• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, September 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Njollat murr-bardha të Prefektit

by Frrok Çupi
08/12/2021 13:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Frrok Çupi

‘Njollat e murrme’ nuk u bënë kurrë ‘të bardha’. Ikona e fundit e asaj tragjedie politike të artit, u nda nga jeta para një jave: Edi Luarasi, bashkë- regjisore me Mihallaqin dhe aktore brilante në shfaqje. Vetë Mihallaq Luarasi, Minush Jero (autori) dhe trupa e teatrit u përcollën për në qiej, por ‘Njollat…’ nuk u kthyen kurrë më.

Ndryshe ndodhi me ‘Prefektin’ e Levonjës, u kthye në skenën e Teatrit Kombëtar nga aktorët Arben Derhemi dhe Spiro Duni. Sapo komedia e Levonjës u shfaq në ekran, u sulmua furishëm.

Edhe atëherë ndodhi thuajse kështu si sot me Prefektin. Ishte viti 1970, kulmi i censurës komuniste. Veçse me një ndryshim të thjeshtë: ‘Njollat e Murrme’ nuk u kthyen kurrë, ‘Prefekti’ edhe pse u kthye, vetë krijuesit e ‘tij’ e tërhoqën menjëherë dhe e zhdukën nga ekrani.

Ndërsa vija e përbashkët mes ‘Njollave’  dhe ‘Prefektit’ është se censura është kthyer në regjim.

‘’Anti- komunistët” dhe të tjerët në krah, sillen njësoj si në diktaturën e proletariatit dhe luftën e klasave, njësoj si në censurë- punojnë e mendojnë me vigjilencën e Partisë, ushqejnë të njëjtën urrejtje për ‘armikun’.

… Si vallë, na dha dorë prefekti i Tiranës, Qazim Mulletiu, që të shikojmë prapë ‘Njollat…’?

Kësaj here u frikësua trupa e Teatrit dhe uli kokën. Njësoj si në vitet ’70. Nëse atëherë dy Mihallaqët dhe Jero nuk mund t’i rezistonin diktaturës, këta të tanishmit nuk mundën të përballojnë lirinë. Këta ua mbyllën ekranin spektatorëve dhe i lanë nën dritën e hënës. Publiku u la pa teatër, u braktis nga artistët që u frikësuan nga ‘anti- komunistët’. Kush ua dha të drejtën aktorëve të dhunojnë të drejtën e publikut? Apo ndëshkuan komedinë? Vallë nuk quhet e bukur tashmë komedia e Levonjës?

Por botërisht dihet se  ‘Prefekti’ është komedi e dashur për publikun shqiptar. ‘Çfarë është e dashur, ajo është e bukur. Çfarë s’është e dashur, ajo nuk është e bukur”, shkruan Umberto Eco.

Atëherë ka hyrë në mes frika, si në vitin 1970.

Po pse hyjnë artistët në lojën e ndëshkimit?

Prapë na shfaqet censura si regjim. Aktori Spiro Duni erdhi shkallë- shkallë deri te mohimi i vetvetes. Në fillim tha se ‘e nisa komedinë sepse kam punuar me Shit Mulletin në një internim’. Pastaj tha se ‘Shiti i kishte mësuar anti- komunizmin’. Pastaj tha se ‘do ta titulloj jo ‘Prefekti’, por ‘Prefekt’. Prefekti i periudhës së Fashizmit në Tiranë hyn në vizionin e artistit si një njeri ‘perfekt’. Kjo mund të bëhet. Por kur Duni tha se ‘do ta quaj Profeti’, atëherë vjen puna te ‘Njollat e Murrme’. E njëjta paralele: Atëherë diktatori tha se ‘shoqëria jonë nuk është e murrme, por e ndritur’, sot me ‘Prefektin’ po tentojnë të zëvendësojnë me njërin nga profetët: O me Muhamedin, o me Jezusin!

Po pse nënshtrohet e serviloset artii?

Besoj, se e para arsye është se artisti nuk bën art të vërtetë, por bën një gjë pa formë; mund ta bëjë mace, por edhe luan. Arti i vërtetë as lufton, as thyhet. Prej vitesh kërkohet që të fshihen filmat e periudhës 1945- 1990; një marrëzi. Prej kohësh po thonë se ‘ajo që ishte nuk duhet të ishte’ dhe shtrijnë dorën që ta fshijnë që nga kjo kohë në atë kohë. Prej kohësh po thonë se ‘në vend të Enverit duhej të ishte një nga Balli, ose tjetër’… Teatri Kombëtar e fshiu Prefektin, por bash në kohën kur e fshinë komedinë, në atë moment sarkazma u kthye me sy te njeriu me emrin Qazim Mulleti (1893–1956). Deri në atë moment vepra e artit qëndronte më vete, ndërsa politikani i 1940-ës, më vete.  Rrallëkush prej 60 vjetësh, teksa shikonte komedinë, të ketë sjellë në mendje Qazim Mulletin e gjallë.  E bukura e artit e ka elementin e krijimit artificial, për të kuptuar më mirë të bukurën e natyrës dhe të njeriut.

