• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Noizy i bashkohet Veliajt, shërbejnë drekën për njerëzit në nevojë

by A R
19/10/2017 16:39
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

19 Tetori është një ditë shprese për të gjithë njerëzit në nevojë në kryeqytet. Në Ditën e Lumturimit të Nënë Terezës, Bashkia e Tiranës shtroi një drekë të veçantë për personat në nevojë që frekuentojnë qendrat e saj sociale, në shenjë falenderimi e promovimi të vlerave të shpirtit bujar dhe ndjenjës së shpresës.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj i shoqëruar edhe nga këngëtari i njohur Noizy, shërbeu drekën në mjediset e Qendrës Sociale “Të Qëndrojmë së bashku”, në Kombinat, nga ku edhe përcolli mesazhin për më shumë solidaritet me njerëzit në nevojë.

Veliaj theksoi se vepra e Nënë Terezës, na frymëzon për më shumë dashuri ndaj atyre që janë në vështirësi. “Jam shumë i lumtur që jam sot bashkë me Noizyn në ditën e Nënë Terezës, për t’u shërbyer atyre që nuk kanë të gjitha mundësitë që ndoshta ka shumica e Tiranës, që janë të moshuar dhe fëmijët i kanë larg. Në ditën e Nënë Terezës, mënyra më e mirë për ta përkujtuar atë është duke u shërbyer atyre që janë më nevojtarë. Sot bëmë diçka të vogël me dashuri të madhe, që shpresoj se do të kopjohet nga të gjithë. Besoj se kjo energji dhe kjo dashuri që na frymëzon vepra e Nënë Terezës, të lërë një impakt në qytetin tonë dhe në çdo cep të Tiranës ku ka nevojë për më shumë solidaritet”, tha Veliaj.

Bashkia e Tiranës ka ngritur aktualisht 7 qendra sociale ku ofrohet një vakt i ngrohtë dhe kujdes shëndetësor. “Kemi 7 qendra sociale ku shërbejmë ushqim, ku kemi kujdes shëndetësor, kujdes psikologjik dhe për të gjithë ata njerëz që e kuptojnë që në Shqipëri jo çdo gjë është perfekte kanë një mundësi konkrete se si mund të shërbejnë dhe se si mund të kontribuojnë”, shtoi Veliaj.

Kryebashkiaku Veliaj u bëri thirrje bizneseve dhe qytetarëve që të kontribuojnë duke ndihmuar personat në nevojë apo duke punuar si vullnetarë në dobi të komunitetit. “Jemi gjithmonë duke kërkuar vullnetarë, ata që si Noizy, si Valbona, japin nga koha e tyrepër të shërbyer. Unë besoj se Shqipëria bëhet më e mirë kur jo vetëm i kritikojmë problemet, por kur shikojmë një mundësi se si ta zgjidhim dhe se si të ndihmojmë me një problem. Shpresoj që jo vetëm në 7 qendrat tona, por edhe në qendra të tjera sociale dhe në punë që kemi në komunitet, të kemi sa më shumë vullnetarë që siç thoshte Nënë Tereza, ne ndoshta nuk bëjmë dot të gjithë gjërat të mëdha, por mund të bëjmë shumë gjëra të vogla me dashuri të madhe”, u shpreh kryebashkiaku.

Këngëtari i njohur Rigels Rajku, ose siç njihet nga të gjithë Noizy, përshëndeti këtë nismë të kryetarit të Bashkisë së Tiranës për të qenë pranë shtresave në nevojë, ndërsa u bëri apel të rinjve për më shumë solidaritet dhe kujdes për të moshuarit. “Dua të falenderoj Erionin që më dha mundësinë që të shërbeja. Është kënaqësi shumë e madhe sepse të moshuarit kanë nevojë për ne dhe ne kemi nevojë për ta, pavarësisht rrethanave të jetës për disa prej tyre. Ndjesia është shumë e mirë, shumë e veçantë. Gjërat materiale shkojnë e vijnë, ndërsa veprat që bëjmë për njerëzit në nevojë mbeten. Ndaj falenderoj Erionin që më dha këtë mundësi”, tha Noizy.

Nëpërmjet programeve të ndryshme sociale, Bashkia Tiranë, ofron një paketë të kompletuar shërbimesh në mbështetje të gjithë atyre personave që janë në vështirësi. Përmes mensave sociale, që janë kthyer në një vatër familjare dhe të shpresës, ofrohet një vakt i ngrohtë, në veçanti për të pastrehët, të moshuarit e vetmuar apo për familjet me të ardhura minimale etj. Gjithashtu, qendrat sociale të ngritura në zona të ndryshme të kryeqytetit, ofrohet edhe këshillim ligjor dhe psiko-social për këdo. /b.d

Next Post
“Tahiri”/ ‘Qytetari dixhital’ zbulon bisedën e Ramës në kafene…

"Tahiri"/ 'Qytetari dixhital' zbulon bisedën e Ramës në kafene...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shqipëria përballet me Ukrainën pas disfatës në Varshavë, dalin në shitje biletat

Shqipëria përballet me Ukrainën pas disfatës në Varshavë, dalin në shitje biletat

March 28, 2026
‘Pushtoi’ skenat për gjashtë dekada, ndahet nga jeta ikona e muzikës greke Marinella

‘Pushtoi’ skenat për gjashtë dekada, ndahet nga jeta ikona e muzikës greke Marinella

March 28, 2026
“Brenda 30 prillit të ketë mbaruar procesi në…”/ Zgjedhjet për kreun e partisë, PD nxjerr udhëzimet

“Brenda 30 prillit të ketë mbaruar procesi në…”/ Zgjedhjet për kreun e partisë, PD nxjerr udhëzimet

March 28, 2026
Zero aktivitet në një vit zgjedhor! Dhjetëra parti pa asnjë shpenzim të deklaruar në KQZ për 2025

Zero aktivitet në një vit zgjedhor! Dhjetëra parti pa asnjë shpenzim të deklaruar në KQZ për 2025

March 28, 2026
Zbardhet përplasja me dyer të mbyllura mes ministres Ismaili dhe Spiropalit. Ndërhyn Rama: Mos më detyro të…

Zbardhet përplasja me dyer të mbyllura mes ministres Ismaili dhe Spiropalit. Ndërhyn Rama: Mos më detyro të…

March 28, 2026
Plani 4-vjeçar i rritjes së pensioneve, Rama shpjegon skemën: Çdo vit rritja do të dyfishohet

Plani 4-vjeçar i rritjes së pensioneve, Rama shpjegon skemën: Çdo vit rritja do të dyfishohet

March 28, 2026
Sa do na kushtojë çekiçi i gjyqtarit?

Pse avancuam me energjinë si e do BE?

March 28, 2026
Dogana dhe agjentët e Kufirit zbarkojnë në Porto Romano, kontrolle të shtuara me qen ndaj makinave të importuara

Dogana dhe agjentët e Kufirit zbarkojnë në Porto Romano, kontrolle të shtuara me qen ndaj makinave të importuara

March 28, 2026
‘Epoka e paprekshmërisë ka mbaruar’, java kur gjigantët e teknologjisë u vunë përballë drejtësisë

‘Epoka e paprekshmërisë ka mbaruar’, java kur gjigantët e teknologjisë u vunë përballë drejtësisë

March 28, 2026
Nga dinamikat demografike tek ekonomia e shërbimet publike/ Ja 4 skenarët e reformës territoriale

Nga dinamikat demografike tek ekonomia e shërbimet publike/ Ja 4 skenarët e reformës territoriale

March 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In