Sot, kur në të gjithë botën bëhet fushatë për 365 ditë të Drejta të Njeriut, bëhen 38 vjet që kur Nënë Tereza ka marrë çmimin Nobel për Paqe.
Më 10 dhjetor të vitit 1979, në Oslo të Norvegjisë, Nëna Terezë u shpall nobeliste, duke u bërë kështu shqiptarja e parë fituese e çmimit më prestigjioz në botë, shkruan KP.
Ajo ishte nënë kujdestare e 7,500 fëmijëve në 60 shkolla, ishte murgeshe që mjekonte 960,000 të sëmurë në 213 dispanseri, ishte e vetmja në botë që trajtonte 47,000 viktima të lebrozës në 54 klinika, kujdesej për 3,400 pleq të braktisur e të lënë rrugëve, në 20 shtëpi pleqsh, kishte birësuar 160 fëmijë ilegjitimë e jetime.
Këto janë shifrat e mesit të viteve tetëdhjeta. (b.an)










