Policia e Tiranës ka arrestuar sot avokatin Kujtim Ibraj. Ai akuzohet për mashtrim, teksa i ka marrë 5 mijë euro një shtetasi, me premtimin për t’i gjetur punë.
Sot pasdite, gjykata ka vendosur arrest me burg për avokatin.
Njoftimi i Prokurorisë:
Me kerkese te prokurorise Tirane, gjykata ka vendosur masen e sigurise arrest ne burg per shtetasin Kujtim Ibraj, avokat.
Ai është i dyshuar per mashtrim dhe ushtrim ndikimi te paligjshem.
Sipas burimeve policore, i dyshuari i ka marre 5 mije euro nje shtetasi, me premtimin se do t’i siguronte punesim. Vendimi i gjykates e zbatua nga policia pasditen e sotme
D.I.