• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, April 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Njolloset Botërori i Katarit. Kjo kombëtare u kualifikua me një lojtar që nuk ekziston

by A R
07/05/2022 14:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Polemika është servirur. Gjashtë muaj para fillimit të “Katar 2022”, një skandal mund të trondisë kompeticionin madhor, pasi Federata Kiliane e Futbollit denoncoi parregullsi serioze në procedurën e Ekuadorit gjatë fazës kualifikuese për Kupën e Botës. Ekuadori me sa duket do të kishte fshehur identitetin e vërtetë të një prej lojtarëve të vet të thirrur: Bayron Castillo.

Avokati i Federatës Kiliane të Futbollit, Eduardo Carlezzo zbulon për “MARCA” të gjitha parregullsitë e kombëtares ekuadoriane, me Bayron Castillo që pohon se po luan me dokumentacion totalisht fals, duke deklaruar se është vërtet kolumbian.

Kili e ka denoncuar tashmë atë në FIFA dhe kërkon kualifikimin e tij në Kupën e Botës 2022. Kujtojmë se Bayron Castillo ka luajtur tetë ndeshje me Ekuadorin në fazën kualifikuese për Botërorin e këtij viti, dy prej tyre kundër Kilit.

“Ne kemi bërë një ankesë në FIFA si rezultat i asaj që besojmë se është incident shumë i rëndë në thirrjen e lojtarit Byron Castillo me ekipin kombëtar të Ekuadorit. E kemi hetuar tërësisht rastin për të kuptuar realisht se ku ka lindur lojtari dhe ne jemi të qartë: ka lindur në Kolumbi”, – tha Eduardo Carlezzo për “Marca”.

Dokumenti i skandalit – “Ajo që po theksojmë kategorikisht është se Byron Javier Castillo Segura ka lindur në Tumaco të Kolumbisë, më 25 korrik 1995. Byron David Castillo Segura, i cili do të kishte lindur më 10 nëntor 1998, nuk ekziston, ai është një fantazmë. Ai është një falsifikim dhe madje krim sipas ligjeve të Ekuadorit”, – shtoi avokati i “La Roja”.

Epiqendra e falsifikimeve dhe provat – “Çështja ka një narrativë shumë solide, të bazuar në dokumente që tregojnë se si filloi falsifikimi i dokumenteve në Ekuador. Duhet të keni parasysh se e gjitha kjo fillon me një skemë shumë të thellë të falsifikimit të dokumenteve të lojtarëve. Gjithçka filloi më 2012 në provincën e Guayas (provinca e Ekuadorit) me një klub të quajtur Norte América.

Pikërisht Byron Castillo është regjistruar në atë klub në vitin 2012. Vetë federata ekuadoriane e ka emëruar këtë klub si epiqendrën e falsifikimit të dokumenteve të lojtarëve në Ekuador dhe është pezulluar. Më vonë, për këtë u arrestuan disa punonjës”, – pranon Eduardo Carlezzo.

Byron Castillo ishte gjithmonë në sytë e Ekuadorit. Federata e këtij vendi ishte e vetëdijshme për të gjitha këto. “Bayron Castillo duhet të thotë të vërtetën, të dalë dhe të thotë se ka një vëlla apo ta publikojë në rrjetet e tij sociale, që të jetë i qartë”, – thotë avokati i Kilit.

Federata Kiliane ka kërkuar gjithashtu një seancë dëgjimore me FIFA-n për t’u ulur me lojtarin Byron Castillo për shkak të seriozitetit të incidentit. Lojtari nuk ka folur kurrë për këtë, ndaj është me rëndësi të dëgjohet. Deri më tani, FIFA nuk i është përgjigjur ankesës.

A mundet Kili të luajë Kupën e Botës? “Katar 2022” është pothuajse afër dhe kombëtarja kiliane shpreson që FIFA të pajtohet me të, ta skualifikojë Ekuadorin për falsifikim. Kombëtarja e Kilit është e befasuar nga ky skandal që ka prekur Botërorin pak muaj para fillimit të tij. Ajo shpreson që zgjidhja të jetë e shpejtë dhe e favorshme për interesat e veta.

Next Post
Lajmet e rreme nuk janë media

Fundi i paralajmëruar i sloganeve të Berishës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Bisedimet SHBA–Iran nuk ndalen as gjatë orëve të natës, ja vendimi që e solli Teheranin në tryezë

Bisedimet SHBA–Iran nuk ndalen as gjatë orëve të natës, ja vendimi që e solli Teheranin në tryezë

April 11, 2026
Netanyahu: Izraeli do të vazhdojë të luftojë kundër Iranit dhe aleatëve të tij!

Netanyahu: Izraeli do të vazhdojë të luftojë kundër Iranit dhe aleatëve të tij!

April 11, 2026
Aksident i trefishtë në Korçë-Bilisht, lëndohet një prej drejtuesve

Aksident i trefishtë në Korçë-Bilisht, lëndohet një prej drejtuesve

April 11, 2026
Zjarr masiv në zonën pyjore në Mirditë, shkak qirinjtë e ndezur në varreza

Zjarr masiv në zonën pyjore në Mirditë, shkak qirinjtë e ndezur në varreza

April 11, 2026
Përfundon faza e parë e negociatave SHBA-Iran? Shtëpia e Bardhë Bisedimet në Pakistan po vazhdojnë

Përfundon faza e parë e negociatave SHBA-Iran? Shtëpia e Bardhë Bisedimet në Pakistan po vazhdojnë

April 11, 2026
Rama nga Fieri: Korrupsioni s’bën ligjin në Shqipëri, opozita ndihet keq se kemi fituar 83 mandate! Ja takimi i radhës me qytetarët

Rama nga Fieri: Korrupsioni s’bën ligjin në Shqipëri, opozita ndihet keq se kemi fituar 83 mandate! Ja takimi i radhës me qytetarët

April 11, 2026
“Dy anije të SHBA kalojnë në Ngushticën e Hormuzit”, Reagon Ushtria Amerikane: Nisi pastrimi i minave

“Dy anije të SHBA kalojnë në Ngushticën e Hormuzit”, Reagon Ushtria Amerikane: Nisi pastrimi i minave

April 11, 2026
Mediat: Bisedimet për Hormuzin janë në ngërç, Irani kërkon kontrollin e plotë të Ngushticës

Mediat: Bisedimet për Hormuzin janë në ngërç, Irani kërkon kontrollin e plotë të Ngushticës

April 11, 2026
Abdixhiku kandidat për President? Reagon kreu i LDK-së, ja biseda e tij me Kurtin

Abdixhiku kandidat për President? Reagon kreu i LDK-së, ja biseda e tij me Kurtin

April 11, 2026
Bisedimet në Islamabad mes SHBA dhe Iranit pritet të zgjasin edhe të dielën

Bisedimet në Islamabad mes SHBA dhe Iranit pritet të zgjasin edhe të dielën

April 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In