• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, September 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Nobel/10 dhjetori, dita e çmimit të parë

by Java News
10/12/2018 09:32
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

​Më dhjetë dhjetor të vitit 1901, ndahen për herë të parë Çmimet Nobel. Pas negociatave të tejzgjatura, pjesërisht me qeverinë franceze e cila kërkonte të vendoste një taksë shumë të lartë mbi pasurinë e Alfred Nobelit dhe pjesërisht, pas bisedimeve me familjen Nobel rreth çështjes së trashëgimisë, më në fund u bë e mundshme dhënia për herë të parë e 5 çmimeve, aq sa Nobel kishte lënë me testament.

Ceremonia për 4 prej tyre Fizikë, Kimi, Mjekësi, Letërsi, u zhvillua në Stokholm dhe ceremonia e Çmimit për Paqe, u mbajt në Christiania, kryeqyteti norvegjez që më vonë do të emërtohej, Oslo.

Pesë vjet kishin kaluar nga koha kur Alfred Nobel vdiq në San Remo, më 10 dhjetor 1896 (63 vjeç). Ditët deri në dhënien e shpërblimeve, gjithashtu ishin plot tension. Emrat e fituesve ishin mbajtur të fshehur – ndryshe nga sot që zbulohen një muaj përpara.

Kur tre gjermanë të shquar – erdhën me tren nga jugu dhe zunë vend në Hotel Grand, Stokholm, u bë e qartë se ata duhet të jenë laureatë të çmimit Nobel, transmeton ksp. Trafiku ndërkombëtar në atë kohë nuk ishte aq i madh sa sot, dhe mbërritja e njerëzve të huaj përbënte lajm. Në ceremoninë në Stokholm, në sallën e Akademisë së Muzikës, çmimet u ndanë për arritjet në Fizikë, Kimi, Mjekësi, Letërsi. Salla u mbush gradualisht me njerëz në veshje festive.

Më pas, tre fituesit hynë pa bujë, muzikë a duartrokitje siç është zakon sot. I pari erdhi fizikanti gjerman Wilhelm Conrad von Rontgen, pastaj kimisti holandez Hendricus van t’Hoff, i ndjekur nga mjeku gjerman Emil Adolf von Behring; dhe së fundi, ministri francez për të marrë çmimin Nobel në letërsi në emër të poetit Sully Prudhomme, i cili ishte i sëmurë;

Ndërsa ceremonia e dhënies së çmimit Nobel për paqe u zhvillua në Christiana (Oslo) në sallën e parlamentit norvegjez. Çmimi u nda mes zviceranit Henri Dunant (themelues i Kryqit te Kuq ndërkombëtar), dhe francezit Frederik Passy (ekonomist dhe veprimtar paqeje), përgatiti Koha. (b.an)

Next Post
Marrëveshja për “Brexit”/ Zbulohet një sekret i hidhur

Brexit, May: Rrëzimi i propozimeve të mia, sjell kaos

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Evropianët po mbajnë gjithnjë e më shumë para cash në shtëpi, frikë nga lufta dhe sulmet kibernetike

BQE: Gati 10 milionë qytetarë votuan për dizajnin e kartëmonedhave të reja euro

September 23, 2026
Zyrtari amerikan në NATO: Rusia nuk kërkon konflikt me NATO-n, Evropa duhet të marrë më shumë përgjegjësi për sigurinë

Zyrtari amerikan në NATO: Rusia nuk kërkon konflikt me NATO-n, Evropa duhet të marrë më shumë përgjegjësi për sigurinë

September 23, 2026
Vlora Hyseni del para GJKKO-së, ish-drejtoresha e SHISH merret nesër në pyetje

Vlora Hyseni del para GJKKO-së, ish-drejtoresha e SHISH merret nesër në pyetje

September 23, 2026
Republika popullore e protestës

Vlora Hyseni dhe misteri i certifikatës së sigurisë

September 23, 2026
Presidenti i Kinës Xi Jinping, vizitë shtetërore në SHBA

Presidenti i Kinës Xi Jinping, vizitë shtetërore në SHBA

September 23, 2026
Zjarr në Drojë të Kurbinit/ Digjen kosheret me bletë, flakët rrezikojnë banesat

Zjarr në Drojë të Kurbinit/ Digjen kosheret me bletë, flakët rrezikojnë banesat

September 23, 2026
Flakët përfshijnë zonën mbi Spitalin e Vlorës, rrezikohen banesat

Flakët përfshijnë zonën mbi Spitalin e Vlorës, rrezikohen banesat

September 23, 2026
Helikopteri rus shkel hapësirën ajrore të Polonisë për 42 sekonda, ngrihen avionët luftarakë

Helikopteri rus shkel hapësirën ajrore të Polonisë për 42 sekonda, ngrihen avionët luftarakë

September 23, 2026
Komisioni i BE-së kërkon zhbllokimin e 4.2 miliardë eurove të Hungarisë pas reformave të qeverisë së re -

Komisioni i BE-së kërkon zhbllokimin e 4.2 miliardë eurove të Hungarisë pas reformave të qeverisë së re –

September 23, 2026
Javë vendimtare për Kosovën, në pritje të krijimit të institucioneve të reja

6 tetori, afati fundit për Presidentin. Gjykata vendosi: Zgjedhja e qeverisë nuk shkeli Kushtetutën

September 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com