Reperi i njohur shqiptar, Noizy, edhe për projektin e ri duket se është inspiruar në një projekt tjetër.
Tashmë po dalin vetë informacionet nga fansat e repit, të cilët në rrjete sociale kanë qarkulluar faktin se reperi ka kopjuar edhe këngën e re.
Noizy jo vetëm muzikën dhe klipin, por ka kopjuar edhe për titullin e këngës, të cilës i mungon vetëm një shkronjë për të qenë e njëjtë.
Më parë Noizy është raportuar se ka kopjuar edhe këngën që e ka në Top Fest me Elgit Dodën, e që është shumë e ngjashme me hitin e Sean Paul, “One Wine”. Siç duket Noizy nuk po di të prodhojë më muzikë.









