë jemi të qartë. Bashkë me makinën personale, u kishte dhënë imunitet, u kishte hapur rrugët, u kishte hapur dyert. Trafikantet me makinen e ministrit bënin çtë donin dhe kudo ku kalonin vetem nderoheshin nga punonjesit e policise” – tha deputeti demokrat.
Ai theksoi se Tahiri duhet të largohet një orë e më parë.
“Shko para drejtësisë përpara sa zollumi të kthehet në një ortek popullor që nuk ndalet më” – paralajmëroi Noka. (javanews.al / a.n)









