• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Noka: Bashës i është ngarkuar misioni nga ndërkombëtarët për të shkatërruar PD, projekti nga një…!

by Java News
11/01/2022 22:24
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Teksa ka komentuar protestën e 8 janarit të zhvilluar para selisë blu, deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka është shprehur se demokratët u ngritën në protestë për t’i thënë Lulzim Bashës që të ndërtojë bunker ku të dojë, por ama të lirojë shtëpinë e demokratëve.

Në një intervistë për Ora News, ai tha se Edi Rama dha urdhër të ndërhynte policia, pasi demokratët i shqetësuan pengun, duke lënë të nënkuptohet se fjala është për Bashën.

Flamur Noka: Rama ta marrë pengun dhe të krijojë një bunker ku të dojë, por nuk mund ta krijojë bunker në shtëpinë e demokratëve. Demokratët protestuan, për t’i thënë pengut që mund të ndërtojë bunker ku të dojë por të lirojë shtëpinë e demokratëve.

Rama bëri dhunë dhe terror, policior, gaz lotsjellës pa fund mbi demokratët sepse I shqëtësuam pengun. Nëse nuk do kishte një reagim të policisë, shtëpia do të u kthehej demokratëve, pengu do të çohej në shtëpinë e vet.

Noka shtoi se Ramës i duhet që shtëpia e lirisë të jetë burg, pasi i duhet të qëndrojë gjatë në pushtet.

Flamur Noka: Edi Rama kishte urdhëruar pengun që të mbyllej aty brenda, i ndërtoi bunkerin pengut. Kanë qenë dy ekspertë të dërguar nga qeveria që kanë projektuar ndërtimin e pengut.

E mësuan që të mbante edhe disa kolegë të mitë peng, dhe kur u pa që shtëpia e lirisë po lirohej, ndërhyri Edi Rama. Shtëpia e lirisë Ramës i duhet të jetë burg, pa diskutim Rama mendon se mund të mbretërojë më gjatë në pushtet.

Noka ka lëshuar akuza të forta ndaj Lulzim Bashës, duke thënë se këtij të fundit i është ngarkuar një mision nga ndërkombëtarët për të shkatërruar PD.

Flamur Noka: Protestat dhe vetëm protestat janë mjeti i vetëm për të rrëzuar një regjim. Por të gjitha protestat u drenazhuan në fund nga pengu sepse vula ishte dhënë me qira. Vulën e selisë sonë e kishte me qira  Kryeministri. Pse u lanë të gjitha aksionet në gjysmë.

Pengut i është ngarkuar misioni për të shkatërruar PD, nga një ndërkombëtar përfaqësues i Gjorgj Soros: Duhet të shkatërrosh PD.  Ai është në misionin e tij por edhe ne jemi në misionin tonë që të shpëtojmë PD./m.j

Next Post
Kush do t’i fitojë zgjedhjet? Sondazhi i IPSOS: PS kryeson me 44%, PD merr 24% të votave, LSI “tretet” në vetëm 2%

Protesta e 8 janarit/ Kryemadhi: Bashës siguria i vjen nga qeveria. Thika pas shpine që iu ngul LSI në 25 prill, akoma s’i ka ikur helmi nga trupi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shqipëria po bëhet ‘magnet’ për punëtorët e huaj, kryesojnë në aplikime indianët dhe filipinasit

Ligji i emigracionit, ekspertja punësimit: Dokumentacioni i ofrohet nga punëdhënësi

March 25, 2026
KLP ndryshon rregulloren e vlerësimit të prokurorëve, ja si do të pikëzohen trajnimet

Gjyqtarët dhe prokurorët e Shqipërisë përshëndesin referendumin në Itali: Theksohet pavarësia e drejtësisë….

March 25, 2026
Peshku vdekjeprurës kapet në Vlorë/ Si shpëtuan pushuesit nga Kosova dhe alarmi i ekspertit: Adriatiku po tropikalizohet!

Peshku vdekjeprurës kapet në Vlorë/ Si shpëtuan pushuesit nga Kosova dhe alarmi i ekspertit: Adriatiku po tropikalizohet!

March 25, 2026
VIDEO / Kuqezinjtë zbarkojnë në Varshavë, gati për të shkruar historinë!

VIDEO / Kuqezinjtë zbarkojnë në Varshavë, gati për të shkruar historinë!

March 25, 2026
Malaj në Bruksel: Shqipëria, progres të qëndrueshëm në drejtim të konvergjencës me BE-në

Malaj në Bruksel: Shqipëria, progres të qëndrueshëm në drejtim të konvergjencës me BE-në

March 25, 2026
PS dhe PD bien dakord për Reformën Territoriale, miratohet kalendari i dëgjesave

PS dhe PD bien dakord për Reformën Territoriale, miratohet kalendari i dëgjesave

March 25, 2026
BSH: Turizmi e tregtia mbajnë në këmbë besimin në ekonomi, qytetarët ‘jo’ blerjeve të mëdha

516 mijë turistë të huaj vizituan Shqipërinë në shkurt. Mbizotërojnë vizitorët nga Europa Jugore dhe Perëndimore

March 25, 2026
Gripi i shpendëve, ISHP: Nuk ka infektime në njerëz, gatuani mirë vezët dhe mishin

Gripi i shpendëve/ Shfaqet në Itali rasti i parë te njeriu në kontinentin evropian, ja gjendja e tij

March 25, 2026
“Nëse nuk e puth, ajo nuk ikën”, rrëfimi i Mirit për njohjen me bashkëshorten gjermane

“Nëse nuk e puth, ajo nuk ikën”, rrëfimi i Mirit për njohjen me bashkëshorten gjermane

March 25, 2026
Sulmohen Letonia dhe Estonia, NATO në luftë? Rusia lëshon 1 mijë dronë kundër Ukrainës, shkatërrim e viktima

Sulmohen Letonia dhe Estonia, NATO në luftë? Rusia lëshon 1 mijë dronë kundër Ukrainës, shkatërrim e viktima

March 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In