• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, December 19, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Njihuni me sekretet e mjaltit të mirë, ja e vërteta e ngurtësimit

by Java News
28/01/2018 18:11
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shumë njerëz nuk i kuptojnë arsyet që qëndrojnë pas hollimit apo dendësisë së tepruar të mjaltit. Disa njerëz janë të mendimit se mjalti i trashë është i papërpunuar, ndërsa mjalti i hollë është përpunuar në ngrohje dhe mund të mos jetë cilësor.

Mjalti artizanal puro nuk është gjithnjë më i trashë se mjalti i përpunuar. Mjalti i ngrohtë mund të jetë më i lëngshëm, por gjithsesi kur ftohet ai arrin të kthehet në dendësinë e mëparshme. Rrjedhimisht, dendësia nuk është mënyra e vetme për të vërtetuar nëse mjalti është puro ose i pasterizuar.

Trashësia e mjaltit varet nga burimi i nektarit. Pikë së pari, mjalti ndikohet nga vendi, moti, lagështia, reshjet, toka dhe ambienti. Së dyti, lloji i luleve ka një rol përcaktues në trashësinë e mjaltit.

Disa lloje të mjaltit me bazë lule nga vende të ndryshme të botës janë më të trashë në krahasim me të tjerët. Për shembull, mjalti i akacias është më i lëngshëm se llojet e tjera.

Disa lloje të mjaltit të luleve kanë tendencën të kristalizohen më shpejt se të tjerët dhe temperaturat e ftohta e përshpejtojnë këtë proces, veçanërisht ato nën 10 gradë Celcius.

Në klima të ngrohta, ku temperaturat arrijnë mbi 30 gradë Celcius, mjalti qëndron i lëngshëm për shumë kohë.

Nëse mjalti ka formuar kokrra atëherë vendoseni kavanozin me mjaltë në një enë me ujë të ngrohtë në temperaturë 30-35 gradë Celcius.

 

Koha e grumbullimit

Një tjetër arsye që e bën mjaltin të hollohet më tepër seç duhet është grumbullimi i tij nga hojet në një kohë të papërshtatshme.

Bletët i përplasin krahët e tyre në koshere për të inkurajuar avullimin e ujit deri sa mjalti të bëhet më i përqendruar dhe më pas i mbulojnë hojet me dyll.

Nëse mjalti mblidhet përpara avullimit të plotë të ujit, atëherë përmbajtja e lagështisë do të jetë e lartë.

Ndaj, mjalti i hollë e i lëngshëm nuk është gjithnjë tregues i falsifikimit ose i sheqerosjes. Kjo do të thotë se dendësia e mjaltit nuk duhet të jetë gjithnjë vendimtare për pastërtinë ose cilësinë e mjaltit.

Bakteret e kanë të pamundur të riprodhohen tek mjalti falë përbërjes së tij, ndaj natyrshëm lind pyetja përse kompanitë e mëdha e pasterizojnë mjaltin? Pasterizimi është më shumë një çështje marketingu.

Disa lloje të mjaltit kristalizohen më shpejt dhe një gjë të tillë konsumatorët e perceptojnë si defekt. Pasterizimi vonon kristalizimin dhe ruan paraqitjen e këndshme të mjaltit të reklamuar nëpër rafte.

Prodhuesit artizanalë të mjaltit në Shqipëri habiten gjithnjë kur i pyet nëse mjalti është puro apo i pasterizuar. Habia qëndron në faktin se mjalti nuk ka nevojë të pasterizohet.

 

Kuriozitet – A janë të ngrënshme hojet?

Po, hojet janë plotësisht të ngrënshme. Bletët e bëjnë dyllin e tyre nga nektari. Disa njerëz i kafshojnë dhe përtypin hojet duke larguar vetëm dyllin e fortë.(AgroWeb)

Next Post
Lyhet me benzinë dhe i vë flakën vetes, 44-vjeçarja tiranase vdes në spital

Lyhet me benzinë dhe i vë flakën vetes, 44-vjeçarja tiranase vdes në spital

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shitja e kukullave seksuale/ Refuzohet nga gjykata franceze pezullimi i faqes zyrtare të Shein! Vendoset verifikimi i moshës 

Shitja e kukullave seksuale/ Refuzohet nga gjykata franceze pezullimi i faqes zyrtare të Shein! Vendoset verifikimi i moshës 

December 19, 2025
Imuniteti i Ballukut, Balla: Në rastin e rrugës Durrës-Kukës Këshilli i Mandateve ka marrë 75 ditë kohë

Imuniteti i Ballukut, Balla: Në rastin e rrugës Durrës-Kukës Këshilli i Mandateve ka marrë 75 ditë kohë

December 19, 2025
VIDEO/ Acarohet Bardhi te “Mandatet”, i thotë Peleshit: Kur do e thërrasësh mbledhjen tjetër?! Cakto datën! Turp.. Berisha publikon pamjet

VIDEO/ Acarohet Bardhi te “Mandatet”, i thotë Peleshit: Kur do e thërrasësh mbledhjen tjetër?! Cakto datën! Turp.. Berisha publikon pamjet

December 19, 2025
Deputeti Korreshi “kthen” Kryeministrinë në USB: Mbyllja e mbledhjes së Këshillit të Mandateve, zvarritje që të..

Deputeti Korreshi “kthen” Kryeministrinë në USB: Mbyllja e mbledhjes së Këshillit të Mandateve, zvarritje që të..

December 19, 2025
VIDEO/Fermerët në protestë para shtëpisë së Macron! Lakra, goma, kamionë me baltë dhe një arkivol para banesës së presidentit…

VIDEO/Fermerët në protestë para shtëpisë së Macron! Lakra, goma, kamionë me baltë dhe një arkivol para banesës së presidentit…

December 19, 2025
Kryebashkiaku i Shkodrës në SPAK,  lë pas dy orësh ambientet e Prokurorisë së Posaçme

Kryebashkiaku i Shkodrës në SPAK, lë pas dy orësh ambientet e Prokurorisë së Posaçme

December 19, 2025
VIDEO-Pamjet e shtëpisë së Big Brother VIP/ Arjan Curri, Shpat Kasapi dhe Arbenita banorë? E zbulon moderatori

Big Brother VIP 5, ja banori i parë/Moderatori e konfirmon, heq kollaren në mbyllje të emisionit e thotë: Shihemi në shtëpi!

December 19, 2025
Bahamas njeh Kosovën si shtet të pavarur/ Osmani: Një vendim historik

Bahamas njeh Kosovën si shtet të pavarur/ Osmani: Një vendim historik

December 19, 2025
35 vite më pas: Pse nuk u dënuan kurrë krimet monstruoze të komunizmit në Shqipëri

Nga tranzicioni i rremë te depresioni kolektiv

December 19, 2025
“Këta të vjedhin, të rrahin dhe të dënojnë”, ankohet Korreshi: Rama ka bërë gjenocid me buxhetin!

Kaosi në Parlament, analisti: Sjellja e opozitës i shërben pozitivisht Edi Ramës

December 19, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In