• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Njohja e Kosovës nga Vatikani, çështje e të gjitha çështjeve

by Ermir Gjinishi
13/12/2022 09:47
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ermir Gjinishi

 In memorium.

Nëse gjeografia i bën popujt fqinj, politika mund t’i bëjë miq, por historia është ajo që i bën krenare. Mënyra më efektive për të shkatërruar njerëzit është të mohosh dhe të zhdukësh historinë e tyre, thotë George Orwell. Kujtesa dhe njohja është terapia e duhur për të dalë nga kurthi i enturazhit që dikush kërkon të tresë historinë tonë në acidin mitiko-ideologjik të botoksit ballkanas. Të njohësh veten është investimi intelektual më dinjitoz, para se t’i kërkosh dikujt të të njohë ty.

Marrëdhënia jonë me Europën i kapërcen kufijtë e fqinjësisë dhe miqësisë. Shqiptarët janë kontribues në qytetërimin e tyre europian. Në historinë shqiptare janë të dokumentuara lidhjet e hershme me Perandorinë Romake dhe Papatin. Janë afro 30 perandorë ilirë të ulur në fronin romak nga shek III deri në shek VI. Sipas enciklopedisë italiane, në historinë e papëve të Vatikanit kanë qenë plot shtatë papë me origjinë ilire dhe shqiptare. Krishterimi, besimi i parë monotheist, prezent në trojet ilire që nga brezi i parë i apostujve, vulosi statusin e krishterimit shqiptar si identitet apostolik në dëshminë e Shën Palit “…e kam shpallur plotësisht ungjillin e Krishtit, nga Jerusalemi e përqark deri në Iliri”. Ndërsa Shën Asti, peshkopi i parë i Durrësit në vitin 98 pas Krishtit, ishte martiri i parë shqiptar i krishterimit.

Në fund të viteve 80-të, dikush nga përtej Adriatikut, diti të bashkoi lutjen me kujtesën historike për një popull “të harruar” në mes të Europës. Mesazhi i Papa Gjon Palit më 5 tetor 1980 nga brigjet përtej Adriatikut, kur dënoi persekutimin e besimtarëve dhe qytetarëve të pafajshëm në Shqipërinë komuniste, ishte preludi i kujtesës së dhimbshme për një popull, që për pak kohë, politika e bëri armik me historinë e tij dhe fillimi i funeberit të një sistemi, i vetëdënuar me eutanazi historike. In memorium, vizita historike e Papa Vojtilës në Shqipëri me 25 prill 1993, shkundi nga pluhuri i izolimit hiret e shpirtit shqiptar nën lutjen kumbuese: “T’i ndriçoftë hapat e tu dashuria për familjen, shpirti i vëllazërimit, mikpritja ndaj të huajit dhe vetitë që e dallojnë popullin tuaj, veti këto që përbëjnë pasurinë më të çmuar shekullore shqiptare”. Ndërsa Papa Francesku, europianizmin shqiptar e shenjoi me kulturën e hershme të bashkëjetesës fetare.

Shqiptarët kujtojnë me nderim të veçantë Papa Vojtilën dhe mesazhet e tij në mbështetje të Kosovës. “Paqe në Kosovë; I përbuzur e i dëbuar është Krishti në njeriun e munduar e të vrarë në luftën e Kosovës dhe kudo që ngadhënjen kultura e vdekjes; Mendoj posaçërisht për banorët e Kosovës ku dhuna dhe kushtet e jetesës të popullsisë vijojnë të bëhen gjithnjë më dramatike; Bashkësia ndërkombëtare duhet t’i japë sa më shpejt ndihmën e vet Kosovës; Të respektohet historia dhe e drejta e Kosovës”. Këto janë vetëm një pjesëz e skedës së gjatë të fjalimeve që Papa Vojtila ia dedikoi Kosovës në vitet e mundimshme 1998-1999.

Post memorium

Marrëdhëniet e shqiptarëve me Vatikanin janë shumë miqësore. Të gjithë presidentët e kryeministrat e Shqipërisë e Kosovës kanë vizituar Vatikanin dhe janë takuar me Papën. Por vizita e Presidentit Begaj në fillim të këtij muaji pati një veçori. Ai është i pari president shqiptar që kërkon njohjen e Kosovës.

Njohja e Kosovës nga Vatikani do të ishte një hap i pazëvendësueshëm për Kosovën. Vatikani përveçse është shtet, është institucioni fetar më i madh global me ndikim të madh, sidomos në shtetet me mazhorancë katolike. Nëse Vatikani njeh Kosovën, hapet mundësia për të paktën 20 njohje të reja. Ajo do të vinte me pozita imponuese Spanjën dhe Sllovakinë, dy shtete të BE-së të cilat akoma nuk e kanë njohur. Shtetet e Amerikës Latine, ku Serbia dhe Rusia me diplomacinë e tyre kanë bllokuar njohjet, do orientonin qasjet drejt njohjes.