Pyeteni artin për Luftën e Ftohtë, pra…

Deri më tani janë pyetur historianët, filozofët, ushtarët; dhe kanë folur ‘qesim’ politikanët. Me këtë rast ‘arti’ mori përsipër të ndajë sinorët mes ‘atyre’ dhe ‘këtyre’. Po cilët janë ‘këta’ e cilët janë ‘ata’? Këtu, pastaj, bëhen shumë- shumë, pa fund. Bëhen ata që kanë vrarë njerëz, bie fjala, në shkurt të vitit 1943 (por s’ka gjë se ata ishin burra zotni, edhe mund të vrisnin); dhe këta që kanë vrarë në vitet e diktaturës komuniste. Arti shpall gjyqin: ‘Ata të pafajshëm, këta të fajshëm!’… Pastaj të pafajshëm- ata që vranë dhe vodhën dhe minuan Demokracinë në epokën post- komuniste, të fajshëm dalin ata që kërkojnë gjykimin e tyre…. Pastaj, të fajshëm këta që përdorin të folmen tiranase si sarkazëm; ndërsa të pa fajshëm ata që përqeshën emrat katolikë, dialektin geg, vranë jezuitët, ndanë kombin në Veri e Jug… Jooo, këta të dytët nuk kanë faj, vetëm ata që përdoren fjalën ‘tironce!’.

Tani ‘arti’ duhet të dalë të ndajë punët mes atyre që luftuan kundër Nazi- Fashizmit, dhe këtyre që e mohojnë luftën dhe lirinë. O zot, ku e futi veten ‘arti’! Njërën anë duhet ta ‘lajnë’ e ta zbardhin, tjetrën ta nxijnë; ose Njollat të bëhen ‘Murr-bardha’. Censura u bë regjim. Kësaj here është radha të nxihet periudha gjysmë shekullore.

Edhe Mesjetën e kishin konsideruar një ‘errësirë gotike’; por në Mesjetë ka fillesat vetë arti modern, madje dhe të romantizmi dhe koncepti i avancuar surrealist. Periudha e socializmit, natyrisht, na ka lënë vlera të gjëra të artit.

T’i fshini edhe këto?!

Atëherë ‘artit’ i del për detyrë që për atë 50 vjet të gjejë një popull tjetër që paska populluar vendin tonë në ato dekada.

Kur ndërhyri arti te Prefekti për ta bërë ‘Profet’, aty e nxiu… ndoshta edhe veten.

Next Post
Nesër ikën dielli/ Rikthehen shiu dhe bora: Ja zonat që preken

Nesër ikën dielli/ Rikthehen shiu dhe bora: Ja zonat që preken

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

VIDEO/ Zjarri shkrumboi banesa e toka, ja çfarë lanë pas flakët që përfshinë Levanin

VIDEO/ Zjarri shkrumboi banesa e toka, ja çfarë lanë pas flakët që përfshinë Levanin

September 7, 2026
Irani dhe Omani drejt një marrëveshjeje për ngushticën e Hormuzit, pa rifilluar dialogun me SHBA-të

Zbulohet misioni sekret amerikan për pastrimin e Hormuzit

September 7, 2026
Tirana, mes 5 destinacioneve më ekonomike të Evropës për vjeshtë

Tirana, mes 5 destinacioneve më ekonomike të Evropës për vjeshtë

September 7, 2026
Gjykatësi që ruante privatësinë si askush tjetër, tani në qendër të një skandali

Gjykatësi që ruante privatësinë si askush tjetër, tani në qendër të një skandali

September 7, 2026
Horoskopi i Paolo Fox për sot: Peshqit hyjnë në ditë të forta për dashurinë

Horoskopi i Paolo Fox për sot: Peshqit hyjnë në ditë të forta për dashurinë

September 7, 2026
Si paraqitet situata nga zjarret? Problematika në Shkodër, Dajt, Dibër, Lezhë e Berat

Si paraqitet situata nga zjarret? Problematika në Shkodër, Dajt, Dibër, Lezhë e Berat

September 7, 2026
“I çonte lule nga arratia”/ Mlladiç varroset pranë së bijës, që u vetëvra me armën e tij!

“I çonte lule nga arratia”/ Mlladiç varroset pranë së bijës, që u vetëvra me armën e tij!

September 7, 2026
Media spanjolle rekomandon Shqipërinë mes destinacioneve mesdhetare për pushime në shtator

Media spanjolle rekomandon Shqipërinë mes destinacioneve mesdhetare për pushime në shtator

September 7, 2026
‘Nga 1 qershori drejt Italisë do të udhëtohet pa ‘green pass’

Alarm për bombë! Çantë e dyshimtë pranë Ministrisë së Jashtme

September 7, 2026
Kush është Ulrich Siegmund, që synon të marrë postin e kryeministrit në Saxony-Anhalt

Kush është Ulrich Siegmund, që synon të marrë postin e kryeministrit në Saxony-Anhalt

September 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com