Njohja do t’i hiqte aleancës ruso-serbe një nga pseudo argumentet e tyre më absurde. Frymëzimi fetar i agresionit diplomatik serb ndaj Kosovës, bazuar në faktin se shumica shqiptare i përket besimit islam, do pësonte disfatën më të rëndë. Me njohjen e Kosovës do t’i hapej rruga Kishës Katolike të Kosovës për marrëveshje me shtetin e Kosovës, njëlloj si Kisha Katolike në Itali dhe Shqipëri. Ky do të ishte precedenti juridik dhe kushtetues për bashkësitë e tjera fetare, përfshi Kishën Ortodokse serbe në Kosovë, të përmbyllin kornizën ligjore të funksionimit të tyre si ente autonome brenda shtetit që i përkasin. Do të zgjidhte ligjërisht, njëherë e përgjithmonë, statusin e Kishës Ortodokse serbe në Kosovë, të cilin Serbia e përdor si kalin e Trojës.

Kjo njohje do të ndihmonte ndjeshëm dialogun Beograd-Prishtinë, duke i hequr Serbisë mundësinë e abuzimit me një nga pikat më të nxehta të tij, manastiret. Njohja do t’i jepte tjetër frymëmarrje dialogut dhe do të shkurtonte distancën e njohjes reciproke mes Serbisë dhe Kosovës. Ajo do të kontribuonte jo vetëm në natyralizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi por edhe në paqen e stabilitetin e rajonit.

Hapja e këtij kapitulli nga presidenti Begaj, mesa duket një nga nismat kryesore politike të mandatit të tij, do të mbetet në histori si një nga aktet më kombëtare dhe historike të një presidenti shqiptar. Ajo meriton të gjitha energjitë dhe përkushtimin e aktorëve ndikues për t’u përmbyllur. Është çështja e të gjitha çështjeve.

Next Post
Futbollisti iranian përballet me ekzekutimin, reagon sindikata e futbollistëve

Futbollisti iranian përballet me ekzekutimin, reagon sindikata e futbollistëve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Protesta e PD-së, Ervin Salianji: Jam i zhgënjyer, molotovët i shkojnë në favor Edi Ramës

Protesta e PD-së, Ervin Salianji: Jam i zhgënjyer, molotovët i shkojnë në favor Edi Ramës

March 3, 2026
“PD duhet të ndryshojë, kemi 13 vite që vetëm humbim”, Salianji nga Berati: Lidershipi të mbajë përgjegjësi!

A do garoni përballë Berishës? Ironizon Salianji: Kemi një muaj që jemi në “kilometrin e fundit”, s’do ketë garë se bie Rama

March 3, 2026
Sulltanët osmanë, vinë sëbashku në shqip

Sulltanët osmanë, vinë sëbashku në shqip

March 3, 2026
Zbardhet drafti i PS për rregulloren e Kuvendit/ Koha e fjalimeve të ministrave dhe deputetëve kufizohet në 5 minuta, mbeten 11 Komisione

Zbardhet drafti i PS për rregulloren e Kuvendit/ Koha e fjalimeve të ministrave dhe deputetëve kufizohet në 5 minuta, mbeten 11 Komisione

March 3, 2026
Kujdes kur qesh pushteti!

Idealistët materialistë

March 3, 2026
Kush është udhëheqësi i ri i Gardës Revolucionare të Iranit, i akuzuar si ‘truri’ i bombardimeve tre dekada më parë në Argjentinë?

Kush është udhëheqësi i ri i Gardës Revolucionare të Iranit, i akuzuar si ‘truri’ i bombardimeve tre dekada më parë në Argjentinë?

March 3, 2026
“E urreja Venezuelën, por tani e dua”, Trump: Kemi bërë më shumë se çdo administratë tjetër për të përfunduar luftërat

Donald Trump: I thashë Iranit se është tepër vonë për të negociuar

March 3, 2026
Mbrojtja e natyrës, prioritet për Shqipërinë dhe BE, Gonzato: Veprime konkrete përtej përafrimit të politikave

Mbrojtja e natyrës, prioritet për Shqipërinë dhe BE, Gonzato: Veprime konkrete përtej përafrimit të politikave

March 3, 2026
Shkatërrohet organizata e trafikut të drogës në Itali, në krye një barist shqiptar, 14 në pranga

Shkatërrohet organizata e trafikut të drogës në Itali, në krye një barist shqiptar, 14 në pranga

March 3, 2026
VIDEO/ Avioni i saj F-15 u rrëzua gabimisht nga një “zjarr miqësor”, pilotja amerikane “përfundon” në shkretëtirën e Kuvajtit

VIDEO/ Avioni i saj F-15 u rrëzua gabimisht nga një “zjarr miqësor”, pilotja amerikane “përfundon” në shkretëtirën e Kuvajtit

March 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In